Aeroporti i Shkupit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Aeroporti i Shkupit
Summary
OperatorJPAU Makedonija
Coordinates41° 57’ 40’’ V
21° 37’ 37’’ L
781  ft / 238 m
mbi niv. detit

Aeroporti i Shkupit (maqedonisht: Меѓународен аеродром Скопје) është aeroport ndërkombëtar në përdorim civil-ushtarak në afërsi të Shkupit, Maqedoninë e Veriut. Aterimi i parë është bërë më 1928 në një pistë vetëm tre km larg qytetit. Linja e parë ndërkombëtare nga ky aeroport ishte ajo e vitit 1930 që lidhte Gracin, Austri me Selanikun, Greqi dhe kalonte nëpër Aeroportin e Shkupit. Më 1963, pas Tërmetit të Shkupit dhe rindërtimit të qytetit, aeroporti u zhvendos nga pozita fillestare në atë të tanishmen. Më 1987 terminali u zëvendësua me një të ri ndërsa më 1993 u bënë riparime shtesë. Aktivitetin më të madh gjatë historisë së tij aeroporti e pati gjatë dhe pas Luftës së Kosovës më 1999 dhe 2000 kur numri i udhëtarëve e kaloi një milion. Që nga ajo kohë, aktiviteti në aeroport ra në 500,000 udhëtarë në vit ku është stabilizuar.

Struktura e udhëtarëve përbëhet nga diaspora dhe pushuesit e qendrave turistike.

Linjat ajrore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shoqëritë e fluturimit që përdorin Aeroportin e Shkupit janë: Austrian Airlines, Cirrus Airlines, Adria Airways, Air Serbia, Helvetic Airways, Alitalia, Turkish Airlines, Croatia Airlines, Germania Airlines, SAS Scandinavian Airlines, Czech Airlines, Aegean Airlines, Scorpion Air (kargo).

Nga Shkupi fluturohet me linja të rregullta për në këto qytete: Zyrih, Vjenë, Frankfurt, Dyseldorf, Hamburg, Romë, Berlin, Milano, Lubjanë, Zagreb, Beograd, Budapest, Stamboll, Amsterdam, Kopenhagë, Sofje, Athinë, dhe Pragë. Gjatë verës ka linja çarter për në disa qendra turistike të Mesdheut dhe më gjerë.

Pajisjet teknike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

1996 është bërë renovimi i pistës, zonave parkuese, sistemit të ndriçimit, depos për mallra kargo, etj. Aeroporti mund të shërbej në të njëjtën kohë 13 avionë trupë-ngushtë dhe dy trupë-gjerë.

Sistemi ILS ofron ulje nën kategoritë Cat I dhe Cat II. Aeroporti po ashtu zotëron me radar për vëzhgim të fushës, VOR, DME ,NDB dhe radar në afrim (approach).

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]