Çaji i kinfushës parandalon sëmundjet e mëlçisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Bari i kinfushës në bujqësi konsiderohet si një prej barërave të këqija dhe vështirëson punën e fermerit. Por në mjekësinë popullore, për shkak të elementëve kurative që ajo përmban, jep një ndihmesë të madhe në shërimin e sëmundjeve të ndryshme. Një rol të rëndësishëm luajnë lulet e bimës në lehtësimin e sëmundjes së sheqerit. Kjo sëmundje karakterizohet nga çrregullimi në këmbim të karbohidrateve, si pasojë e pamjaftueshmërisë së prodhimit të insulinës.

Kura[redakto | redakto tekstin burimor]

Kjo sjell ngritje të sasisë së sheqerit në gjak dhe nxjerrjen e tij me anë të urinës. Në këtë rast mjekët popullorë këshillojnë pirjen e çajit të përftuar nga lulet e bimës 2 herë në ditë. Në sajë të heterocideve të hidhura dhe të substancave të tjera që ajo përmban, bari përdoret për të shtuar lëngun e stomakut dhe për të përmirësuar oreksin. Rezultate mjaft të mira kjo bimë jep edhe për të lehtësuar dhimbjet e stomakut. Në rastet e dhimbjeve këshillohet të pihet menjëherë çaji i ëmbëlsuar me mjaltë. Përveç kësaj, pirja e çajit të kinfushës shkakton zgjerimin e enëve të gjakut, duke përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe në uljen e tensionit të lartë. Bima nxit shtimin e leukociteve dhe ndihmon në rritjen e aftësisë vetëmbrojtëse të organizmit. Lëngu nga bima e kinfushës këshillohet të pihet për kurimin e sëmundjeve të mëlçisë, që lidhen me prodhimin e sekretimit të tëmthit. Bima jep një ndihmesë të madhe edhe për kurimin e sëmundjeve të lëkurës. Në raste plagësh apo myku këshillohet larja e lëkurës së sëmurë disa herë në ditë deri në shërimin e saj. Këshillohet që te fëmijët dozat të jenë në sasira më të vogla, pasi mund të shkaktojë të vjella.

Çaji[redakto | redakto tekstin burimor]

Për përgatitjen e çajit nevojitet një lugë me lulet e thara dhe të grimcuara të bimës, që hidhet në një enë ku shtohet një gotë me ujë. Përzierja lihet të zihet për 5 deri 10 minuta. Më pas lëngu i përftuar kullohet dhe pihet i nxehtë në 2 vakte, gjysmë ore para buke nga një gotë. Bari i kinfushëës në bujqësi konsiderohet nga fermerët si një prej barërave të këqija, që shfaqet me ardhjen e pranverës. Bima lulëzon nga muaji prill deri në qershor. Petalet e lules janë të shumta, në formë fijesh dhe me ngjyrë të bardhë në lejla. Bima gjendet kryesisht në zonat e ulëta dhe ka një jetëgjatësi të shkurtër, arrin deri 40 centimetra lartësi. Është e pasur me substanca të shumta, siç janë edhe heterocidet, acid tritepenilë, që ndihmojnë në zgjerimin e enëve të gjakut. Këshillohet që pas mbledhjes dhe tharjes, lulet, që do të shërbejnë për të luftuar sëmundjet, të mbahen në vende të thata për të mos i humbur vetitë çudibërëse. Kjo bimë mund të veprojë deri në 18 muaj pas mbledhjes së saj. Bari hyn në përbërjen e disa preparateve mjekësore, që përgatiten nga industria farmaceutike dhe që mund të tërhiqet nga farmacitë pa recetë mjekësore.

Paketë këshillash[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. Çaji i përgatitur prej bimës rekomandohet të pihet edhe në rastet e vështirësisë në tretjen e ushqimit.
  2. Këshillohet që çaji i bimës të mos u jepet në doza të mëdha fëmijëve.
  3. Pirja më shumë se 4 gota mund të shkaktojë të vjella dhe keqësojë shëndetin.
  4. Në rastet e sëmundjeve të lëkurës, layerja me lëngun e bimës do të jepte rezultate.
  5. Këshillohet që bima të mbahet në vende të thata, për ruajtjen e aftësisë kurative.
  6. Bima mund të tërhiqet në farmaci pa ndihmën e një recete mjekësore.