Çajla
| Emri: | Çajla |
| Komuna: | Komuna e Gostivarit |
| Popullsi: | 3070 banorë |
| Kodi postal: | 1230 |
| Kodi telefonik: | +389(0)42 |
| Lartësia mbidetare: | 510 m |
| Sipërfaqja: | - |
| Latitude: | 41° 48' 21N |
| Longitude: | 20° 55' 49E |
| Web-faqe: | s'ka |
| Përdorimi i stampës | |
Përmbajtja |
[redakto] Gjeografia
Fshati Çajlë shtrihet në hapsirën gjeografike te Pollogut të Epërm, gjëndët në veri-perëndim të Rëpublikës së Maqëdonis, i vendosur në fushëgropën e Pollogut në lindje të komunës së Gostivari. Në lindje kufizohët më Malin e Thatë në perëndim me Gostivarin, në veri me fshatin Forin dhë në jug me Balindollin.
Territori i këtij fshati përfshin sipërfaqë prej 18.2 km2, prej së cilës kullotave i takojnë 1.073 ha, tokës punuse 316 ha dhe pyjeve 388 ha. Fshati ka funksion lavërtar-blegtoral.
Fshati Çajlë gjendet në lartësi mbidetare prej 510m, është fshat rrafshinor
[redakto] Demografia
Për nga numri i popullsis, fshati Çajlë ka qen i banura qysh nga sh.XVII ku sotë kanë mbetur vetëm themelët e Kalas[1] së fshatit Çajlë, kurse në sh.XIX fillojn të zbresin në rrëzë të Malit të Thatë.
Zhvillimet demografike të sh.XX, më saktë në vitin 1929 kur kan filluar të vendosen me banim të përhërshëm në Çajlë të Rë ka numëruar një numër afërsisht prej 800 banorësh. Në vitin 1944 ka pas një numër prej 1000 banorëve. Në vitin 1961 ka pasur 1.681 banorë, prej të cilëve 1.380 shqiptarë, 288 maqedonë dhe 7 turqë, kurse në vitin 1994 në të janë regjistruar 2.674 banorë, prej të cilëve 2.672 shqiptarë dhe 2 të tjerë. Ndërsa sipas statistikave të vitit 2002 nga Enti shtetëror i Republikës së Maqedonis numëronte një numër prej 3070 banorë.
Tashë fshati Çajlë numëron 661 familje dhe 831 shtëpi banimi. Në numrin e popullsis një epërsi më të madhë ka gjinia femrorë me një numër prej 1613, kurse gjinia mashkullore bën pjesë me një numër prej 1499.
Sipas përkatësis etnike numrin më të madhë përbëjn shqiptarët, 3028(1478 meshkuj dhe 1592 femra), 4 turq (2 meshkuj dhe 2 femra) dhe 38 të tjërë (19 meshkuj dhe 19 femra).
Sipas përkatësis fetare numrin më të madhë e përbëjn pjësëtarët e fesë Islame me një numër prej 3028 (1478 meshkuj dhe 1592 femra), ndërsa të fësë së krishtertë, gjegjësisht të sektës katolike ka vetëm 4 femra, kurse 38 të tjerë që nuk janë të përcaktuar për ndonji sekt fetar.[2]
Me qenë se në të dhënat nga Enti shtetëror për statistikën e vitit 2002, janë bërë disa këqpërdorime në numrinë popullsis, në vecanti nuk është prezantuar numri i saktë i shqipëtarëve me qëllimë politike. Nga numri i dhëna nga kryetari i Bashkësis Lokale të fshatit Çajlë del së numri i këtij fshati është mbi 4000 banorë.
Në periudhen midis dy Luftrave Botërore kur është bërë shpërnguljae madhe e popullsis shqiptare nga Maqedonia per ne Turqi, në fshatin Çajlë një gjë etill ka qënë active.Por edhe nuk ka patur numër te zvogluar te popullsis me shpërnguljen prej fshati ne qytet siç është rasti me disa fshatra tjerë. Kjo tregon se fshati ka posit te volitshmegjeografike në të ardhmen e afërt do te hy ne planin urbanistik te Gostivarit si lagje e madhe
[redakto] Ekonomia
Në fshatin Çajlë ka disa objekte afariste industriale të cilët merren me përpunimin e drurit, metaleve, etj. Ka disa firma të vogla afariste të cilat merren me lyerjen e fasadave të objekteve, pastaj me ndërtimin e shtëpive, një numër të madhë të marketeve ushqimore dhe për nevoja të tjera të qytetarëve, kafene, internet klube, etj.
Në të gjitha këta ndërmarje të vogla dhe të mesme janë të punsuar një numër afërsisht prej 70 vetash që e siguroj egzistencën e tyre.
Po ashtu në fshatin Çajlë është e zhvilluar bujqësia falë tokave pjellore që japin shumë rendimente, ku më së tepërmi kultivohen gruri, misri, pasulja, specat, domatet, patatet , lakrat, qepët dhe disa lloje të perimeve. Bujqësia ndikon që një pjesë e banorëve të këtij fshati prej tokës ta sigurojn egzistencen.
Sa i përket komunikacionit rruga kryesore Gostivar-Çegran është e afalltuar dhe me trotuare, kurse janë të asfalltuara edhe lagjet e fshatit ku vetëm në disa lagje nuk ka trotuare.
Për sa i përkët burimeve ka shumë pak, më i rëndësishëm është Stërçeku dhe disa kroje të vogla. Stërçeku deri para disa vjetësh kishte ujë të bollshëm dhe të ftohtë gjatë stinës së verës, kurse gjatë dimrit uji kishte temperaturëne e duhur për pije. Tashë për fatë të keq është tha dhe ka vetëm një sasi të vogël rrjedhëse.
Si lumë mund të përmendim Lumin Vardar i cili e ndan fshatin në dy pjesë në Çajlën e Re dhe në Çajlën e Vjetër.Lumi Vardar shërben edhe për ujitjen e tokave bujqësore të fshatit
[redakto] Kultura
[redakto] Historia
[redakto] Shih edhe
[redakto] Lidhje të jashtme
| Ky artikull nga tema Gjeografia e Maqedonisë është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |
