A e dini se: Gjeografi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
A e dini se organizimi këtu është bërë sipas temave?
Shkencat Natyrore dhe Matematika
Astronomi Informatikë Kimi
Matematikë Mjekësi Statistikë
Biologji Fizikë Zoologji
Shkencat e Zbatuara
Albanologji Agrikulturë Arkitekturë
Biznes Komunikim Arsimim
Inxhinieri Shtet Ligj
Politikë Programim Teknologji
Transport Internet
Shkencat Sociale dhe Filozofia
Antropologji Arkeologji Filozofi
Gjeografi Gjuhë Letërsi
Histori Luftë Mitologji
Psikologji Sociologji
Fe dhe pa fe
Ateizëm Budizëm Baptizëm
Hinduizëm Judaizëm Islam
Krishterim Shtrigëri
Kultura dhe Arti
Aktrim Argëtim Gatim
Internet Art Lojëra
Artizanat Sport Turizëm
Televizion
Tjera
Njeriu Shqipëria Kosova
Personalitete Civilizim Ushqim
  1. Pse Deti i Zi quhet kështu? Perqindja e vogel e kripës prej vetëm 1.9 perqind i jep Detit te Zi një ngjyre te erret karakteristike.
  2. Akullnaja më e madhe e matur deri me sot ka qene me gjatesi 200 milje dhe gjeresi 60 milje, ajo ka pasur një siperfaqe me te madhe se Belgjika.
  3. Vala e detit me e madhe e regjistruar deri me sot ka qene ne vitin 1971 ne Ishullin Ishigaki, Japoni, me lartesi 85 m.
  4. Liqeni më i madh në botë është Deti Kaspik. Sipërfaqja e tij është 371000. km. katrorë.
  5. Lumi më i gjatë në botë është Nili. Ai ka një gjatësi prej 6650 km.
  6. Qyteti më i madh në botë është Meksiko Siti i cili ka mbi pesëmbëdhjetë milionë banorë.
  7. Oqeani më i madh është Oqeani Paqësor. Sipërfaqja e tij është 179.680.000. km. katrorë kurse oqeani më i vogël është Oqeani i Ngrirë i Veriut që ka 14.090.000 km. katrorë.
  8. Gadishulli më i madh në botë është ai i Arabisë, me sipërfaqe 2.730.000 km. katrorë.
  9. Ishulli më i madh në botë është Grënlanda me sipërfaqe 2.175.600 km. katrorë.
  10. Thellësia më e madhe në botë është në Ishujt Mariana, e quajtur Çelenxher. Kjo thellësi arrinë në 11.033 metra.
  11. Pika më e lartë në botë është Mont Everesti. Lartësia e saj arrinë në 8.848 metra. Për herë të parë e pushtuan alpinistët e Zelandës së Re, me në krye Edmund Hilarin, më 29 maj 1953.
  12. Thellesia me e madhe e deteve dhe oqeaneve ndodhet ne pjesen perendimore te Oqeanit Perendimor dhe arrin ne 11030 metra.
  13. Deti
    • Në çdo litër ujë të sipërfaqes së detit ka mesatarisht rreth 10.000 gjallesa, në 100 metra ka 3.000 dhe në 5.000 metra ka mesatarisht 15 gjallesa.
  14. San Marino është republika më e vjetër në botë.
  15. Rolan Garos është piloti parë i cili fluturoi mbi Detin Mesdhe.
  16. Havajet janë i vetmi shtet i SHBA-ve që kultivon kafenë.
  17. Lumi Kongo është lumi i gjashtë për nga gjatësia ndërsa ujë ka ma shumë vetëm lumi Amazon.
  18. Në Jakutsku në Siberi gjatë dimrit temperatura arrin -69 °C ndërsa gjatë verës 39 °C, çka do të thotë se është dallimi më i madh në botë.
  19. Omjakon është qyteti më i ftohët në botë me -72 °C.
  20. Në botë ka dy herë më shumë kafshë shtëpiake se sa njerëz ( mbi 14 mild).
  21. Kinë çdo 2 sekonda lind nga një bebe, ndërsa në ço 2,5 sekonda vdes nga një njeri.
  22. Vatikani është i vetmi shtet në botë në të cilin nuk ka natalitet dhe për këtë arsye nuk ka edhe shtim natyrorë të popullsisë.
  23. Marko Pollo ( hulumtues) është i lindur në Korqulla të Dalmacisë, Kroaci.