Çudhi-Kamp

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Çudhi-Kamp
Pamje nga fshati Cudhi-Kampt

Pozita gjeografike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bazuar në Reformën Territoriale, “Për ndarjen administrativo – territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë” fshati Cudhi Kampt ndodhet në njësinë administrative Cudhi të Bashkisë së Krujës.[1] Ky fshat kufizohet nga fshatrat Cudhi Zall, Bruz Mal, Bruz Zall dhe qytetin e Burrelit. Fshati është i aksesueshëm përmes rrugës automobilistike Krujë - Qafë Shtamë.

Pasuritë natyrore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pranë fshatit Cudhi-Kampt ndodhet Parku Kombëtar i Qafshtamës në lartësinë nga 1,150 m në 1,220 m mbi nivelin e detit. Ky park ka një sipërfaqe prej 2000 hektarë dhe përbëhet kryesisht nga pyjet me pisha, disa liqene të vogla dhe burime të mëdha ujore.[2] Gjatë viteve të fundit parku ka tërhequr shumë vizitorë vendas dhe të huaj. Një nga pasuritë më të mëdha të zonës është pisha e  Zezë qe përbën një pyll pishe të zezë me lartësi mesatare të drurëve 13 m, diametër të trungut 30 - 40 cm dhe moshë mbi 25 - 30 vjeçare.[1]

Edukimi dhe shëndetësia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Aktualisht në zonë është funksionale një shkollë dhe një qendër shëndetësore. Fatëkeqësisht për shkak të migrimit dhe uljes së lindshmërisë shkolla rrezikon të mbyllet.

Situata socio-ekonomike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sektorët dominues të në këtë zonë janë bujqësia dhe turizmi. Një rol shumë të rëndësishmë në punësimin e banorëve të zonës luan fabrika e ujit “Qafshtama”, që ka punësuar pjesën më të madhe të banorëve të fshatit dh e të fshatrave përreth. Subjektet turistike dhe agro-turistike janë shumë të rëndësishme në gjenerimin e të ardhurave të banorëve të zonës. Përgjatë 10  giteve të fundit ka patur një rritje të ndjeshme të numrit të turistëve.

Pavarësisht pozicionit të favorshëm gjeografik dhe mundësive që zona ofron viteve të fundit është vënë re një një braktisje e fshatit për shkak të përkeqësimit të infrasturkturës rrugore dhe rënies së interest të të rinjve për të kontribuar në zonat e tyre.

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b "Analiza e thelluar dhe vlerësimi i gjendjes ekzistuese të territorit" (PDF). 2016. {{cite web}}: |first= i mungon |last= (Ndihmë!)
  2. ^ Qafshtama Company (2020). "Pershkrim i Parkut Kombetar Qafshtama".