Çifliku i Gurrëzës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Çiflik i Gurrëzës
Κάτω Παλαιοκκλήσι
Fshat
Emri i banorëveÇefliqot ose Çifliqot

Çiflik i Gurrëzës (greqisht: Κάτω Παλαιοκκλήσι/Káto Palaiokklísi) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi. Përpara vitit 1927, fshati është njohur me emrin e vjetër në formën greke Τσιφλίκι Γκούρζα/Tsiflíki Gkoúrza.[1]

Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nga veriu Çifliku i Gurrëzës kufizohet me Gurrëzën, nga jugu me Sollopinë, nga lindja me Ravostivën, nga juglindja me Gollain dhe nga perëndimi me Picarin.

Toponimet të fshatit Çiflik i Gurrëzës:(Kjo nuk është një listë e plotë të toponimeve për këtë fshat. Për më shumë informacion, shih shënimin më poshtë)[2]

  • Ar’ e Lelos - arë, në P.
  • Ar’ e Prifte - arë, në P.
  • Ar’ e Qirko Tushes – arë, në J.
  • Ar’ e Stavro Llollit – ara, në P.
  • Bregu i Lalos - breg, në P.
  • Burima e Çeflikut - burim, në V.
  • Gërmadhat - ara ,në P.
  • Klisha e Çeflikut - kishë në një kodër me pyll, në V.
  • Kondizma e Qafës Sotiros – kondizmë, Aty me 6 gusht të çdo viti bëhet panair.
  • Kroi i Xhavellës - krua, në J.
  • Llak e Kokomares - pyll me përall, mare, sqinde, shkoza etj..në V. Në këtë vend u vra pabesisht nga grekët atdhetari trim Koç Karai nga Gurrëza (nga Çifliku i Gurrëzës) sepse gjithë jetën punoi për çështjen shqiptare, kundër politikës shoviniste greke.
  • Prroi Gërmadhës – përrua, në P.
  • Prroi Pillit Vjetër – përrua, në J.
  • Qaf’ e Sotiros - qafë mali nga ku kufizohet ky fshat me Gollain, në JL.

Demografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fshati ishte dhe ende është e banuar vetëm nga popull shqipfolës ortodokse.

Familjet në fshatin Çiflik i Gurrëzës:[3]

Borodhimenj, Fotenj, Karai, Kilenj, Kulenj, Shokolenj.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Πανδέκτης: Tsiflíki Gkoúrza – Káto Paliokklísion
  2. ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 35. Shënim: Për shkak të luftës së ftohtë, komunizmit dhe kufirit të mbyllur, studiuesi Fatos Mero Rrapaj nuk ishte në gjendje për të mbledhur një listë e plotë të toponimeve së fshatrave shqipfolës ortodokse. Informatorët e tij ishin shqiptarë muslimanë, të cilët kishin ndërveprime të vogla me këto fshatra. Tregoi: Mahmut Hisni Alushi, 50 vjeç, nëpunës, me arsim 7 vjeçar, nga fshati Gurrëz i Filatit, sot banon në Rrogozhinë, Rrogozhinë, më 30.Maj.1973.
  3. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 35.