100-Vjet Pavarësi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Logo 100 vjet-pavaresi.jpg
Ky është një artikull i krijuar në kuadër të Wikiprojekt 100-Vjet Pavarësi, për festimin e 100 vjetorit të Shtetit Shqiptar, me organizime të shumta gjatë gjithë vitit 2012.
Logo 100 vjet-pavaresi.jpg



Logo "100-Vjet Pavarësi"

100 vjet Pavarësi e Shqipërisë është një vit i mbushur me festime, në 2012 kur shqiptarët festojnë 100 vjetorin e themelimit të Shqipërisë së pavarur, shteti i parë shqiptar në historinë moderne [1][2].

Dita e hapjes së festimit ishte më 17 janar 2012, ku ceremoni solemne u organizua në parlamentin e Republikës së Shqipërisë dhe në të morën pjesë përfaqësues nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva dhe Bujanoci, të cilët ishin së bashku në Kuvendin e shqipërisë pa dallime, ashtu siç ata ishin së bashku në parlament e Pavarur Shqipërisë 100 vjet më parë [3].

Organizimet e festimeve janë planifikuar dhe do të mbështeten nga qeveria e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë. Në datat 26 dhe 27 janar 2011 përfaqësues nga qeveria e Shqipërisë dhe Kosovës u mblodhën në një takim zyrtar në Prishtinë, për të koordinuar dhe bashkërenduar veprimtaritë për shënimin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë si dhe bashkëpunimin e rregullt mes dy ministrive [4]. 100 vjetori i flamurit kombëtar shqiptar do të shënohet në mënyrë institucionale edhe në Maqedoni. Kuvendi me 55 vota pro, një kundër dhe 28 të përmbajtur, miratoi programin vjetor për shënimin e datave të rëndësishme në vitin 2012, ku bën pjesë edhe jubileu një shekullor i flamurit kombëtar [5].

Aktivitete[redakto | redakto tekstin burimor]

Për realizimin e gjithë këtyre aktiviteteve, në bashkpunim me komunat dhe bashkitë në trojet shqiptare, është përcaktuar edhe organizata e cila do të organizojë të rinjtë dhe studentët shqiptar, të cilët kanë itenerar në të gjitha trojet shqiptare. Unioni Shqiptar për Cilësinë e Jetës (ALQU), me të drejten ekskluzive, do të organizojë udhëtimin një mujor të grupit rinor shqiptar të projektit “Maratona Rinore Shqiptare” në vëmëndjen e plotë të medias mbarëshqiptare dhe qytetarëve shqiptar. Udhetimi nis me automjete te veshura ne ngjyarat e Flamurit Kombëtar Shqiptar të realizuar nga ALQU, me qëllim vizitën e diasporës shqiptare nga rinia shqiptare për njohjen e vlerave të aktivitetit kombetar të kryer në diaspore në kuadër të 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë të popullit tonë [6][7].


Data e aktivitetit Përshkrimi Qytetet
"Titulli"
17 qershor, 2012
Parakalim i motoçiklistëve për 100 vjetorin e pavarësisë
Në kuadër të manifestimeve të 100 vjetorit të pavarësisë, shoqata e motoçiklistëve të Bogovinës organizoi Moto-paradën, e cila filloi nga Kërcova dhe u mbyll në fshatin Kamjan. Qëllimi i këtij evenimenti ishte begatimi akoma më shumë i vitit jubilar të "100 vjetorit të pavarësisë". Këtë eveniment e përkrahu edhe kreu i Komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi i cili ka premtuar edhe disa aktivitete të tjera sportive me rastin e "100 vjetorit të pavarësisë". Në fund, për motoçiklistët e dalluar u ndanë edhe mirënjohje [8][9].
Kërçovë -> Kamjan,Bogovinë
2 qershor, 2012
“Burimet e Sharrit - 2012”
Në sheshin "Iliria" në Tetovë, më 2 qershor, 2012, u zhvillua arena kulturore e zhvillimit të festivalit të njëmbëdhjetë të folklorit të përpunuar "Burimet e Sharrit-2012", festival i cili këtë vit iu dedikua 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së shtetit shqiptar. Çmimi "100 vjet shtet shqiptar", i takoi ansamblit “Jahi Asani”, nga Çegrani, Gostivar, çmimi “Mehmet Pashë Deralla”, iu nda Ansamblit “Burimet e Sharrit”, dhe çmimi “Menada-valltare ilire” iu nda Ansamblit “Valët e Liqenit “ nga Ladorishti iStrugës. Organizimi i festivalit u përkrah nga Kuvendi komunal i Tetovës dhe Ministrisë së Kulturës së Maqedonisë [10].
Tetovë
18 maj, 2012
“Belsh - Maratona e Pavarësisë”
Bashkia Belsh , Qarku Elbasan, ishte i dyti rajon pas Shkodrës i cili mirëpret projektin mbarëkombëtar “Maratona e Pavarësisë”. Aktiviteti filloj me një Maratonë vrapi të atletëve të rinj të kësaj zone si simbolikë, në kuadër të "100 vjetorit të Pavarsisë" përpara mijera njerëzve të pranishëm aty. Në vazhdim u mbajt edhe koncert me këngëtarë të njohur të muzikës shqiptare. Gjatë koncertit ju dha rasti për të përshëndetur disa figurave të shquara të zonës së Belshit të cilët kanë dhënë kontributin e tyre të shquar për zonën. Këtyre figurave të shquara të zonës ju dha Çertifikata e Mirënjohjes, në kuadër të 100 vjetorit të pavarsisë nga Presidenti i Albanian Life Quality Union, Edmond Stojku, i cili edhe përshëndeti figurat e pranishme dhe mijera spektatorë të mbledhur. Më pas atmosfera u ndez edhe më tepër kur për herë të parë në këtë zonë vjen grupi i madh artistik Elita 5 [11].
Belsh, Elbasan
6 maj, 2012
“Bushat - Maratona e Pavarësisë”
Komuna e Bushatit, Qarku Shkodër, shënon ditën e parë të projektit mbarëkombëtar “Maratona e Pavarësisë”. Në orën 10:00 u hap Ekspozita dhe Panairi në stadiumin e Komunes Bushat ku u bë edhe ngjarja kryesor e kësaj dite. Së bashku me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, Genc Ruli preu shiritin e këtij panairi ku morrën pjesë dhjetëra prodhues, blegtorë, fermerë e agropërpunues të zonës së Bushatit. Gjithashtu morën pjesë Safet Gërxhaliu, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Nazif Cungu, kryetari i Komunës Ulqin, Konsulli Italian në Shkodër, Roberto Andreoti, deputetë dhe drejtues lokalë të Shkodrës. Në vazhdim gjatë këtij aktiviteti u shpërndanë në shenjë solidariteti për punën e kryer, Çertifikata mirënjohjeje për personalitetet më në zë të zonës së Bushatit. Në vazhdim u mbajt edhe koncert me këngëtarë të njohur të muzikës shqiptare [12].
Bushat, Shkodër
24 prill, 2012
"100 vjet pavarësi", promovime në panairin e librit
Shkrimtarë të shumtë nga Shqipëria kanë ardhur personalisht në panairin e librit në Shkup, ku Libri prezantohet fuqishëm në kuadër të "100 vjetorit të pavarsisë". Sipas përfaqësuesve të Ministrisë Shqiptare të Kulturës, Bardhyl Londo dhe Miranda Haxhiu, thanë se në këtë panair ka shumë tituj në gjuhën shqipe, duke shtuar se Maqedonia është vend strategjik për shtetin shqiptar, për sa i përket depërtimit të librit shqip [13][14].
Shkup
21 mars, 2012
“100 artistë për 100 vjetorin e Shqipërisë”
"Ambasada e Shqipërisë" në Maqedoni ka vazhduar me aktivitetet e saja në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Me këtë rast, në Galerinë e arteve "Hamami i Daut Pashës" në Shkup u promovua ekspozita me 100 autorë nga Maqedonia, duke përfshirë artistët e të gjitha bashkësive etnike në vend. Në ekspozitën "100 artistë për 100 vjetorin e Shqipërisë" morën pjesë përfaqësues të partive politike, korit diplomatik dhe personalitet të tjera të jetës shoqërore dhe kulturore ne vend. [15]
Shkup

Monumente[redakto | redakto tekstin burimor]

Busti i Fan Stilian Noli në Ibrik Tepe të Turqisë

Me rastin e festimeve në kuadër të 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, si dhe 130 vjetorin e lindjes së Fan Stilian Noli, në datën 6 Janar 2012, një delegacion i MTKRS i kryesuar nga Aldo Bumçi, morën pjesë në vendosjen e bustit të F.S.Nolit në qytezën e tij të lindjes në Ibrik Tepe të Turqisë [16]. I realizuar nga skulptori Andrea Demçe gjatë vitit 2010, busti është në bronz dhe do të vendoset në sheshin "Republika" [17][18].

[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Logo "100-Vjet Pavarësi".

Logo "100-Vjet Pavarësi" është logoja e zgjedhur më datë 10 nëntor 2011, nga Këshilli i Ministrave, “Për krijimin e Komisionit Shtetëror për Organizimin e Veprimtarive Festive për “Vitin e 100-Vjetorit të Pavarsisë së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Komisioni Shtetëror për Organizimin e Veprimtarive Festive për “Vitin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë”[19].

Burimi[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Topi, Bamir (31 dhjetor 2012). "The address of President Topi to the Nation on New Year’s Eve". Albanian National News Agency (Tirana, Albania). Albanian National News Agency. Retrieved 10 shkurt 2012. "The year 2012, dear Albanians, is the most beautiful historic year. The 100th anniversary of the Independence of Albania"  More than one of |author= and |last= specified (help)
  2. ^ Henryk J Sokalski: An ounce of prevention: Macedonia and the UN experience in preventive diplomacy. Washington, D.C.: United States Institute of Peace Press 2003 (Lexuar më 9 shkurt 2012) „The first Albanian state in modern history emerged in 1912.“
  3. ^ top-channel.tv, 17 janar, 2012, Kuvendi i Shqipërise ka hapur me një ceremoni solemne vitin e aktiviteteve për 100-vjetorin e themelimit të shtetit shqiptar. Jo rastësisht, për të nisur kremtimet e 100-vjetorit është zgjedhur data 17 janar, dita e vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, tek i cili simbolizohet bashkimi i shqiptarëve.
  4. ^ mtkrs.gov.al, Ministri Bumci vizitë në Prishtinë për të takuar homologun e tij kosovar Z. Memli Krasniqi
  5. ^ top-channel.tv, 100 vjetori në Maqedoni, 28 mars, 2012
  6. ^ MARATONA E PAVRËSISË
  7. ^ MARATONA RINORE SHQIPTARE
  8. ^ alsat-m.tv, Parakalim i motoçiklistëve për 100 vjetorin e pavarësisë Publikuar më: 17 qershor, 2012
  9. ^ youtube.com, Video:Parakalim i motoçiklistëve për 100 vjetorin e pavarësisë
  10. ^ zhurnal.mk, ÇMIMI SPECIAL SHKOI NË SHKUP, publikuar më: 05 qershor, 2012.
  11. ^ al-qu.com, “BELSH - MARATONA E PAVARESISE”.
  12. ^ “BUSHAT - MARATONA E PAVARESISE”
  13. ^ alsat-m.tv, Shkup, ‘100 vjet pavarësi’, promovime në panairin e librit, Publikuar më: 25 prill, 2012
  14. ^ mtkrs.gov.al, Pjesëmarrja e Shqipërisë me botime e autorë në Panairin Ndërkombëtar të Librit, Shkup 2012
  15. ^ alsat-m.tv, 100 vjet pavarësi – 100 piktura, Publikuar më: 21 mars, 2012.
  16. ^ mtkrs.gov.al, Bumçi në Ibrik Tepe të Turqisë, në vendosjen e bustit të Fan. S. Nolit.
  17. ^ koha.net, Busti i Fan Nolit zbulohet në Ibrik Tepe, 8 janar, 2012.
  18. ^ gazeta-shqip.com, Busti i Nolit, drejt Turqisë, 5 janar, 2012.
  19. ^ Komisioni Shtetëror për Organizimin e Veprimtarive Festive për “Vitin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë” -Dokumentimi


Shih edhe[redakto | redakto tekstin burimor]