Çadi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Jumhuriyat Tashad
République du Tchad
Flag of Chad.svg Emblema - Çadi
Flamuri Stema
Moto Kombëtare: Unité - Travail - Progrès
Frg.: Bashkim, Punë, Përparim
Vendndodhja - Çadi

Çadi ndodhet në pjesën qendrore-veriore të Afrikës. Çadi në veri kufizohet me Libinë, në lindje me Sudanin, në jug me Republikën e Afrikës Qendrore, në jug-perëndim me Kamerunin e Nigerinë dhe në veri-perëndim me Nigerin.

Republika e Çadit zë një sipërfaqe prej 1,284 milion km2 në brendi të Afrikës Veriore dhe në të banojnë diçka më shumë se milion banorë. Kryeqytet Çadit është N´Xhamena (N´Djamena). Gjuhë zyrtare shtetërore janë frëngjishtja dhe arabishtja. Që nga 1996, sipas kushtetutës së miratuar është një republikë presidenciale. Shtrihet mbi fushë basenin e Çadit dhe zgjatet në veri deri në malet Tibesti (Saharë).

Popullsia kryesisht i takon racës së zezë, arabë dhe një popull i quajtur kanuri. Për nga përkatësia fetare dominojnë myslimanët me 50% pas të cilëve vinë ndjekësit e feve dhe zakoneve tradicionale afrikane me 20-25%. Të krishterët përbëjnë diku 19% të popullsisë.

Në jug mbillen disa bimë vendase dhe orizi për eksport, po ashtu dallohet edhe kultivimi i mëndafshit, kikirikëve dhe blegtoria e endacakëve. Peshkimi bëhet në liqenin e Çadit dhe në lumenjtë. Nuk ka ndonjë industri të mirëfilltë, partner më të rëndësishëm të tregtisë llogaritet të jenë Franca dhe Nigeria. Çadi ka një port ajrore ndërkombëtare në kryeqytet.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Artikulli kryesor Historia e Çadit

Çadi është themeluar si shtet nga territoret koloniale franceze në Afrikë të mbajtur deri në vitet 1960-ta. Pas pavarësisë, në shtetit e krijuar zotëronin konfliktet etnike të cilat për një kohë i errësoi intervenimi libian para paqes që dukej në horizont e cila u restaurua më 1990. Si duket ndërhyrja e Libisë ka shkaktuar që në qeveri të vinin grupe politiko-ushtarake që luftonin për territoret e diskutueshme me Libinë. Duke shfrytëzuar interesat e konfliktit me Libinë, qeveria ja arriti që të krijonte një kushtetutë moderne dhe të mbajë zgjedhjet e lira të përgjithshme në vitin 1996 dhe 1997.

Gjatë vitit 1998 në pjesën veriore të Çadit shpërthyen dy rebelime të cilat në mënyrë sporadike sollën dy marrëveshjet e viteve 2002 dhe 2003, në mes të rebelëve dhe qeverisë. Edhe përkundër reformave fuqia vendoseshe duket se ka mbetur në duar të parisë veriore të kyçur në dallimet etnike.

Politika[redakto | redakto tekstin burimor]

Artikulli kryesor Sistemi shtetëror

Njësit administrative[redakto | redakto tekstin burimor]

Artikulli kryesor Njësit administrative

Gjeografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Artikulli kryesor Gjeografia e Çadit

Sipërfaqja e përgjithshme e Çadit është 1,284,000 km2 nga e cila 24,800 km2 janë ujore dhe shtrihet rreth koordinatave gjeografike 15 00 V, 19 00 L.

Çadi ka një vijë kufitare tokësore 5,968 km të gjatë dhe nuk ka dalje në det.

Çadi ka klimë topike në jug ndërsa në veri klimë shkretëtire.

Relievi i Çadit është i gjerë e i gjorë, në pjesën qendrore terren i rrafshët me lumenj të paktë, që në pjesën veriore kalon në shkretëtirë e në pjesën veriperëndimore fillon të ngrihet në teren malorë, pjesa jugore përshkohet nga tereni i ulët. Pika më e ultë e relievit është 160 m në vendin e quajtur Xhurab Depresion (ang.:Djourab Depression) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 3,415 metrave në "Emi Kousi" (ang.:Emi Koussi), në veri të pjesës qendrore të vendit.

Ekonomia[redakto | redakto tekstin burimor]

Artikulli kryesor Ekonomia e Çadit

Demografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Artikulli kryesor Demografia e Çadit

Kultura[redakto | redakto tekstin burimor]

Artikulli kryesor Kultura e Çadit


   * Telekomunikacioni
   * Transporti
   * Ushtria
   * Pushime


Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

 Commons: Çadi – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale
 Commons: Çadi – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale
  • Qeveria :
  • Kryetari :
  • Parlamenti :
  • Ministria :