Adrasti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

ADRASTI (greqisht: Ἄδραστος, poashtu edhe Ἄδρηστος, Latin: Adrastus) i biri i Talit, mbretit të Argut, udhëheqësit të ekspedites të "të shtatëve kundër Tebës".

Udhëheqësi i kësaj ekspedite, i cili fitoi famë më të madhe letrare se sa ushtarake, Adrasti u bë me insistimin e dhënduerëve të tij, të Polinikut dhe të Tideut. I pari prej tyre, burri i bijës së tij Argejës, ishte i biri i Edipit, mbretit të Tebës. Erdhi në Arg si i arratasur nga Teba nga e kishte dëbuar i vëllai i tij, Eteokli. I dyti, burri i Deipilës, ishte i biri i Eneut, mbretit të Kalidonit, ndërsa për shkak të vrasjes së ungjit dhe djalit të xhaxhait, u detyrua ta braktisë atdheun. Që të dy e lutën Adrastin që t'iu ndihmojë për ta marrë pushtetin në qytetet e lindjes; pas grindjeve të gjata se kujt duhet t'i ndihmonte më parë, u vendos që së pari të ndërmerret ekspedita kundër Tebës dhe pastaj kundër Kalidonit. Me ndihmën e Polinikut dhe të Tideut Adrastit i shkoi për dore që t'i përfitojë për aleatë kreshnikët më të famshëm argeas, në mesin e tyre Amfiareun, Kapaneun, Partenopeun, Hipomedontin dhe Eteoklin. Kuptohet se për tebanët, përgatitjet luftarake nuk kanë mbetur më në fshehtësi dhe, kur ushtria argease u gjend nën muret e Tebës, u ballafaqua me mbrojtësit e përgatitur mirë. Adrasti kuptoi se me sulm nuk do të mund t'i pushtojë muret e Tebës. I shkoi për dore që tebanët t'i ndjellë me lajka në pllajë para qytetit dhe në betejë t'u sjellë humbje. Atëherë tebanët u tërhoqën në qytet dhe nuk e braktisën më. Pastaj Adrasti vendosi që t'i sulmojë dyert. I ndau njësitë e veta kështu që secili prej të shtatëve është dashur që t'i pushtojë njëren prej shtatë dyerve tebane. Një renditje e tillë u ka konvenua më tepër mbrojtësve se sa sulmuesve. I pari në luftë u vra Kapaneu i cili lëvdrohej se do t'i pushtojë dyert e veta edhe po qe se i mbron vetë Zeusi. Andaj zoti suprem i rrëzon nga muri me vetëtimën e rrufesë.Kur pas kësaj u vran Partenopi dhe Poliniku,Adrasti me tebanët përfundoi marrëveshjen. Tani tebanët e shfrytëzuan epërsinë e tyre.Gjetën shkas për ta pezulluar armëpiashimin dhe me të gjitha fuqitë u hudhën kundër argeasve. Në këtë betejë mbeti gjallë vetëm Adrasti. Shpëtimi i Adrastit, siç u dëshmua, ka qenë më tepër dënim se sa hiri i zotërave. Tek e fundit, çka i nevojitet jeta komandantit kur e humb ushtrinë? Çka i nevojitet jeta mbretit i cili e ka humbur pushtetin? Çka i nevojitet jeta babait i cili bijat e veta i ka sjellë në vejni dhe nipat i ka bërë jetima? Mirëpo, Adrasti e përjetoi dënimin edhe më të madh për shkak të nxitjes së luftës tekanjoze. Kur pasardhësit e shokëve të tij iu çuan përsëri kundër Tebës, ia mbushën mendjen Egialeut, birit të Adrastit, që të shkojë në luftë me ta. Në këtë betejë, nën muret e Tebes, u vra vetëm Egialeu. Adrasti vdiq prej dhimbjes dhe pikëllimit për të birin. Përveç Adrastit, nga Iliada dhe Odisea mësojmë edhe per tre të tjerë. Këta janë luftëtarë trojanë jo aq të rëndësishëm nga lufta me akejët. Njërin prej tyre, kinëse në rini e ka rrëzuar nga pushteti vëllai i tij, Amfiareu. Adrasti ka ikur në Sikion, ku më vonë, u bë mbret dhe u pajtua me Amfiareun, ia jep motrën e vet Erifilen për grua dhe u kthye në Arg. Pas sundimit të gjatë dhe të lumtur merr pjesë në ekspeditën e "Të të shtatëve kundër Tebës". Ishte njëri prej trimave më të dalluar në këngët, të ashtuquajtura cikli teban. Eskili e ka përshkruar fuqishëm në tragjedinë Të shtatët kundër Tebës (pak para vitit 467 para e.s.). Në kohërat e mëvonshme fati i Adrastit nuk i ka tëhequr fort dramaturgët dhe poetët - siç kishte mundur të pritet, ndoshta për arsye se në histori ka shumë shembuj nga jeta e sundimtarëve, të cilët kanë qenë të dënuar për shkak të sulmeve të tyre luftarake, prandaj as që ka qenë e nevojshme për shembuj të tillë nga mitet.