Agon Fehmiu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

I lindur me 28.05.1971 në Prishtinë. I biri i prof. Arsim Fehmiut trajner i parë kosovar i futbollit me thirrje Federative dhe Dekan shumëvjeçar i Fakultetit për Kulkturë Fizike të Universitetit të Prishtinës në Prishtinë dhe dr.Enisa Fehmiut profesoresh në Fakultetin e Mjekësisë në UP në Prishtinë.

Karrierën e basketbollistit e ka filluar në KB “Prishtina” ku kaloi nëpër gjitha kategoritë dhe grupmoshat. Ish reprezentues i Kosovës.

Gjatë shkollimit si basketbollist, kaloi kampet e shumta verore të organizuara jashtë Kosovës, si p.sh. kampi reprezentativ i përfaqësuesës së kadetëve dhe juniorëve të Kroacisë në Badia (Korçul), FIBA Akademinë Ndërkombëtare të Basketbollit në Pula, Spanjë dhe Itali.

Gjatë këtyre kampeve është shkolluar nën përkujdesjen e emrave më të njohur të basketbollit evropian dhe botëror:

Z.Mamiq (selektor i të rinjve të Kroacisë atëbotë), Borislav Sinkoviq (Scavolini), R.Qorkoviq (Partizani nga Beogradi), G.Gierggia (ish selektor i Kroacisë), R.Zheravica (ish selektor i Jugosllavisë dhe skuadrës Ylli Kuq nga Beogradi), Faruk Kulenoviq (Bosna –Sarajevë), D.Ostarqeviq (Zara dhe scout i Boston Celtics), Bob Sossone (ish selektor i kombëtarës amerikane për junior), Jim Dollan (ex-Portland Treilblazers dhe Notre Damme University), Bob Scherlock (Princeton University), John Stivens (UCLA), Dan Guegenn (St.Francis College-Pitsburgh PA), Doron Jamshi (ish lojtarë dhe trajner i Maccabi Tel Aviv) Sergej Bjellov ( CSKA Moska dhe ish-BRSS), etj...

Karriera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në karrierë ka luajtur për KB Prishtina, Sloga Shkup, Pertevniyal dhe Yesilyurt (Stamboll), ndërsa në vitin 1994 ka filluar profesionin e trajnerit/mësues me kategori të reja duke e hapur shkollën e parë private të basketbollit në Kosovë: “ A.A.F 5.”

Në këtë shkollë karrierat e tyre i kanë filluar shumë lojtarë të njohur të basketbollit kosovar si: Edmond Azemi, Blerand Stavileci, Arben Fetahu, Agon dhe Albert Sylejmani e shumë të tjerë, ndërsa në Stamboll ka punuar si trajner dhe drejtor i klubeve për grupmosha të reja.

Në vitin 1998 ishte bashkëthemelues dhe koordinator i shkollës private të basketbollit “Akademik Basketboll Okulari” së bashku me ish reprezentuesin turk Burçin Badem. Nga karriera si trajner/mësues në Turqi vlen të përmendet puna me talentin e ri Fatih Solak qendrën 216 centimetërshe (aktualisht reprezentuesit të Turqisë) , i cili nga Akademik Basketbol Okulari ku i mësoi hapat e parë kaloi tek skuadra e famshme turke, Ulker.

Pas kthimit në Kosovë, nga viti 2000 deri me 31 dhjetor 2012 punoi në Kohavision duke promovuar vlerat e basketbollit në media. Sa i përket karrierës në TV, është komentatori më i kompletuar shqiptar i gjitha kohëve për basketboll, autor dhe themelues i ASIST-it, emisionit te pare te basketbollit ne histori te televizioneve shqiptare. Me punen e bere ne Kohavision , duke bere programe speciale per basketboll dhe duke transmetuar ngjarjet me kryesore ne Kosove, kampionatet Evropiane dhe Boterore si dhe ndeshjet e NBA, ka ndikuar ne popullarizimin e këtij sporti.

Së fundmi, ka kryer Shkollën e Trajnerëve të Basketbollit të Institutit të Euroleague-s për Basketboll, nën udhëheqje të Ettore Messina-s, trajnerit kampion aktual të Euroleagu-s me CSKA Moskën.


Në aspektin akademik, Agon Fehmiu është magjistër i gazetarisë dhe komunikimit. Studimet universitare Agoni i ka filluar në vitin 1989 në Fakultetin e Mjekësisë në UP ndërsa i kam ndërprerë në vitin 1991 pas përjashtimit të shqiptarëve nga jeta institucionale, nga ana e okupatorit serb. Ndërkohë, edukimin e vazhdoi në lëmin e basketbollit, në Turqi. Nga viti 1991-1993 dhe më vonë nga viti 1995 deri 1999 jetoi dhe punoi në Stamboll, ku krahas edukimit profesional në basketboll filloi të merret edhe me gazetari sportive apo më saktësisht, me gazetari të basketbollit, duke e pjekur zanatin tek Ismet Badem, gazetar dhe komentuesi i njohur turk. Në vitin 1999, pas kthimit në Kosovë, filloi punën e gazetarit të sportit në Koha Ditore dhe nga viti 2001 u bë redaktor i Sportit në KTV ku punoi deri më 31.12.2012. Nga Maji 2018, zyrtarisht emërohet Drejtor Sporti në Artmotion.

Mirnjohje[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përkundër lëvdatave dhe mirënjohjeve të cilat vinin nga publiku, Agoni konsideronte se puna e tij profesionale kishte nevojë për shkollim të mëtejmë profesional. Me qëllim që ta ngris nivelin akademik, në vitin 2009, ai regjistroi programin Master në Institutin e Kosovës për Gazetari dhe Komunikim (KIJAC). Më 31 maj 2011, Agoni dorëzoi tezën e përfunduar të magjistraturës me temë “Shmangia e femrave nga gazetaria sportive në Kosovë dhe çka duhet bërë për të ndryshuar kjo situatë”. Mentore e punimit të tij ishte Prof.Dr. Anna Di Lellio kurse punimi i magjistraturës është pranuar dhe vlerësuar me notë të lartë nga Prof. Dr. Sadie Clifford nga Universiteti i Cardiffit. Për angazhimin në hulumtim dhe studime, ka referenca nga dy profesoreshat e respektuara Prof.Dr Anna di Lellio dhe Prof.Dr. Tamara Witschge.

Ajo që duhet theksuar është edhe fakti se Agoni është Kryetar i Shoqatës së Streetball Kosova ® anëtare e FBK-së e cila tash e 13 vite e organizon aktivitetin e basketit 3x3 i cili ka ndihmuar në promovimin e këtij sporti të bukur ndër rininë kosovare kurse së fundit është pranuar edhe në familjen e FIBA 3x3 Basketball duke e ndërkombëtarizuar streetbalin kosovar

Lidhje te jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]