Ehlul-Hadith

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Ahl-i hadith-i)

Personi të cilin Ehlul-Hadithi në lëminë e fikhut (të së drejtës islame) e merr për lider, është njëri prej shtatë fakihëve të njohur të Medines, Said bin el-Musejjebi. Edhe pse Said bin el-Musejjebi (v. 94/712) ishte imam i Ehlul-Etherit, kur e donte puna hidhte hapa që mund të quhen “guximtarë” saqë jepte fetva (përgjigje juridike) edhe me re’j. Ndërkaq, edhe pse ishte nga Kufa (qytet në Irak), esh-Sha’biu i takonte shkollës së 2 Ehlul-Etherit. Ehlul-Hadithi është përmendur edhe me emrat As’habul-Hadith dhe As’habul-Ether ose Ehlul-Ether.

Karakteristikat kryesore të Ehlul-Hadithit mund të radhiten si në vijim :

  • a) Nuk e shihnin me sy të mirë përdorimin e re’jit dhe të kijasit. Vetëm në raste nevoje bënin istinbat (nxjerrje të vendimeve duke përdorur logjikimin).
  • b) I iknin marrjes së vendimeve për çështjet që akoma nuk kishin ndodhur.
  • c) Më tepër i përkushtoheshin tubimit të haditheve dhe mbledhjes së mendimeve të sahabëve e të tabiunëve. Të gjitha këto që i tubonin i quanin me termin ether (shumësi athar). Prandaj, sa herë që duhej të jepnin ndonjë vendim lidhur me çështjet e

paraqitura, atyre në të shumtën e rasteve u mjaftonin këto ethere.

  • ç) Nuk u jepnin rëndësi fetvave dhe re’jeve (mendimeve) që binin ndesh me këto ethere.

Si rezultat i këtyre tipareve të Ehli-Hadithit, lind kjo metodë e tyre në lëmin e fikhut :

  • 1) Të veprohet me një ajet të qartë kur’anor që ka të bëjë me çështjen e diskutueshme. Nëse ajeti ka mundësi për t’u komentuar, ky komentim të bëhet në përshtatshmëri me mënyrën e komentimit të cilën e miraton sunneti.
  • 2) Të ndiqet sunneti në çështjet për të cilat nuk ka ajet kur’anor. Me këtë rast, nuk është me rëndësi nëse sunneti është mutevatir (i përcjellur nga një grup transmetuesish të secilës gjeneratë) apo âhâd (i përcjellur nga një person i secilës gjeneratë ; ndahet në :

mesh’hur, aziz dhe garib), nëse me të kanë vepruar sahabët dhe fakihët më herët ose jo.

  • 3) Në rast të mungesës së ndonjë vendimi në sunnet, të merret vendimi i miratuar nga një grup i sahabëve dhe tabiunëve ; në raste mospajtimi midis tyre, të preferohet kriteri i dijes dhe devotshmërisë së tyre.
  • 4) Së fundi, të merren shembujt e përngjashëm me frymën, qëllimin, direktivat dhe kërkesat e Kur’anit e të sunnetit dhe në bazë të tyre të jepet fetvaja. Pas periudhës fillestare kur në shkallë të madhe u intensifikuan diskutimet ideore në lëmin e politikës (hilafetit, imametit), i’tikadit (besimit), hadithit dhe fikhut, në mes viteve 130-190 / 747-805 Ehlul-Hadithi i tejkalon kufinjt e Hixhazit dhe rrethinës së tij, ku e kishte mbaruar fazën e formimit fillestar dhe i cili Hixhaz ishte djepi i myslimanëve me prejardhje arabe, duke tërhequr ithtarë të vet e duke u vendosur edhe nëpër vise të tjera gjeografike. Ehlul-Hadithi, që nga shek. III hixhrij duke u

medh’hebizuar në malikij, shafi’ij, hanbelij dhe dhahirij (davudij), arrinë të shpërndahet në të gjitha anët e botës myslimane.