Agim Ramadani
| Agim Ramadani | |
![]() |
|
| Emri | Agim |
| Mbiemri | Ramadani |
| Lindur më | 3 Maj 1964 |
| Lindur në | Zhegër,Gjilan |
| Vdiq më | 1999 |
| Kombësia | Shqiptare |
| Profesioni | Shkrimtar,Piktor,Komandnt ne UÇK |
| Mirënjohje | |
| Dëshmorë | |
Agim Ramadani (1964-1999) lindi në fshatin Zhegër të komunës së Gjilanit, në Kosovë, me 3 maj të vitit 1964. Shkollimin filor e kreu në vendlindje, të mesmen shkollën teknike në Gjilan në vitin 1980, ndërsa Akademinë ushtarake-drejtimi i komunikacionit në Zagreb të Kroacisë.
Me poezi dhe pikturë është marrë që nga shkollimi i mesëm. Përderisa poezitë e tij, sa ishte gjallë i mbetën të shpërndara nëpër revista të ndryshme e në dorëshkrim, si piktor organizoi ekspozita kolektive e përsonale në Kroaci, ku punoi si ushtarak e në Zvicër, ku jetoj si emigrant politik, mëqe me fillimin e luftës në Kroaci, ai braktisi ish Armatën Jugosllave ku punonte si oficer. Në vitin 1998 pranohet antarë nderi në Akademinë Evropiane të Arteve.
Ndonëse kishte të rregulëuar statusin e emigrantit, Agim Ramadani në vitin 1998, iu përgjigj thirrjës së atdheut dhe u inkuadrua në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke lënë në Zvicërr tre fëmijë dhe gruan.
Gjatë luftës u dëshmua si strateg i lartë dhe udhëheqës i dashur për ushtarët. Ishte njëri ndër hartuesit e planit për thyerrjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, gjë të cilën edhe e bëri bashkë me shokët e vet. Ishte i pari që shkuli gurin-piramidën-kufitare në Koshare. Pas thyerrjës së këtij kufiri, në pjesën e Kosovës, tek vendi i quajtur Rrasa e Zogut, ai ra heroikisht- duke mos vdekur kurrë. Njihet me emrin konspirativ-Katana. Llogaritet si një nga heronjtë më të njohur të historisë së re shqiptare. Në Gjilan para Teatrit Kombëtar i është ngritur një shtatore, në të cilën janë komponuar të gjitha elementet artistike dhe luftarake të Agim Ramadanit-Katanës. Është përfaqësuar në disa leksikone dhe antologji të shkrimtarëve shqiptarë, të botuara pas vitit 2000. Agimi la pas vetes tre pasardhës, djemtë Jetonin dhe Edonin, si dhe vajzën Laurinën.
[redakto] Tituj të veprave
- Një jetë tjetër - Prishtinë 2002 (pas vdekjës)

