0.999...

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
999 Perspective.png

matematikë, numri dhjetor periodik 0.999… i cili mund të shkruhet ndryshe si  0.\bar{9}, 0.\dot{9} or  0.(9)\,\!, tregon një numër real i cili mesa duket është numri 1. Shprehur ndryshe, simbolet numerike 0.999... dhe 1 përfaqësojnë të njejtin numër.

Barazimi 0.999...=1 është pranuar për një kohë të gjatë nga matematikanët dhe është mësuar në librat shkollorë. Dekadat e fundit kërkuesit e matematikës kanë studiuar reagimin e këtij barazimi mes studentëve.

Përmbajtja

[redakto] Prova algjebrike

[redakto] Pjestimi dhe shumëzimi

Një arsye pse numrat periodikë janë një zgjatje e numrave joperiodikë është përfaqësimi i pjestimeve. Duke bërë një pjestim të thjeshtë del që, 1⁄9 = 0.111..., ku 1 përsëritet pambarimisht. Ky numër dhjetor na jep një provë të rëndësishme për barazimin e 0.999... me 1. Duke shumëzuar 9 me 0.111... kemi 0.999... dhe 9 × 1⁄9 është e barabartë me 1, kështu që 0.999…= 1:


\begin{align}
 \frac{1}{9}           & = 0.111\dots  \\
 9 \times \frac{1}{9}  & = 9 \times 0.111\dots \\
 1                     & = 0.999\dots
\end{align}

Një tjetër mënyrë është shumëzimi i 1⁄3 me 3.

[redakto] Manipulimi i numrave

Kur një numër dhjëtor periodik shumëzohet me 10, numrat nuk ndryshojnë, por numri i parë pas presjes zhvendoset një herë në të djathtë. Ndaj 10 × 0.999… është e barabartë me 9.999…, e cila është 9 më e madhe se numri i mëparshëm.


\begin{align}
x           &= 0.999\ldots \\
10 x       &= 9.999\ldots \\
10 x - x    &= 9.999\ldots - 0.999\ldots \\
9 x         &= 9 \\
x           &= 1
\end{align}

[redakto] Lidhje të jashtme

Commons-logo.svg         Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: 0.999...
Mjete vetjake
Hapsirat e emrit

Variante
Veprimet
Shfleto
Printo/eksporto
Mjete
Në gjuhë të tjera