Agjenti 47

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Agjenti 47

Agent 47 (gjithashtu i njohur si 47, Mr. 47, Codename 47, dhe Tobias Rieper) është personazh fiktiv dhe protagonist në serinë e video lojërave Hitman. I krijuar nga IO Interactive, personazhi u formua në bazë të aktorit David Bateson, i cili gjithashtu e pajisi atë me zërin e tij. 47 është paraqitur në të gjitha seritë e video lojës Hitman, është portetizuar në librin Hitman: Enemy Within, si dhe në filmin e adaptuar pas lojës, ku rolin e tij e luajti aktori Timothy Olyphant. Agjenti 47 është klon i ndërtuar gjenetikisht dhe i trajnuar me qëllim të përndjekjes dhe vrasjes së objektivëve të tij. Emri i tij rrjedh nga dy numrat e fundit të barkodit të tij që e ka tatuazh në pjesën e pasme të kokës, 640509-040147.