Aflatoksina

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Aflatoksinat janë mikotoksina natyrale që janë të prodhuara nga lloje të shumta të Aspergillus, një kërpudhë. Kërpudhat më të zakonshme janë Aspergillus flavus dhe Aspergillus parasiticus, Aspergilus niger. Aflatoksinat janë toksike dhe ndër substancat më të njohura kancerogjene. Pas hyrjes në trup, aflatoksinat mund të metabolizohen nga mëlçia ose të kthehen në një formë më pak të dëmshme : aflatoksinë M1.

Aflatoksinat e prodhuara nga koloni të Aspergillus janë të zakonshme dhe të përhapura në natyrë. Ata mund të kolonizojnë dhe të ndotin grurin para korrjes ose gjatë magazinimit. Të lashtat janë veçanërisht të ndjeshme ndaj infeksionit nga Aspergillus pas ekspozimit të zgjatur në një mjedis me lagështirë të lartë, ose dëmtimi nga kushte të vështira të tilla si thatësira.

Habitati fillestar i Aspergillus është në tokë, bimësi të kalbur, sanë (bari i thatë), dhe drithëra në proces prishjeje; pushton të gjitha llojet e substrateve organike kurdo që kushtet janë të favorshme për rritjen e saj. Kushte të favorshme të përfshijë përmbajtje të lartë lagështi (të paktën 7 %) dhe temperaturë të lartë.

Toksina mund të gjendet edhe në qumështin e kafshëve që janë ushqyer ushqim të kontaminuar.

Nivele të larta të ekspozimit ndaj aflatoksinave prodhojnë nekrozë akute hepatike, duke rezultuar më vonë në cirrozë, ose tumor të mëlçisë. Ataku akut hepatik shfaqet me hemorragji, edemë, çrregullime në tretje, ndryshime në përthithjen dhe/ose metabolizmin e ushqimit dhe ndryshime mendore dhe/ose gjendje kome.