Abrahami

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Abraham)
Engjëlli ndalon flijimin e Isakut nga Abrahami. Rembrandt van Rijn.

Abrahami (hebr. אַבְרָהָם - Avraham, arab. ابراهيم, Ibrahim) është patriarku i parë i judenjve (përmendur në Tanakh), Krishterimit (përmendur në Besëlidhjen e Vjetër), dhe Islamit (në Kuran). Për këtë arsye këto tre fe quhen fe abrahamitike. Abrahami është babai shpirtëror i shumë popujve. Ai ishte biri i Terahut dhe nipi i Nahorit. Abrahami ishte i ati i Isakut (Ishakut) dhe Ismailit (Ishmaelit). Sipas besimit hebraik dhe islamik varri i tij gjendet në Hebron.

Abrahami në Krishterim[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Abrahami quhej më parë Abram. Ai është babai i parë legjendar i semitëve. Sipas Biblës, Abrahami ishte një bari që jetonte në qytetin Ur (në lindje të Irakut të sotëm) me familjen e tij, babain Terahun dhe nipin e tij Lotin dhe të shoqen, Saran. Abrahami me të shoqen ishin plakur tashmë dhe nuk kishin arritur të kishin fëmijë. Një ditë Perëndia i foli Abrahamit duke e urdhëruar të linte tokën e tij dhe të drejtohej në vendin që Ai do ti tregonte. Abrahami u bind; mblodhi karvanin e kopeve të tij, familjen dhe shërbëtorët dhe u nis. Kur mbërriti në vendin e Kanaanit (Palestina sot), Perëndia iu shfaq në një vend të quajtur Betel e i dha besën që kjo tokë do ti përkiste pasardhësve të tij.

Për shkak të një zezone, Abrahami u detyrua të merrte rrugën për në Egjipt. Duke pasur frikë se do të plaçkitej dhe do t´i merrej e shoqja nga egjiptianët, tha se ajo ishte e motra në oborrin e faraonit. Për shkak të bukurisë së Sarës, faraoni e priti me nderime Abrahamin, në fakt për t´a vrarë e për t´i marrë "motrën". Kur e vërteta u zbulua, faraoni e dëboi Abrahamin nga Egjipti.

Abrahami në Islam[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ibrahimi, është figurë e shenjtë në Islam ku mbahet si njëri prej pejgamberëve të dërguar nga Allahu.

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]