A.C. Milan

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga AC Milan)
Shko te: navigacion, kërko
A.C. Milan
AC Milan.svg
Emri i plotë Associazione Calcio Milan S.p.A.
Nofka i Rossoneri (Kuq e Zinjtë)
il Diavolo (Djalli)
Casciavit (lombard për: Kaçavidë)
Themeluar Dhjetor 1899, 16; 115 years ago (16-12-1899)
Arena San Siro, Milan
(Kapaciteti: 80,018)
Pronar Flag of Italy.svg Silvio Berlusconi
President Flag of Italy.svg Silvio Berlusconi [1]
Head coach Flag of the Netherlands.svgClarence Sedorf
Liga Serie A
2013–14 Serie A, 2-të
Webfaqja Faqja zyrtare e klubit
Ngjyrat e ekipit Ngjyrat e ekipit Ngjyrat e ekipit
Ngjyrat e ekipit
Ngjyrat e ekipit
 
Ngjyrat si nikoqir
Ngjyrat e ekipit Ngjyrat e ekipit Ngjyrat e ekipit
Ngjyrat e ekipit
Ngjyrat e ekipit
 
Ngjyrat si mysafir
Ngjyrat e ekipit Ngjyrat e ekipit Ngjyrat e ekipit
Ngjyrat e ekipit
Ngjyrat e ekipit
 
Ngjyrat e treta
Sezoni aktual

Associazione Calcio Milan, të cilit zakonisht i referohet vetëm si A.C. Milan ose thjeshtë Milan, është skuadër profesionale futbolli, italiane e bazuar në Milano, Lombardia, Itali, që garon në Serie A. Milani është themeluar në vitin 1899 nga dantella bërësi anglez, Herbert Kilpin dhe biznesmeni Alfred Edwards mbi të gjitha. Skuadra e ka kaluar të gjithë historinë e saj, përveç sezoneve 1980-81 dhe 1982-83, në ligën më të lartë futbollin italian, e njohur si Serie A që nga 1929-30 [2] [3].

Ata janë kampionët aktual të futbollit italian, dhe janë skuadra më e suksesshme në futbollin botëror sa u përket trofeve ndërkombëtar se bashku me Boca Juniors, me nga 18 tituj zyrtar të njohur nga UEFA dhe FIFA. Milani ka fituar katër tituj botëror, më shumë se secila skuadër tjetër në botë, duke e fituar Kupën Interkontinentale tre herë dhe FIFA Kupën Botërore të Klubeve vetëm një herë. Milani e ka fituar Kupën e Kampionëve/UEFA Champions League në shtatë raste, duke ngelur vetëm pas Realit të Madridit. Ata gjithashtu e kanë fituar UEFA Super Cup me një rekord prej pesë herësh si dhe Kupën e Fituesit të Kupës UEFA dy herë. Milani e ka fituar çdo kompeticion të madh në të cilin ka garuar, me përjashtim të UEFA Europa League (në këtë kompeticion ata kanë humbur dy gjysmëfinale në vitet 1972 dhe në 2002). Brenda në Itali, me 18 tituj të ligës, Milani së bashku me rivalët lokal të Interit janë skuadrat më të suksesshme në Serie A, pas Juventusit (27 tituj). Për më tepër, Milani është skuadra e vetme të ketë fituar Serie A-në pa humbur lojë, duke e bërë këtë në sezonin 1991-91 gjatë një periudhe prej 58 lojërave të luajtura.

Milani lojërat në shtëpi i luan në San Siro, i njohur edhe si Stadio Giuseppe Meazza. Stadiumi, të cilin e ndajnë me Interin, është më i madhi në futbollin italian, me një kapacitet total prej 80,018. Interi konsiderohet si rivali i tyre më i madh, dhe ndeshjet mes këtyre dy ekipeve janë të njohura si Derby della Madonnina, i cili është një nga derbit më të ndjekur në futboll. Sa i përket 2010-ës, Milani është skuadra e tretë më e mbështetur në Itali, dhe skuadra e shtatë më e mbështetur në Evropë, përpara çdo ekipi tjetër italian. Rangimi i skuadrave Evropiane sipas mbështetjes: Barcelona e para me 57.8 milion, e ndjekur nga Reali i Madrid (31.3 milion), Manchester United (30.6 milion), Chelsea (21.4 milion), Bayern Munich (20.7 milion) dhe Milani (18.4 milion).

Pronari i skuadrës është ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi, ndërsa zëvendës-presidenti është Adriano Galliani. Skuadra është një ndër më të pasurat dhe më të vlefshmet në futbollin italian dhe atë botëror. Milani ishte anëtar themelues e tani më grupit të shpërbërës G-14 nga skuadrat kryesuese të futbollit evropian si dhe zëvendësuesit të tij, European Club Association.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Historia e A.C. Milanit.
A black and white picture of Herbert Kilpin, the first captain of A.C. Milan
Herbert Kilpin, kapiteni i parë i A.C. Milanit

Skuadra është themeluar si një skuadër futbolli dhe kriketi nga eimgrantët britanik Alfred Edwards dhe Herbert Kilpin, të cilët kishin ardhur nga qyteti britanik i Nottinghamit. Për nder të origjinës së tij birtanike, skuadra e ka ruajtur drejtshkrimin anglez për ermin e qytetit, në krahasim me drejtshkrimin italian Milano për të cilin ishte i detyruar ta mbajë gjatë regjimit fashist. Milani e fitoi kampionatin e parë italian në vitin 1901 dhe dy të mëtejshëm në suksesion në vitet 1906 dhe 1907.

Në vitin 1908, Milani përjetoi një ndarje e shkaktuar nga mosmarrëveshjet e brendshme për të blerë lojtarë të huaj, e cila çoi në formimin e një ekipi tjetër të bazuar në Milano, Internazionalen. Pas këtyre ngjarjeve, Milani nuk arriti të fitojë asnjë titull në kampionatin italian deri në sezonin 1950-51. Vitet e 50-ta panë kthimin e klubit në krye të futbollit italian, e udhëher nga treshja e famshme suedeze, Gre-No-Li, Gunnar Gren, Gunnar Nordahl dhe Nils Liedholm. Vë vitin 1963, Milani e fitoi titullin e parë kontinental duke e mposhtur Benican në finalen e Kupës së Evropës. Ky sukses u përsërit edhe në vitin 2969, dhe u ndoq me një Kupë Interkontinentale në të njëjtin vit. Pas pensionimit të Gianni Riveras në vitin 1979, Milani shkoi në një periudhë të rëndë, gjatë të cilit skuadra ishte e përfshirë në skandalin Totonero 1980 dhe si dënim u zbrit në Serie B, për herë të parë në historinë e tyre. Skandali ishte përqendruar rreth një sindikate bastesh duke i paguar lojtarët dhe arbitërat t’i trokasin rezultatet e ndeshjeve. Milani shpejt u kthye në Serie A, por përsëri zbriti në Serie B një vit më vonë, pasi që skuadra e përfundoi sezonin 1981-82 në vendin e tretë nga fundi.

Më 20 shkurt 1986, sipërmarrësi Silvio Berlusconi bleu klubin dhe e shpëtoi atë nga falimentimi duke investuar një shumë të madhe parash, me emërtimin e trajnerit në rritje Arrigo Sacchi në krye të Rossonerëve dhe duke e blerë treshen holandeze, Ruud Gullit, Marco van Basten dhe Frank Rijkaard. Ky ishte fillimi ndoshta i epokës më të mirë në historinë e Milanit, ku ata fituan tetë tituj shtëpiak, një Coppa Italia, pesë Supercoppa Italiana, pesë trofe të UEFA Champions League, pesë [UEFA Super Cup]], dy Kupa Interkontinentale dhe një FIFA Kupa Botërore e Klubeve. Ajo skuadër e suksesshme është votuar si skuadra më e fortë e të të gjitha kohërave, nga një sondazh global i kryer nga ekspertët e World Soccer magazine. Milani e kishte arritur kulmin e tij ne ë një ndeshje më të paharrueshme të të gjitha kohërave, e famshma 4-0 kundrejt F.C. BarcelonaFinalen e UEFA Champions League 1994. Në sezonin 1998-99, pas një periudhe të rëndë dy vjeçare, Milani ngriti kampionatin e tij të 16-të në festimin e njëqind vjetorit të skuadrës.

Më së shpejt, skuadra ishte e përfshirë në skandalin e vitit 2006 të Serie A, me nofkën Calciopoli, ku pesë skuadra u akuzuan për trokim të ndeshjeve duke bërë përzgjedhjen e arbitërave më të favorshëm. Një hetim i policisë përjashtoi çdo përfshirje të menaxherëve të Milanit, por FIGC vendosën në mënyrë të njëanshme se kishte prova të mjaftueshme për të akuzuar zëvendës-presidentin Adriano Galliani. Si rezultat i kësaj, Milani në fillim u ndëshkua me heqje të 15 pikëve dhe si pasojë të mos kualifikohet në Champions League. Ankesa e bëri që ndëshkimi të zvogëlohet në tetë pikë, e cila ia lejoi skuadrës ta mbaj pjesëmarrjen e saj në UEFA Champions League. Milani më pas fitoi kompeticionin, duke e ngritur Kupën e Evropës për të shtatën herë.

Pas Calciopolit, rivalët lokal të Internazionales dominuan në Serie A, duke fituar kate Scudetti. Megjithatë, me ndihmën e një skuadre të fortë, me lojtarë si Zlatan Ibrahimović, Robinho dhe Alexandre Pato duka ua bashkangjitur edhe gardat e vjetra, Milani rifitoi Scudetton në sezonin 2010-2011 të Serie A, titulli i parë pas atij të fituar në sezonin 2003-2004 të Serie A, i 18-i gjithsej.

Ngjyrat dhe simboli[redakto | redakto tekstin burimor]

Shablloni nuk mund të therrasë vetveten: Stampa:Football kit box Kuq e zi janë ngjyrat që e përfaqësojnë skuadrën gjatë gjithë historisë saj. Ata u zgjodhën për të përfaqësuar ngrohtësinë e zjarrtë të lojtarëve (të kuqen) dhe frikën e kundërshtarëve për të sfiduar skuadrën (të zezën). Rossoneri, është nofka më e njohur për skuadrën, që në italisht, fjalë për fjale do të thotë "Kuq-e-zinjtë", duke iu referuar ngjyrave në shiritat e fanellave të saja.

Një tjetër nofkë e cila rrjedh nga ngjyrat e skuadrës është Djalli. Një imazh me një djall të kuq përdorej si logo e Milanit në një pikë me një Yll i Artë për Përsosmëri Sporti vendosur pranë tij. Ashtu siç është e zakonshme në futbollin italian, ylli mbi logon i shpërblehej skuadrës pas fitimit të 10 titujve në ligë, në vitin 1979. Për shumë vite , simboli i Milanit ishte thjeshtë vetëm Flamuri i Milanos, i cili fillimisht ishte flamuri i Shën Ambrozit. Simboli modern i përdorur sot i përfaqëson ngjyrat e skuadrës dhe flamurin e Comune di Milano, me akronimin ACM në krye dhe vitin e themelimit (1899) në fund.

Shortse të bardha dhe çorape të zeza veshin si pjesë e uniformës për ndeshjet në shtëpi. Fanellat e Milanit për ndeshjet si mysafir gjithmonë kanë qenë plotësisht të bardha. Gjithmonë është konsideruar nga tifozët dhe nga skuadra të jetë një fanellë me fat për finalet e Champions League, për shkak të faktit se Milani gjashtë nga tetë finalet i ka fituar me fanellat e bardha (duke humbur vetëm nga Ajaxi në vitin 1995 dhe nga Liverpooli në vitin 2005), dhe ka fituar vetëm një nga tre finalet që i ka luajtur me fanellat kuq e zi. Fanella e tretë, e cila rrallë përdoret, ndryshon çdo vit, e cila kryesisht është e zezë dhe disa vija horizontale të kuqe në sezonet e fundit.

Stadiumi[redakto | redakto tekstin burimor]

A.C. Milan
Nofka San Siro
Pronar Komuna e Milanos

Stadiumi i skuadrës është San Siro me 80,018 ulëse, zyrtarisht i njohur si Stadio Giuseppe Meazza sipas ish-lojtarit i cili i ka luajtur për Milanin dhe Internazionalen. Emri i cili zakonisht përdoret është San Siro, i cili është emri i rrethit ku ai është i vendosur. San Siro ka qenë shtëpia e Milanit që nga viti 1926, kur ai u ndërtua me financime private nga presidenti i atëhershëm i Milanit, Piero Pirelli. Ndërtimi është bërë nga 120 punonjës, dhe u deshëm 13 muaj e gjysmë për ta kompletuar. Stadiumi ishte pronë e skuadrës deri në vitin 1935 kur ia shitën këshillit të qytetit, dhe që nga viti 1947 është ndarë me Intenazinalen, kur skuadra tjetë e madhe Milanese pranoi të bëhet qiramarrës i përbashkët.

Loja e parë e luajtur në këtë stadium është e ajo e vitit 1926 më 10 shtator, ku Milani humbi 6-3 në një ndeshje miqësore kundrejt Internazionales. Ndeshjen e parë të ligës në këtë stadium Milani e luajti më 19 shtator 1026, duke humbur 1-2 kunderjt Sampierdareneses. Fillimisht me një kapacitet për 35,000 spektatorë, stadiumi ka pasur disa renovime të mëdha, së fundmi ai për Kampionatin Botëror të Futbollit 1990 kur kapaciteti i tij arriti në 85,700, e gjitha e mbuluar me çati polikrabonate. Në verën e vitit 2008 kapaciteti i tij u zvogëlua në 80,018, në mënyrë që t’i përmbushë standardet e reja të vendosura nga UEFA.

Bazuar në modelin anglez të stadiumeve, San Siro është projektuar posaçërisht për ndeshje futbolli, në krahasim me stadiumet tjera në Serie A të përdorur për më shumë qëllime. Për këtë ai është i njohur në Itali për atmosferën fantastike gjatë ndeshjeve, falë afërsisë së ulëseve me fushën. Përdorimi i shpeshtë i fishekzjarrëve nga ana e tifozëve i kontribuon atmosferës por në praktikë herë pas here ka shkaktuar probleme.

Më 19 dhjetor 2005, zëvendës presidenti i Milanit, Adriano Galliani, se klubi seriozisht po punon drejtë një zhvendosjeje. Ai tha se stadiumi i ri i Milanit do të bazohet në Veltins-Arena dhe do t’i ndjekë standardet e stadiumeve të futbollit në Shtetet e Bashkuara, Gjermani dhe Spanjë. Në krahasim me stadiumet tjera në Itali, stadiumi i ti i Milanit me shumë gjasa do të përdoret vetëm për ndeshje futbolli, pa mos pasur pistë atletikë. Të drejtat e emërtimit të stadiumit me shumë gjasa do t’i shiten sponsorit, ngjashëm me stadiumin e Arsenalit, Emirates Stadium. Mbetet vetëm për t’u parë nëse plani do vazhdojë apo kjo është vetëm një taktikë për t’i detyruar pronarët (e Comune di Milano) t’ia shesin stadiumin Milanit për një çmim nominal në mënyrë për të vazhduar investime më të gjëra. Mundësia që Internazionale të zbrazë San Siron mund që ta ndikojë procedurën.

Mbështetësit dhe rivalitetet[redakto | redakto tekstin burimor]

Milani është një nga skuadrat e futbollit më të mbështetura në Italia, sipas një hulumtimi të kryer nga gazeta italiane, La Repubblica. Historikisht Milani është mbështetur nga klasa punëtore e qytetit dhe nga Sindikalistët, një pjesë e të cilëve ishin emigrantë nga Italia Jugore. Nga ana tjetër, rivalët e Internazionales mbështeteshin nga më të pasurit dhe klasa e mesme milaneze. Një nga ultarsit më të vjetër në futbollin italian, Fossa dei Leoni, origjinën e kanë në Milano. Aktualisht, grupi kryesor i ultrasve në bazën mbështetëse është Brigate Rossonere. Politikisht, ultrasit i Milanit asnjëherë nuk kanë pasur ndonjë preferencë të veçantë, por media tradicionalisht i ka lidhur ata me krahun e majtë, deri kohët e fundit, kur presidenca e Berlusconit disi e ka ndryshuar atë pikëpamje.

Sipas një studimi të vitit 2010, Milani është skuadra italiane më e mbështetur në Evropë dhe e shtata në përgjithësi, me mbi 18.4 milionë tifozë. Milani zë vendin e nëntë në ndjekjen mesatare të skuadrave Evropiane të futbollit pas Barcelonës, Borussia Dortmundit, Manchester Unitedit, Realit të Madridit, Bayern Mynhenit, Schalkes, Arsenal, and Hamburgut.

Tifozët Genoas e konsiderojnë Milanin një rival të urryer, kur një tifoz i Genoas, Vincenzo Spagnolo, u shpua me thikë nga një tifoz i Milanit që rezultoi në vdekje e tij në janar të vitit 1995. Megjithatë, rivali kryesor i Milanit mbetet me klubin fqinj, Internazionale; të dy klubet takohen në të shumë priturën Derby della Madonnina dy herë në një sezon të Seria A. Emri i derbit i referohet të Bekuarës Virgjëreshë Marisë, statuaja e së cilës qëndron në majë të Katedrales së Milanos është një nga atraksionet kryesore të qytetit. Ndeshja zakonisht krijon një atmosferë të gjallë, ku një numër të madh flamujsh (shpesh herë humoristik ose ofendues) shpalosen para fillimit të ndeshjes. Fishekzjarrët zakonisht paraqesin dhe kontribuojnë për spektakël edhe pse herë pas here kanë çuar në probleme, duke përfshirë këtu edhe ndeshjen e çerek finales së UEFA Champions League 2004–05 në mes Milanit dhe Interit më 12 prill 2005, kur një fishekzjarr i hedhur nga një tifoz në turmën e Interit goditi portierin e Milanit Dida mbi supe.

Lojtarët[redakto | redakto tekstin burimor]

Skuadra e parë[redakto | redakto tekstin burimor]

Numri Pozicioni Emri i lojtarit
1 Flag of Italy.svg Pt Marco Amelia
2 Flag of Italy.svg Mb Mattia De Sciglio
4 Flag of Ghana.svg Mf Sulley Muntari
5 Flag of France.svg Mb Philippe Mexès
7 Flag of Brazil.svg Sm Robinho
8 Flag of Italy.svg Mf Riccardo Saponara
9 Flag of Italy.svg Sm Alessandro Matri
11 Flag of Italy.svg Sm Giampaolo Pazzini
14 Flag of Slovenia.svg Mf Valter Birsa
16 Flag of Italy.svg Mf Andrea Poli
17 Flag of Colombia.svg Mb Cristián Zapata
18 Flag of Italy.svg Mf Riccardo Montolivo (kapiten)
20 Flag of Italy.svg Mb Ignazio Abate
21 Flag of Guinea.svg Mb Kévin Constant
22 Flag of Brazil.svg Mf Kaká (nën kapiten)
Numri Pozicioni Emri i lojtarit
23 Flag of Italy.svg Mf Antonio Nocerino
24 Flag of Italy.svg Mf Bryan Cristante
25 Flag of Italy.svg Mb Daniele Bonera
26 Flag of Argentina.svg Mb Matías Silvestre (i huazuar nga Internazionale)
28 Flag of the Netherlands.svg Mf Urby Emanuelson
32 Flag of Italy.svg Pt Christian Abbiati
33 Flag of Colombia.svg Mb Jherson Vergara
34 Flag of the Netherlands.svg Mf Nigel de Jong
35 Flag of Italy.svg Pt Ferdinando Coppola
45 Flag of Italy.svg Sm Mario Balotelli
59 Flag of Brazil.svg Pt Gabriel
78 Flag of France.svg Sm M'Baye Niang
81 Flag of Italy.svg Mb Cristian Zaccardo
92 Flag of Italy.svg Sm Stephan El Shaarawy

Të huazar jashtë[redakto | redakto tekstin burimor]

Numri Pozicioni Emri i lojtarit
Flag of Italy.svg Pt Edoardo Pazzagli (tek Monza deri më 30 qershor 2013)
Flag of Italy.svg Pt Filippo Perucchini (tek Como deri më 30 qershor 2013)
Flag of Italy.svg Pt Riccardo Piscitelli (tek Carrarese deri më 30 qershor 2013)
Flag of Italy.svg Pt Valerio Vimercati (tek Pro Vercelli deri më 30 qershor 2013)
Flag of Italy.svg Mb Michelangelo Albertazzi (tek Hellas Verona deri më 30 qershor 2013)
Flag of Italy.svg Mb Federico Dal Compare (tek Treviso deri më 30 qershor 2013)
Flag of Switzerland.svg Mb Mattia Desole (tek Foligno deri më 30 qershor 2013)
Flag of Brazil.svg Mb Marcus Diniz (tek Lecce deri më 30 qershor 2013)
Flag of Italy.svg Mb Rodrigo Ely (tek Reggina deri më 30 qershor 2013)
Flag of Portugal.svg Mb Ricardo Ferreira (tek Empoli deri më 30 qershor 2013)
Flag of Nigeria.svg Mb Taye Taiwo (tek Dynamo Kyiv deri më 30 qershor 2013)
Flag of Italy.svg Mf Luca Bertoni (tek Südtirol deri më 30 qershor 2013)
Flag of Spain.svg Mf Adrià Carmona (tek Real Zaragoza deri më 30 qershor 2013)
Flag of the Netherlands.svg Mf Urby Emanuelson (tek Fulham deri më 30 qershor 2013])
Flag of Hungary.svg Mf Attila Filkor (tek Pro Vercelli deri më 30 qershor 2013)
Flag of Italy.svg Mf Marco Ezio Fossati (tek Ascoli deri më 30 qershor 2013)
Numri Pozicioni Emri i lojtarit
Flag of Ghana.svg Mf Edmund Hottor (tek Virtus Lanciano deri më 30 qershor 2013)
Flag of Argentina.svg Mf Alessio Innocenti (tek Estudiantes deri më 30 qershor 2013)
Flag of Slovenia.svg Mf Mitja Novinič (tek Teramo deri më 30 qershor 2013)
Flag of Portugal.svg Mf Pelé (tek Arsenal Kyiv deri më 30 qershor 2013)
Flag of Italy.svg Mf Luca Santonocito (tek Renate deri më 30 qershor 2013)
Flag of Italy.svg Mf Riccardo Saponara (tek Empoli deri më 30 qershor 2013)
Flag of Sierra Leone.svg Mf Rodney Strasser (tek Parma deri më 30 qershor 2013)
Flag of Italy.svg Mf Mattia Valoti (tek Albinoleffe deri më 30 qershor 2013)
Flag of Italy.svg Sm Matteo Chinellato (tek Tritium deri më 30 qershor 2013)
Flag of Italy.svg Sm Pietro Cogliati (tek Tritium deri më 30 qershor 2013)
Flag of Italy.svg Sm Gianmario Comi (tek Reggina deri më 30 qershor 2013)
Flag of Italy.svg Sm Marco Gaeta (tek Renate deri më 30 qershor 2013)
Flag of Nigeria.svg Sm Nnamdi Oduamadi (tek Varese deri më 30 qershor 2013)
Flag of Slovenia.svg Sm Uroš Palibrk (tek Lierse deri më 30 qershor 2013)
Flag of Bolivia.svg Sm Alex Pontons Paz (tek Pro Vercelli deri më 30 qershor 2013)
Flag of Italy.svg Sm Gianmarco Zigoni (tek Avellino deri më 30 qershor 2013)

Në bashkëpronësi[redakto | redakto tekstin burimor]

Në vijim janë paraqitur lojtarët që janë transferuar në një skuadër tjetër ku Milani mban të drejtën e pjesëmarrjes (p.sh. 50% të të drejtave trashëgimore) të kontratave të tyre. Për më shumë informacione shih: Bashkëpronësia (futboll).
Numri Pozicioni Emri i lojtarit
Flag of Italy.svg Mb Marco Baldan (Nocerina)
Flag of Italy.svg Mb Andrea De Vito (Cittadella)
Flag of Italy.svg Mb Luca Ghiringhelli (Novara)
Flag of Italy.svg Mb Marco Guzzo (Hellas Verona)
Flag of Italy.svg Mb Simone Romagnoli (Pescara)
Flag of Italy.svg Mf Simone Calvano (Hellas Verona)
Numri Pozicioni Emri i lojtarit
Flag of Italy.svg Mf Carlo Alberto Calvetti (Hellas Verona)
Flag of Nigeria.svg Mf Wilfred Osuji (Padova)
Flag of Italy.svg Sm Giacomo Beretta (Genoa)
Flag of Italy.svg Sm Alberto Paloschi (Chievo)
Flag of Italy.svg Sm David Speziale (Lecce)
Flag of Italy.svg Sm Simone Verdi (Torino)

Skuadra e të rinjve[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: A.C. Milan Primavera.

Lojtarë të shquar[redakto | redakto tekstin burimor]

Numrat e pensionuar[redakto | redakto tekstin burimor]

Nr. Lojtari Nacionaliteti Pozicioni Debutimi me Milanin Ndeshja e fundit
3* Maldini, PaoloPaolo Maldini Italia Italia Qendër mbrojtës / Bek në të majtë 25 janar 1985}} {31 maj 2009}}
6 Baresi, FrancoFranco Baresi Italia Italia Fshesar 23 prill 1978}} 01 qershor 1997}}

* Mund të rikthehet për njërin nga dy djemtë e tij, nëse njëri nga ata të dy do të luante profesionalisht për skuadrën.

Current coaching staff[redakto | redakto tekstin burimor]

Pozicioni Emri
Trajneri kryesor Massimiliano Allegri
Asistent trajneri Mauro Tassotti
Trajnerët e portierëve Marco Landucci
Valerio Fiori
Asistent teknik Andrea Maldera
Drejtor mjekësor Rodolfo Tavana
Doktorët e skuadrës Armando Gozzini
Stefano Mazzoni
Trajneri Atletik Daniele Tognaccini
Trajnerët e fitnesit Simone Folletti
Fabio Allevi
Bruno Dominici
Sergio Mascheroni
Andrea Primitivi
Agostino Tibaudi
Kiropraktikë Kristian Baekkel
Fizioterapistët Dario Lorenzo Fort
Stefano Grani
Roberto Morosi
Marco Paesanti
Masazh Roberto Boerci
Endo Tomoroni

Presidentët dhe menaxherët[redakto | redakto tekstin burimor]

Historia Presidenciale[redakto | redakto tekstin burimor]

Milani ka pasur shumë presidentë gjatë historisë së tij, disa prej të cilëve kanë qenë pronarë të skuadrës ndërsa disa të tjerë kanë qenë vetëm si presidentë nderi. Këtu është lista e plotë e tyre.

 
Emri Vitet
Alfred Edwards 1899–1909
Giannino Camperio 1909
Piero Pirelli 1909–1928
Luigi Ravasco 1928–1930
Mario Bernazzoli 1930–1933
Luigi Ravasco 1933–1935
Pietro Annoni 1935
Pietro Annoni
G. Lorenzini
Rino Valdameri
1935–1936
 
Name Years
Emilio Colombo 1936–1939
Achille Invernizzi 1939–1940
Umberto Trabattoni 1940–1944
Antonio Busini 1944–1945
Umberto Trabattoni 1945–1954
Andrea Rizzoli 1954–1963
Felice Riva 1963–1965
Federico Sordillo 1965–1966
Franco Carraro 1967–1971
Federico Sordillo 1971–1972
 
Name Years
Albino Buticchi 1972–1975
Bruno Pardi 1975–1976
Vittorio Duina 1976–1977
Felice Colombo 1977–1980
Gaetano Morazzoni 1980–1982
Giuseppe Farina 1982–1986
Rosario Lo Verde 1986
Silvio Berlusconi 1986–2004
Komision Presidencial 2004–2006
Silvio Berlusconi 2006–2008
Komision Presidencial 2008–

Historia menaxheriale[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: List e menaxherëve të A.C. Milan.

Më poshtë është paraqitur lista e trajnerëve të Milant prej vitit 1900 deri në ditët e sotme.

 
Name Nationality Years
Herbert Kilpin Flag of England.svg 1900–1908
Daniele Angeloni Flag of Italy.svg 1906–1907
Technical Commission Flag of Italy.svg 1907–1910
Giovanni Camperio Flag of Italy.svg 1910–1911
Technical Commission Flag of Italy.svg 1911–1914
Guido Moda Flag of Italy.svg 1915–1922
Ferdi Oppenheim Flag of Austria.svg 1922–1924
Vittorio Pozzo Flag of Italy.svg 1924–1926
Guido Moda Flag of Italy.svg 1926
Herbert Burgess Flag of England.svg 1926–1928
Engelbert König Flag of Austria.svg 1928–1931
József Bánás Flag of Hungary.svg 1931–1933
József Viola Flag of Hungary.svg 1933–1934
Adolfo Baloncieri Flag of Italy.svg 1934–1937
William Garbutt Flag of England.svg 1937
Hermann Felsner
József Bánás
Flag of Austria.svg
Flag of Hungary.svg
1937–1938
József Viola Flag of Hungary.svg 1938–1940
Guido Ara
Antonio Busini
Flag of Italy.svg
Flag of Italy.svg
1940–1941
Mario Magnozzi Flag of Italy.svg 1941–1943
Giuseppe Santagostino Flag of Italy.svg 1943–1945
Adolfo Baloncieri Flag of Italy.svg 1945–1946
Giuseppe Bigogno Flag of Italy.svg 1946–1949
Lajos Czeizler Flag of Hungary.svg 1949–1952
Gunnar Gren Flag of Sweden.svg 1952
Mario Sperone Flag of Italy.svg 1952–1953
Béla Guttmann Flag of Hungary.svg 1953–1954
Antonio Busini Flag of Italy.svg 1954
Hector Puricelli Flag of Uruguay.svg 1954–1956
Giuseppe Viani Flag of Italy.svg 1957–1960
Paolo Todeschini Flag of Italy.svg 1960–1961
Nereo Rocco Flag of Italy.svg 1961–1963
Luis Carniglia Flag of Argentina.svg 1963–1964
Nils Liedholm Flag of Sweden.svg 1963–1966
 
Emri Nacionaliteti Vitet
Giovanni Cattozzo Flag of Italy.svg 1966
Arturo Silvestri Flag of Italy.svg 1966–1967
Nereo Rocco Flag of Italy.svg 1966–1972
Cesare Maldini Flag of Italy.svg 1973–1974
Giovanni Trapattoni Flag of Italy.svg 1974
Gustavo Giagnoni Flag of Italy.svg 1974–1975
Nereo Rocco Flag of Italy.svg 1975
Paolo Barison Flag of Italy.svg 1975–1976
Giovanni Trapattoni Flag of Italy.svg 1976
Giuseppe Marchioro Flag of Italy.svg 1976–1977
Nereo Rocco Flag of Italy.svg 1977
Nils Liedholm Flag of Sweden.svg 1977–1979
Massimo Giacomini Flag of Italy.svg 1979–1981
Italo Galbiati Flag of Italy.svg 1981
Luigi Radice Flag of Italy.svg 1981–1982
Italo Galbiati Flag of Italy.svg 1982
Francesco Zagatti Flag of Italy.svg 1982
Ilario Castagner Flag of Italy.svg 1982–1984
Italo Galbiati Flag of Italy.svg 1984
Nils Liedholm Flag of Sweden.svg 1984–1987
Fabio Capello Flag of Italy.svg 1987
Arrigo Sacchi Flag of Italy.svg 1987–1991
Fabio Capello Flag of Italy.svg 1991–1996
Oscar Tabárez Flag of Uruguay.svg 1996
Giorgio Morini Flag of Italy.svg 1996–1997
Arrigo Sacchi Flag of Italy.svg 1997
Fabio Capello Flag of Italy.svg 1997–1998
Alberto Zaccheroni Flag of Italy.svg 1998–2001
Cesare Maldini
Mauro Tassotti
Flag of Italy.svg 2001
Fatih Terim Flag of Turkey.svg 2001
Carlo Ancelotti Flag of Italy.svg 2001–2009
Leonardo Flag of Brazil.svg 2009–2010
Massimiliano Allegri Flag of Italy.svg 2010–

Nderimet[redakto | redakto tekstin burimor]

Milani është një ndër skuadrat më të suksesshme në Itali, duke fituar gjithsej 29 tituj të mëdhenj. Së bashku me Boca Juniors, Boca Juniors barazoi në 18 pas marrjes së tyre të 4 të Recopa Sudamericana në gusht të vitit 2008. Milani është skuadra më e suksesshme në botë në aspektin kompeticioneve të fituara ndërkombëtare, me një rekord prej 14 tituj Evropianë dhe katër tituj botëror. Milani ka fituar të drejtën të vendos një yll në fanellën e tij për njohjen e faktit se ka fituar së paku dhjetë scudetti. Përveç kësaj, skuadrës i është lejuar të shfaq simbolin si fitues i shumfishtë në fanellën e tij sepse ka fituar më shumë se pesë Kupa të Kampionatit Evropian.

Shtëpiak[redakto | redakto tekstin burimor]

Ligë[redakto | redakto tekstin burimor]

Kupa[redakto | redakto tekstin burimor]

Evropianë[redakto | redakto tekstin burimor]

Botëror[redakto | redakto tekstin burimor]

Statistikat dhe rekordet e skuadrës[redakto | redakto tekstin burimor]

Paolo Maldini mban të dy rekordet për paraqitjet në Serie A dhe krejt paraqitjet tjera për Milanin, me 902 ndeshje zyrtare të luajtura gjithsej dhe 647 në Serie A (deri më 31 maj 2009, duke mos i përfshirë ndeshjet playoff), ku ky i fundit mban edhe rekordin në Serie A.

Sulmuesi seudez, Gunnar Nordahl shënoi 38 gola në sezonin 1950-51, 35 nga të cilët ishin në Serie A, duke vendosur rekord në futbollin italian dhe në skuadër. Ai vazhdoi të bëhet edhe gola shënuesi më i mirë i Milanit për të gjitha kohërat, duke shënuar 221 gola për skuadrën në 268 ndeshje. Ai ndiqet nga Andriy Shevchenko në vendin e dytë me 175 gola të shënuar në 322 ndeshje të luajtura, dhe Gianni Rivera në vendin e tretë, i cili ka shënuar 164 gola në 675 ndeshje. Rivera gjithashtu është edhe lojtari më i ri i Milanit që ka shënuar gol, duke bërë kështu kundër Juventusit kur ai ishte vetëm 17 vjeçar.

Takticienti legjendar, Nereo Rocco, përkrahësi i parë i catenaccios në vend, ka qenë trajneri që i ka shërbyer Milanit më gjatë, i ulur në stol për mbi 9 vite (në dy diktona) në vitet e 60-ta dhe fillimin e viteve 70-ta, duke e fituar titullin e parë të klubit në Kupën Evropiane. Kryeministri italian, Silvio Berlusconi, i cili e bleu klubin në vitin 1986, është presidenti që i ka shërbyer Milanit më gjatë (23 vite, për shkak të një vakanti dy vjeçar në mes të viteve 2004-2006), si dhe presidenti më i suksesshëm i ndonjë ekipi në të gjithë botën.

Ndeshja e parë zyrtare në të cilën Milani mori pjesë në Kampionati i Tretë Federal i Futbollit, paraardhësit e Serie A, duke humbur 3-0 ndaj Torineses. Fitorja më e madhe e shënuar ndonjëherë nga Milani është ajo 13-0 kundrejt Audax Modena, në një ndeshje të ligës në sezonin 1914-15. Humba e tyre më e rëndë është regjistruar në ligë në sezonin 1922-93, duke humbur 8-0 ndaj Bolognas.

Skuadra mban edhe rekordin duke mos humbur asnjë ndeshje brenda një sezoni, gjatë sezonit 1991-92. Në total, ajo periudhë zgjati për 58 ndeshje, duke filluar me një 0-0 kundrejt Parmas më 26 maj 1991 dhe rastësisht përfundon me një humbje 1-0 në shtëpi kundrejt [[Parma F.C.|Parma]s dhe është periudha më i gjatë e tretë pa humbje në kompeticionet më të larta Evropiane. Ajo vjen pas rekordit të Steaua Bucureşti me 104 ndeshje pa humbje dhe Celticut me 68 ndeshje pa humbje.

Së bashku me Boca Juniros, Milani ka fituar më shumë tituj se çdo ekip tjetër në botë të njohura nga FIFA.

Shitja e Kakás Realit të Madridit në vitin 2009, theu rekordin botëror të transferimeve në futboll i mbajtur nga Zinedine Zidane, që i kushtoi skuadrës spanjole plot 56.000.000 £. Megjithatë, rekordi zgjati më pak se një muaj, të cilin e theu blerja e Cristiano Ronaldos që kushtoi plot 80.000.000 £. Ky rekord, megjithatë, është përsa u përket normave nominale të sterlinës britanike, nuk përshtatet me inflacionin apo vlerën reale të Euros (€), monedha e cila përdoret në Itali dhe Spanjë.

A.C. Milan si kompani[redakto | redakto tekstin burimor]


A.C. Milan (Grup)
{Në milion Euro)
Viti Rezultati Qarkullimi
2006[4] +2,5 rritje 293,1 rritje
2007[5] -31,7 Rënie 275,4 Rënie
2008[6] -66,8 Rënie 237,9 Rënie
2009[7] -9,8 rritje 327,6 rritje
2010[8] -69,8 Rënie 253,2 Rënie
2011[9] -67,3 rritje 266,8 rritje

Milani është degë e Grupit Fininvest në që nga viti 1986. Zyra e presidentit të skuadrës ka qenë vakante prej 8 maj 2008, sipas një ligji të ri italian që ndalonte kryeministrin e vendit Silvio Berlusconi, të ketë role tjera menaxhimi në kompani private apo skuadra. Zëvendës presidenti dhe drejtori ekzekutiv i kompanisë është Adriano Galliani.

Sipas The Football Money League e publikuar nga Deloitte, në sezonin 2005-06, Milan sipas fitimit ishte skuadra e pestë në botë me një vlerësim të të hyrave prej 233.700.000 €. Skuadra renditet e gjashta skuadër futbollistike më e pasur në botë sipas magazinës Forbes sa i përket vitit 2011, dukë e bërë atë skuadrën më të pasur italiane.

Aktualisht Fly Emirates është sponsori kryesor i Milanit në fanellat e tyre duke filluar nga sezoni 2010-11 dhe duke zgjatur për 5 vjet, pas 4 vitesh me kompaninë Austriake, bwin.com si sponsor.

Më herët, prodhuesi gjerman i makinave Opel kishte sponsorizuar Milanin për 12 sezone. Për shumicën e tyre, Opel shfaqej në pjesën e përparme të fanellës, por në sezonet 2003-04 dhe 2005-2006 respektivisht, Meriva dhe Zafira (dy makina nga seritë e tyre) shfaqeshin.

Fanellat aktualisht furnizohen nga prodhuesi gjerman sportiv, Adidas, marrëveshja e të cilin mbaron në fund të sezonit 2017-18. Marrëveshja e bën Adidasin prodhuesin zyrtar të të gjitha mjeteve, pajisjet e trajnimit dhe veshjet kopje. Para Adidasit, kompania sportive italiane Lotto prodhonte veshjet sportive të Milanit.

Më 14 janar 2008, Milani dhe Adidasi rinovuan kontratën e sponsorimit deri më 30 qershor 2018. Sipas kontratës së re, Adidasi do të jetë përgjegjës në tre zona të veçanta të sponsorizimit; sponsporizimin e fanellave, komercializimin dhe shpërndarjen e të të gjitha produkteve jo të në lidhje me futbollin të Milanit.

AC Milan Spa. ka bërë një humbje totale vitet e fundit, e cila ishte njëra nga më të mëdhatë në mesin e skuadrave italiane, nga të cilat: viti 2005, humbje neto prej €4.582.000€; viti 2006, të ardhura neto prej 2.477.791€ (kontribuar nga shitja e Shevchenkos); viti 2007, humbje neto prej 31.978.699€; viti 2008, humbje neto 76.990.913€; viti 2009, humbje neto prej €18.948.018€ (kontribuar nga shitja e Kakás); dhe më së fundmi humbje neto prej 64.803.893€.

AC Milan kishte ri-kapitalizim prej 25 milion € në vitin financiar 2007; 50.000.000€ në vitin 2008; një kredi prej 2.340.000€ nga Fininvest u konvertua në aksione të kapitalit në vitin 2009 dhe 45.068.018€ në vitin 2010 (20.894.000€ të rritjes kapitale u konvertua nga kredia aksionare). Megjithatë, grupi ka pasur kapital negativ në fund të çdo viti fiskal që nga viti 2006. Bilanci në vitin 2006 ka qenë 40.768.000€, në vitin 2007 ka qenë 47.483.000€, në vitin 2008 ka qenë 64.482.000€, në vitin ka qenë 2009 71.978.000€ dhe në vitin 2010 ka qenë 96.693.000€

Prodhuesi i fanellave dhe sponsorët në fanella[redakto | redakto tekstin burimor]

Periudha Prodhuesi i fanellave Sponsori në fanella
1981–82 Linea Milan Pooh Jeans
1982–83 NR Hitachi
1983–84 Cuore
1984–85 Rolly Go Oscar Mondadori
1985–86 Gianni Rivera Fotorex U-Bix
1986–87 Kappa
1987–90 Mediolanum
1990–92 Adidas
1992–93 Motta
1993–94 Lotto
1994–98 Opel
1998–06 Adidas
2006–10 Bwin
2010–15 Fly Emirates

Superleague Formula[redakto | redakto tekstin burimor]

Milani ka skuadrën e saj në të garat e reja me makina Superleague Formula ku skuadrat sponsorizohen nga skuadrat e futbollit. Piloti Robert Doornbos, i cili më herë ka vozitur për Minardin dhe Red Bull Racing në Kampionati Botëror të Formula Një, voziti për Milanin në vitin 2008. Doornbos fitoi garën e tij të parë për skuadrën në Nürburgring, Gjermani. Giorgio Pantano vozit për Milanin në sezonin 2009 dhe ai gjithashtu ka fituar gara për skuadrën.

Shih edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Tema në lidhje me skuadrën[redakto | redakto tekstin burimor]

Informacione Historike[redakto | redakto tekstin burimor]

Lista[redakto | redakto tekstin burimor]

Të dhëna dhe mirënjohje[redakto | redakto tekstin burimor]

Renditjet ekonomike[redakto | redakto tekstin burimor]

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Organisational chart. acmilan.com. Associazione Calcio Milan. Arkivuar nga Origjinali në 7 Tetor 2010. Vizituar në 4 Tetor 2010.
  2. ^ History. acmilan.com. Associazione Calcio Milan. Arkivuar nga Origjinali në 7 Tetor 2010. Vizituar në 4 Tetor 2010.
  3. ^ Neil Heath (17 November 2009). "AC Milan's Nottingham-born hero". bbc.co.uk (British Broadcasting Corporation). Retrieved 4 October 2010. 
  4. ^ acmilan.com (27 Prill 2007): BILANCIO IN ATTIVO. Vizituar në 1 Korrik 2012.(In Italian)
  5. ^ acmilan.com (24 Prill 2008): Il Milan approva il bilancio 2007. Vizituar në 1 Korrik 2012.(In Italian)
  6. ^ acmilan.com (26 Prill): Bilancio 2008 approvato. Vizituar në 1 Korrik 2012.(In Italian)
  7. ^ ansa.it (23 Prill): Milan: bilancio 2009 perdita 9,8 milioni. Vizituar në 1 Korrik 2012.(In Italian)
  8. ^ acmilan.com (20 Prill 2011): IL MILAN APPROVA IL BILANCIO 2010. Vizituar në 1 Korrik 2012.(In Italian)
  9. ^ acmilan.com (20 Prill 2012): IL MILAN APPROVA IL BILANCIO 2011. Vizituar në 1 Korrik 2012.(In Italian)


Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]