Adi Krasta

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Adi Krasta.JPG

Adi Krasta është gazetar dhe prezantues i njohur shqiptar.

Adi Krasta ka lindur në 10 prill 1965 në Tiranë. Gjyshi i të atit dhe i ati i tij Shaqir Krasta kanë qënë mjekë, ndërsa gjyshi i tij dhe vetë Krasta janë diplomuar si inxhinierë. Adi Krasta ka filluar punë në Radio Tirana, menjëherë pas përfundimit të studimeve universitare në Shkencat e Natyrës, në vitin 1990. Ai është caktuar në Redaksinë e Kulturës të Radio Tiranës dhe ka realizuar programin "Jeta, kultura, arti". Nuk është shkëputur asnjëherë nga radio që nga viti 1987.

Transmetimi i parë televiziv është "Letërsia dhe reflekset e saj në art" në të cilin ai e ka bashkëdrejtuar me Mira Bedallin. Me Rovena Dilon ka drejtuar programin televiziv "Mbrëmje Kulturore" në vitin 1991. Në vitin 1992 ka realizuar dhe drejtuar programin-revistë "Spektër". Në vitin 1993, 1994 dhe 1995 ka drejtuar trilogjinë "12 javë" me regji të Vera Grabockës.

Në vitin 1995 Krasta kryen studime pasuniveritare në Universitetin Shtetëror të Nju Jorkut, në Fredonia. Udhëheqësi i punës studimore ishte Ted Schwalbe.

Adi Krasta është prezantuesi i pesë edicioneve të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Nga 1999 deri në 2002 ai ka punuar si gazetar prodhues në Seksionin Shqiptar të Shërbimit Botëror të BBC, në Londër të Mbretërisë së Bashkuar. Me kthimin në Shqipëri Krasta ideoi dhe realizoi së bashku me Pali Kuken ciklin televiziv të zbulimit të talenteve në fushën e këngës, "Ethet e së Premtes Mbrëma".

Adi Krasta ka qënë drejtor i Radio Koha në 1997 dhe drejtor i përgjithshëm i stacionit Telesport në 2002. Ai ka dhënë lëndën e Marrëdhënieve Publike, për të cilën është specializuar që nga viti 1996, e vazhdon ende të jetë pedagog i kësaj lënde në Kosovë.

Pasi punoi për një farë kohe në televizionin Top Channel largohet i pakënaqur nga ky televizion në vitin 2011 dhe kalon në televizionin Vizion Plus. Ai drejton programin "A Show" në këtë televizion deri në vitin 2013. Në këtë vit ai kalon në televizionin Agon Channel ku drejton programin "A Show".

Adi Krasta konsiderohet nga kritika dhe nga opinioni publik ne Shqipëri, Kosove e me gjere si profesionist unik, ka një unitet të plotë në skenë duke demonstruar një performancë bindese e terheqje magnetike, e ndërthurur kjo me gjeste dhe shprehje të goditura, ai prezanton bukur sepse e vesh interpretimin me elemente të komizmit, spektaklit dhe përçon gjithmonë pozitivitet tek teleshikuesit, i jep gjithë dimensionin që e kënaq shikuesin. Emisionet e formatit Krasta i kalojnë të gjitha parashikimet pozitive të publikut, emisionet e tij konsiderohen te mire-realizuara dhe sukses televiziv.

Stili Krast-ian përveç qasjes së çiltër dhe gjykimit të balancuar gazetaresk, ofron gjithashtu elementë të një interpretimi elegant aktoresk, është shembull emancipimi dhe modernizimi për shoqërinë shqiptare, sepse intelekti i Adi Krastës është pasuri kombëtare, mbart virtyte të theksuara qytetare, transmeton të gjithë parametrat e duhura tek publiku.

Adi Krasta rezulton të jete prezantuesi më popullor në Shqipëri dhe është tashmë i pranuar nga rrethet gazetareske ose pyetësorët e forumet, si prezantuesi televiziv më i mirë i Shqipërisë.