Afërdita Halimi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Afërdita Halimi

Afërdita Halimi lindi më 1964, Cernicë (Gjilan) - shkrimtare, mësuese, emigrante aktive shqiptare nga KosovaGjermani.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në Ferizaj, kurse Fakultetin Filozofik, dega: Gjuhë dhe Letërsi Shqipe e kreu në Prishtinë. Prej vitit 1992 jeton në Gjermani. Menjëherë u angazhua me aktivitete kulturore në Hamburg. Në fillim punoi në Wedel si mësuese e gjuhës shqipe me fëmijët shqiptarë e më vonë edhe në Hamburg.

Gjatë vitit 2000-2003 ishte kryetare e Bashkësisë së Prindërve Shqiptarë në Hamburg, ku merrej me organizimin e arsimit shqip në këtë vend. Tre semestra ligjëroi gjuhën shqipe „Strukturkurs Albanisch“ në Universitetin e Hamburgut. Është marrë edhe me organizimin e gruas shqiptare në Hamburg, ku në emër të Bashkësisë së Prindërve, Shkollës Shqipe dhe nënave arriti t’i zhvillojë një numër të madh aktivitetesh me nxënës. Kurorëzim i të gjitha këtyre aktiviteteve ishte Kampionati i Diturisë Hamburgu 2003.

Në vitin 2005 filloi të interesohet më shumë edhe për temën e migracionit në rrjedhat e botës, kështu që e zgjeroi rrethin e aktiviteteve të saj edhe te nacionalitetet e tjara. Mori kontakt me institucionet joqeveritare dhe qeveritare të Hamburgut, Schleswig-Holsteinit dhe të Federatës Gjermane. Kontakt mori edhe me organizatat e ndryshme të migracionit pa dallim kombësie. Në fund të vitit 2006 themeloi “Shoqatën për Arsimin, Kulturë dhe Mirëqenie të Popujve” në Hamburg dhe rrethinë. Me këtë shoqatë ishte aktive në Hamburg dhe Schleswig-Holstein, rrethi i Pinnebergut; sie Wedel, Pinneberg, Elmshorn, Halstenbeck dhe Schenefeld. Organizoi mbi 30 aktivitete në vit; shfaqje interkulturore, arsimim politik dhe arsimim të politikës zhvillimore. Udhëhoqi projekte interkulturore, si dhe edukative interkulturore.

Në kohën e saj të lirë merret me shkrime; lirikë, pjesë teatrale, skeçe, artikuj, reportazhe dhe publikacione historike. Në fillim të krijimtarisë së saj letrare, ishte e koncentruar në rrethanat politike dhe historike të kohës e pastaj edhe në themën e migracionit shqiptar. Me kalimin e kohës donte të dinte gjithsesi pasojat e migracionit në përgjithësi; si jetojnë e si organizohen nacionalitetet tjera në diasporë; ku janë dallimet dhe ngjashmëritë në mes nacioneve të ndryshme; si ka mundësi të mësojnë nga njëri–tjetri. Kështu që në shkrimet e saj të fundit dominon tema e migracionit nga të gjitha kontinentet e botës, si dhe jeta e tyre në Gjermani.

Së fundi e nxori në dritë Fjalorin e parë shqip-serbokroatisht të babait të saj Raif Halimit, të shkruar në burgun e Mitrovicës së Sremit. Raif Halimi vdiq më 01 maj 1999 duke e lënë në dorëshkrim fjalorin e parë shqip-serbokroatisht. Pushteti i atëhershëm e donte fjalorin, por pa emrin e tij. Pushteti përpiqet ta bind atë me dhunë për ta dorëzuar fjalorin.18 vite pas vdekjes së tij, doli nga shtypi në faksimile me emrin e autorit të vërtetë, Raif Halimi-Cernica.

Fjalori është shkruar në gegërishte, ashtu siç janë shkruar edhe dokumentet më të vjetra të shqipes.

Si duket, ai këtë fjalor e ka përpunuar tri herë prej shkronjës A gjer në shkronjën ZH. Për këtë arësye fjalori është ndarë në tri pjesë. Për shkak të volumit, botimi është ndarë në dy pjesë. Fjalori është me kopertina të trasha dhe ka 1872 faqe. Pjesa e parë ka 940 faqe, pjesa e dytë ka 932 faqe. Falori u botua në dhjetor 2016 në Emigrantibuch, në Itzehoe të Gjermanisë.  

Tituj të veprave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shtëpia botuese Emigrantibuch[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]