Abdi bej Toptani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Abdi Toptani)
Shko te: navigacion, kërko
Abdi Toptani
Nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë

Ministër i Financave 1912-1914

Ministër i Bujqësisë dhe Industrisë

Abdi Toptani.jpg

Emri: Abdi
Mbiemri: Toptani
Lindi më: 1864
Vendlindja: Tiranë
Vdiq më: 1942
Vdiq në: Tiranë
Profesioni: Politikan

Abdi bej Toptani (1864-1942), veprimtar i çështjes kombëtare, prijës çetash, firmëtar i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe ministër Financash në qeverinë e parë, pjesëtar i Këshillit të Naltë dalur nga Kongresi i Lushnjës.

Jeta[redakto | redakto tekstin burimor]

Lindi në Tiranë në një familje çifligarësh e feudalësh me ndikim në krejt Shqipërinë e mesme. Kreu shkollën fillore në vendlindje, ndërsa të mesmen në Stamboll. Kthehet në atdhe më 1895.

Kushëri i parë me Esad pashë Toptanin, por i ndarë me të, për divergjenca politike. Kështuqë, dera e madhe e Toptanasve u nda pothuaj në dy pjesë: një me Esad Pashën e tjetra me Abdinë, Refikun e Muratin.

Organizoi forcat kryengritëse kundër osmanëve në Shingjergj dhe Shupal në korrik 1912, me 6 bastisën depon e Shijakut ku pajisen me armë e municion e me 8 marrin në dorë Krujen. Me të marrun Shkupi nga krenët e revoltës së Kosovës me në krye Hasan Prishtinën e Bajram Currin, shkon me një nga dera e Gjonmarkajve të Mirdites dhe Mustafa Krujën të koordinonin levizjet por pakti me kërkesat e H. Prishtinës tashmë ishte nënshkruar. Bashkëpunon me Imzot Nikollë Kaçorrin dhe Mustafa Krujën në qarqet patriotike në qarkun e Durrësit (kjo prefekturë përfshinte pesë ndënprefektura: Durrsi vetë me pak katunde, Kavajen, Tiranen e Krún)[1]. Në nëntor 1912 priti në Durrës Ismail Qemali dhe e shoqëroi atë deri në Vlorë, ku mori pjesë në ngritjen e flamurit firmoi aktin e pavarësisë me siglën “Abdi”. U zgjodh ministër i Financave në qeverinë e parë shqiptare.

Me ardhjen e Princ Vidit më 1914, caktohet ministër i Bujqësisë dhe Industrisë. Viti 1915 Abdi Toptanin e gjen jashtë atdheut, në organizimet patriotike të shqiptarëve në Zvicër.

Kongresin e Lushnjes, ishte nga aktivistët kryesorë dhe për këtë u zgjodh antar i Këshillit të Lartë së bashku me Aqif Pashë Elbasanin, Imzot Luigj Bumçin dhe dr. Mihal Turtullin. Përkrahu kryengritjen e marsit 1922 udhëhequr nga Bajram Curri e Elez Isuf Ndreu, për të cilën u dënua me vdekje, por falë protestuesve, u lirua. Vitin e festimit të 30 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, evenimetit historik ku ai mori pjesë, më 1942, Toptani vdiq në Tiranë.

Busti i Abdi Toptanit

Fëmija i parë ka qenë Ihsani, i cili u largua në tetor të ’44-s me grupin e ushtarakëve të misionit anglez, Abaz Kupin etj. U dënua më pas me vdekje në mungesë. Punoi për “Newsweek” dhe BBC. Fëmijët e tjerë kanë qenë 2 vajzat Hiqmeti e Zejnepi, si dhe më i vogli, Xhahiti. Përveç Xhahitit që kreu studimet në shkollën e Fultz-it për Agronomi, ndërsa të lartën në Milano për Shkenca Agrare - gjithë tjerët u shkolluan në Vienë.[2]


Burime[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ «Shqiptari» i 1912-s e shqiptarizma në qarkun e Durrsit, Mustafa Kruja; marrë nga «Shêjzat» 1973
  2. ^ Jaupaj A., Gajda Toptani, mbesa e Abdi Toptanit: Ju rrëfej tim gjysh, nga firmosja e Pavarësisë te harresa, Panorama, 24 shtator 2012.