Ablacioni

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko


Ablacioni (në gjeografi) (latinisht për "gjahë", "futje në posedim").

Ablacioni është procese i zvogëlimit të masës së akullnajës ose shtresës së borës, kryesisht të pjesës sipërfaqësore për shkak të shkrirjes, avullimit (sublimacionit), shembjes dhe rrëshqitjes së ortekëve të borës ose shkëputjes së brigjeve të akullit (ajsbergëve) nga akullnajat. Ablacioni kryesisht varet prej intensitetit të rrezatimit të diellit dhe lagështisë së ajrit. Ablacioni i brendshëm, që shkaktohet nga temperaturat që krijohen gjatë lëvizjes së akullnajës, është i vogël. Po ashtu edhe ablacioni fundor, që shkaktohet nga temperaturat që liron toka, ëhit i vogël.

Nga kjo shkaktohen forma të ndryshme të shkrirjes së akullit.[1]

Shih edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Ablation në mjekësi.


Burimi i të dhënave[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Der Grosse Brock Haus, Band 1 - Wiesbaden 1984 ISBN 3-7653-0363-1