Acidi nukleik

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Acidet nukleike janë komponime organike shumë të rëndësishme për botën e gjallë. Ato janë bartëse dhe përcjellëse të informatave trashëguese, prej të parëve në pasardhës. Kromozomet dhe gjenet, si bartës të vetive trashëguese, janë të ndërtuara prej nukleoproteinave. Ekzistojnë dy lloje të acideve nukleike : acidi desoksiribonukleik dhe acidi ribonukleik. Këto dy lloje të acideve nukleike gjenden në të gjitha qelizat bimore dhe shtazore, e edhe në baktere. Te viruset gjenden njëri lloj i acidit nukleik- ADN-ja dhe ARN-ja.

Acidet nukleike për herë të parë i zbuloi zvicerani Miescher në vitin 1870, kur kimikisht kishte analizuar bërthamën e leukociteve (rruazave të bardha të gjakut), të cilat i kishte marrë nga fusha e plagës së të sëmurit në të cilin punonte. Meqë zbuloi në bërthamë, i quajti nuklein (nga lat. nukleus - bërthamë). Me hulumtimet e mëvonshme është vërtetuar se këto materie gjenden edhe në citoplazmë. Sot dihet se acidet nukleike janë të përhapura në të gjitha qelizat e qenieve të gjalla, prej viruseve deri te njeriu.

Acidet nukleike dallohen ndërmjet vete për pesha molekulare, ndërtimi, lokalizimi i tyre dhe për nga funksioni i tyre biologjik. Sipas ndërtimit të molekulës, acidet nukleaike janë vargje polinukeotidike, të cilat janë të ndërtuara prej nukleotideve purine ose pirimidine. Me lidhjen e nukleotideve krijohet vargu polinukleotidik. Secili nukleotid është i ndërtuar prej njëbaze purine ose prirmidine, një pentoze (ribozës ose deoksiribozës) dhe acidit fosforik.

Bazat purine janë : adenina dhe guanina. Bazat pirimidine janë : citozina, uralici dhe timina. Prej monosakarideve në strukturën e acideve nukleike marrin pjesë pentozat : riboza dhe deoksiriboza. Uracili dhe riboza gjenden vetëm në ARN, kurse timina dhe deoksiriboza gjenden vetëm në ADN.

Shih edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Acidet nukleike bartëse të trashëgimisë