Mbreti Zogu I

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

(Përcjellë nga Ahmet Bej Zogu)
Shko te: navigacion, kërko

Ahmet Lekë Zogolli
President i Shqipërisë
1925 - 1928
Ministër i Punëve të Brendëshme
1920 - 1920

Foto Ahmet Zogu S.png

Emri: Ahmet
Mbiemri: Zogu
Emri alternativ: Mbreti Zog I
Profesioni: diplomat
Ditëlindja: 8 Tetor 1895
Vendlindja: Burgajet
Ditëvdekja: 9 Prill 1961
Vendvdekja: Suresnes, Francë
Nënshtetësia: Shqiptar
Ishte mbret i Shqiptareve
Vila e Zogut


Ahmet Bej Zogu[1], mbreti Zog (8 Tetor 1895 - 9 Prill 1961), ishte politikan shqiptar, Ministër i Brendshëm (30 janar, 192014 nëntor, 1920), kryeministër i Shqipërisë (1922-1924), president (1925 - 1928) dhe mbreti i parë i Shqipërisë (1928 - 1939).

Tabela e përmbajtjeve

[redakto] Jeta

[redakto] Mbretit Zog I

Lindi më 8 Tetor 1898], në Burgajet-Mat, në një kështjellë të ndërtuar rreth shekullit të XV. Vdiq më 9 Prill 1961.

[redakto] Edukimi

Mësimet e para i mori në vendlindje nga mësues privat si Sali Toron, Hysen Efendi Cekën dhe Dervish Himën për gjuhën shqipe, Hafiz Muharremin për gjuhën turke, deri në moshën 13 vjeçare. Më 15 Qershor 1905, largohet për në Stamboll dhe fillon studimet në Lice dhe më vonë në akademinë ushtarake deri më 1912. Më 1917, gjatë kohës së Tij në Vjenë u shkollua dhe mori mësimet në gjuhën gjermane dhe thelloi njohuritë në artin ushtarak dhe në diplomacinë perëndimore.

[redakto] Gjuhët e Huaja

Anglisht, frëngjisht, italisht, gjermanisht, turqisht, arabisht.

[redakto] Titulli

Naltmadhnia e Tij Zog I, Mbret i Shqiptarëve

[redakto] Shpallja Mbret i Shqiptarëve

Paqëndrueshmëria e stabilitetit politik të vendit në vitet 20, detyroi një grup parlamentarësh të propozonin shqyrtimin e regjimit shtetëror në Shqipëri, parlamenti vendosi në favor të këtij propozimi. Mbas zgjedhjeve të parakohshme më 25 Gusht 1928, u propozua ndërrimi i formës së qeverisjes, u formua komisioni statusor, i cili propozoi ndërrimin e formës së regjimit nga republikë në monarki. Ky propozim u hodh në votim dhe parlamenti më 30 Gusht 1928, vendosi që Asambleja Kushtetuese të proklamojë Shqipërinë Mbretëri Demokratike Parlamentare të Trashëgueshme.

Më 1 Shtator 1928, Asambleja Kushtetuese proklamoj : "Mbret të Shqiptarëve" nën emrin "Zog I", birin të dalun prej gjinit të vet SHPËTIMTARIN E KOMBIT “AHMET ZOGUN” i zbritun prej familjes së famshme “ZOGU”.

Pas kësaj proklamate, parlamenti formoi një komision i cili do ti komunikonte Naltmadhnisë së Tij, vendimin dhe do ti ofronte Fronin Mbretëror. Mbasi e pranoi fronin, Naltmadhnia e Tij Zog I, Mbret i Shqiptarëve bëri betimin mbi flamurin kombëtar.

Ai u betua (Formula e betimit) : “Unë Zogu, Mbret i Shqiptarëve, në çastin në të cilin po hudh kambën mbi Thronin e Mbretnis Shqiptare dhe po marr në duar Pushtetin Mbretnuer, betohem përpara fuqisë së Zotit me mbajte Bashkimin Kombëtar, Independencën e Shtetit dhe Tokat. Betohem edhe të mbahem besnik ndaj Statutit dhe të veproj mbas pikave të tij dhe mbas ligjeve që ndodhen në zbatim, duke pas parasysh kurdoherë të mirën e popullit. Zoti më ndihmoftë”.

[redakto] Aktiviteti

20 korrik 1912 NMT Zog I, u kthye në Shqipëri, për arsye se Fuqitë Ballkanike, të përkrahur hapur nga Rusia, po përgatiteshin që ti shpallnin luftë Perandorisë Osmane, si rrjedhojë Shqipëria do të vuante pasojat e kësaj lufte.

1 Nëntor 1912, ai merr pjesë me 8000 matjanët e Tij në luftë kundër ushtrive serbo-malazeze duke i ardhur në ndihmë qytetit të Shkodrës i cili mbrohej nga Hasan Riza Pasha dhe Esat Pash Toptani.

Ndërkohë që luftonte në Shkodër, u njoftua se Dibra u pushtua dhe u dogj nga forcat serbe, si dhe po i drejtoheshin Matit. Atëherë NMT Zog I me shpejtësi të madhe u nis për në Mat, ku filloi menjëherë përgatitjet për të mbrojtur të paktën Matin nga sulmi.

28 Nëntor 1912, në shpalljen e pavarësisë në Vlorë nga Ismail Qemal Bej Vlora, Matin, Dibrën dhe Mirditën do ta përfaqësonte NMT Zog I, i cili kryesonte delegacionin prej 26 vetash.

Mbas përfundimit të kuvendit u kthye në vendlindje, ku organizoi mbrojtjen e krahinave të Matit dhe Dibrës, kundër ushtrisë serbo-sllave. Në Mat NMT Zog I, kishte shumë armatim dhe municione për të cilët kishin nevojë kryetarët e Kosovës e të Dibrës, të cilët vinin në Mat për t’u furnizuar. Edhe një herë Mati u bë qendra e Shqipërisë dhe bijtë e tij nuk i braktisën të ardhurit por i mbajtën në familjet e tyre të pa ndarë në ushqime.

Gjatë qeverisjes së Ismail Qemalit, NMT Zog I, mbrojti interesat e kësaj qeverie duke kundërshtuar edhe Esat Pash Toptanin (i cili ishte edhe daja e Tij).

Në kohën e ardhjes dhe përpjekjeve të Princ Vidit që të instalonte qeverinë e tij në Shqipëri, Ai e përkrahu atë, sepse mendonte se kjo përkrahje ishte në të mirën e vendit.

Në pranverën e 1914, plasi një kryengritje kundër Vidit (e cila mendohej se ishte ideuar nga Esat pash Toptani). NMT Zog I, u vu në ndihmë të Princ Vidit dhe kërkoi nga forcat rebele që të tërhiqeshin dhe mos të rrezikonin interesat kombëtare. Mbas një përgjigje negative nga ana e rebelëve, ai marshon drejt Elbasanit dhe Krujës, i thyen forcat rebele dhe vendoset në Krujë. Gjatë kohës që ishte në Krujë, Princ Vidi largohet nga Shqipëria dhe ia lë administrimin e vendit një përfaqësie ndërkombëtare, kjo bëri që edhe NMT Zog I, të tërhiqej nga Kruja drejt Matit.

luftën e parë botërore NMT Mbreti Zog I u rreshtua ne krah te Austro-Hungarisë dhe vuri në dispozicion të luftës 10.000 luftëtarë (çliron Skraparin dhe Durrësin).

3 Mars 1916, NMT Zog I, thërret Kongresin Kombëtar, në Elbasan për të diskutuar mbi fatin e Shqipërisë. Kjo iniciativë e Tij, në fillim pati mbështetjen nga Austro-Hungaria, e cila më vonë u tremb dhe e pengoi. Ky akt bëri që NMT Zog I, të tërhiqej nga Lufta e Parë Botërore, si shenjë revolte kundër këtij veprimi.

Në Janarin e 1917, mbas vdekjes së Franc Jozefit, në Vjenë u bë kurorëzimi i Karlit dhe u ftua një delegacion nga Shqipëria, me theks të veçantë kërkohej prania e NMT Zog I. Mbas kësaj ceremonie austriakët i kërkuan NMT Zog I, që të qëndronte në Vjenë. Ai u detyrua të vendosej në Vjenë deri në përfundim të Luftës.

1919, Shqipëria rrezikonte realisht ndarjen, kështu që NMT Zog I, rikthehet në aktivitetin politik duke kërkuar që të mbahej një kongres kombëtar për të mbrojtur fatet e Shqipërisë, kongres që u mbajt në Lushnjë me 21-31 janar 1920 i siguruar me 9000 vete nga ai (Kongresi e emëroj ministër te brendeshem).

11 shkurt 1920 pas kundërshtisë italiane për të mos lejuar vendosjen e qeverisë në kryeqytetin e vendit në Durrës, Zogu çan barrikadën dhe siguron vendosjen e qeverisë dhe Këshillit të Naltë në Tiranë.

6 mars 1920 së bashku me ministrin e Drejtësisë bën bashkimin e Shkodrës me pjesën tjetër të vendit.

Në shkurt – nëntor 1920 stabilizon rendin në Shqipëri. Në nëntor 1920 suksesi i tij ngjall xhelozi dhe si pasojë e saj, qeveria jep dorëheqjen.

5 prill 1921 zgjidhet deputet i Partisë Popullore në Këshillin Kombëtar.

4 nëntor 1921, emërohet nga qeveria, komandant të operacioneve ushtarake për krahun lindor kundër serbëve.

14 dhjetor 1921 pas shtypjes së grushtit të shtetit vjen në Tiranë dhe siguron qetësinë e vendit.

24 dhjetor 1921 emërohet sërish ministër i Punëve të Brendshme.

Në mars 1922 i bën ballë rebelimin të forcave opozitare duke ruajtur kryeqytetin nga anarkia.

2 dhjetor 1922 për herë të parë emërohet kryeministër. Në këtë post, Zogu ishte i pari që nisi punën për hartimin e ligjeve organike të ministrive. Për këtë qëllim ai ngriti grupet e ekspertëve me nga dy përfaqësues për çdo ministri.

Në shtator 1923 Zogu konfirmohet edhe si kryetar i Partisë Popullore.

Në dhjetor 1923 Zogu arrin të sigurojë numrin më të madh të votave në zgjedhjet për Kuvendin Kushtetues, por pa arritur numrin e duhur për krijimin e qeverisë së re. Për herë të parë ai zgjidhet me dy mandate, në Dibër dhe në Durrës.

23 shkurt 1924 për shkakun se Zogu me anë të një koalicioni me independentistët siguroi një shumicë të re, opozita i organizoi një atentat brenda Kuvendit Kushtetues. Zogu plagoset dhe jep dorëheqjen. Gjendja acarohet.

Në maj – qershor 1924 opozita organizon një grusht shteti. Qeveria “Vrioni” që u rrëzua më 10 qershor 1924 e kishte emëruar ditët e fundit të saj, komandant për shtypjen e grushtit të shtetit në veri.

Në qershor 1924 për të mos i dhënë rrugë gjakderdhjes, Zogu largohet në Jugosllavi. Gjykata politike e kundërshtarëve të tij politikë e dënon me vdekje në mungesë.

Në dhjetor 1924 me vendim të qeverisë “Vrioni” dhe me përkrahjen e fuqive të mëdha, Zogu rikthen legjitimitetin e rrëzuar në qershor 1924.

6 janar 1924 Këshilli i Naltë e dekreton kryeministër dhe ministër të Brendshëm.

21 janar 1924 Kuvendit Kushtetues shpalli Republikën Shqiptare. Dhjetë ditë më vonë, Ahmet Zogu u zgjodh nga Kuvendi Kushtetues, kryetar i republikës, duke qenë në të njëjtën kohë edhe kreu i pushtetit ekzekutiv. Gjatë kësaj kohe, Ahmet Zogu riktheu stabilitetin në vend, si dhe mundësoi nënshkrimin e marrëveshjeve të rëndësishme ekonomike, politike e ushtarake që forcuan pozitën e Shqipërisë. Më 1926 Zogu i kërkonte ministrit të Drejtësisë reformë të thellë në legjislacionin e vendit. Për këtë qëllim u formua me vendim të Këshillit të Ministrave më 5 gusht 1926, komisioni ligjpërgatitës, detyrat e të cilit u caktuan me ligjin e 30 nëntorit 1926.

1 shtator 1928 Asambleja Kushtetuese e shpalli “Mbret të Shqiptarëve”. Mbreti Zog ishte në krye të ndërmarrjes së një sërë reformash në vend. U miratua Statuti Themeltar i 1928. U miratuan kodi civil, ai tregtar, etj. U miratuan ligje të tilla si për reformën agrare, heqjen e ferexhesë, etj. Mbreti Zog nxiti ndërtimet botore në vend, rritjen e mirëqenies, zhvillimin e tregtisë, balancim të bilanceve tregtare, shkollimin e brezit të ri, përgatitjen e inteligjencies në universitetet perëndimore, etj.

27 prill 1938 martohet me konteshën hungareze Geraldina Appony.

9 prill 1939 duke mos pranuar kushtet e pushtimit fashist, largohet nga Shqipëria. Më 10 Prill 1939 vendoset në Greqi dhe fillon jetën në ekzil. Gjithashtu fillon organizimin e rezistencës së armatosur.

3 Maj 1939 mbërrin në Turqi, ku pritet nga autoritet më të larta të vendit dhe nga shqiptarët.

30 Qershor 1939 niset për në Evropë.

2 Korrik 1939, mbërrin në Rumani ku pritet nga Mbreti Karol i Rumanisë.

15 Gusht 1939, mbërrin në Paris, ku vendoset dhe merr me qira një shtëpi. Fillon të vihet në kontakt me autoritet më të larta të Francës.

22 Qershor 1941, mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar. Vendoset dhe fillon aktivitetin e tij në Londër. Fillimisht qëndron në Hotelin Ritz dhe më vonë merr me qira një shtëpi në Parmoor. Qëndron në Mbretërinë e Bashkuar deri në përfundim të luftës.

18 Mars 1946, vendoset në Egjipt mbasi merr një ftesë nga Mbreti Faruk i Egjiptit.

29 Gusht 1955, mbërrin në Francë dhe vendoset në fillim në Paris. Më vonë në Kanë ku dhe ndërron jetë, në spitalin “Foch”, më 8 Prill 1961.


[redakto] Hymni i Mbretit Zog N.M.T. ZOG I Mbretit te Shqiptareve

Si shkëndijë që lëshohet prej diellit
Edhe tym edhe mjergull shpërndanë,
Si rrufe që shkëputet prej qiellit
E shkatërron edhe djek e përlanë,
Si një engjëll I nalt prej Zotit
Si një yll që zbret befas mbi dhe,
Ashtu zbriti n’Arbrin e Kastriotit
Ashtu leu Zog’ I re për ne,
Rroftë Zog I parë, rroftë,
Shpëtimtari I Atdheut,
Brez pas brezit mbretëroftë,
Përmbi fron’ e Skënderbeut.
Shpëtimtar, Ty të qofshim falë,
Ç’do Shqiptar për Ty hyjin e lut,
Se në kanë tallaze e valë,
Syri yt as u-tremb, as u-tut,
Ti që sot e shpëtove Shqipërinë,
Brez pas brezit kujtim je për ne,
Merr kurorën me lul’ e dafin
Si I dytë I vërtetë Skënderbe,
Rroftë Zog I parë, rroftë,
Shpëtimtari I Atdheut,
Brez pas brizit Mbretëroftë ;
Përmbi Fron e Skënderbeut.
Viktor Emanoili

[redakto] Referencat

[redakto] Shiko dhe

[redakto] Lidhje të jashtme


Emblema Kryetarët / Presidenti i Shqipërisë

Ahmet Zogu | Enver Hoxha | Ramiz Alia | Sali Berisha | Rexhep Mejdani | Alfred Moisiu | Bamir Topi