Ahmet Zogu
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
|
Ahmet Lekë Zogolli |
|
| Emri: | Ahmet |
| Mbiemri: | Zogu |
| Emri alternativ: | |
| Profesioni: | diplomat |
| Ditëlindja: | 8 Tetor 1895 |
| Vendlindja: | Burgajet |
| Ditëvdekja: | 9 Prill 1961 |
| Vendvdekja: | Suresnes, Francë |
| Nënshtetësia: | Shqiptar Ishte mbret i Shqipërisë |
Ahmet Bej Zogu, mbreti Zog (8 Tetor 1895 - 9 Prill 1961), ishte një politikan shqiptar, Ministër i Brendshëm, 30. 1. 1920 – 14. 11. 1920, kryeministër i Shqipërisë (1922-1924), president (1925 - 1928) dhe mbreti i parë i Shqipërisë nga 1928 deri më 1939.
Tabela e përmbajtjeve |
[redaktoni] Jeta
Ahmet Bej Zogu (Zogolli) lindi në Burgajet, Shqipëri. Prindërit e tij ishin Xhemal Pasha Zogu dhe Sadije Toptani.Shqipëria u bë Mbretëri së bashku me Zogun I mbret. Mbreti Zog kishte marredhenie shume te mira me Jugosllavine deri sa rimori pushtetin ne dhjetor 1924. Pastaj ai largohet nga Jugosllavia dhe i drejtohet Italise, qe ne kete kohe ishte me nje qeveri me mbizoterim fashist. Ndermjetesi i ketyre marredhenieve ishte Konti Ciano, qe ishte gjithahtu dhendri i Bennito Musolinit. Ai filloi te vinte shpesh ne Shqiperi dhe filloi ta dashuronte ate. Keshtu fillon qe t'i kerkoje Musolinit pushtimin e ketij vendi(pas vitit 1925). Qe ne kete moment fillon te plotesohet marrja e ketij vendi juridikisht. Ne 1925 nenshkruhen 2 pakte per krijimin e nje banke me kapital kryesisht me kapital italian. Po kete vit ai i jep Shen Naumin Jugosllavise ne shenje falenderimi per ndihmen per ta risjelle ne pushtet. Ne 27 nentor 1926 nenshkruhet pakti i pare i Tiranes dhe nje vit me vone, ne 22 nentor 1927 nenshkruhet edhe pakti i dyte. Fale ketyre pakteve Italia rriste shume ndikimin e saj ne Shqiperi. Mund te hynte me forca te armatosura per zgjidhjen e konflikteve brenda vendit. Me 1 shtator 1928, krijohet monarkia shqiptare me Ahmet Zogun mbret. Ne dhjetor te po ketij viti miratohet Statuti Themeltar i Monarkise, e cila e shpallte Shqiperine:"Monarki parlamentare, demokratike dhe te trashegueshme."
[redaktoni] Ekonomia Shqiptare 1929-1935
Kriza botërore ekonomike e viteve 1929-1933 ndikoi shpejt edhe në Shqipëri. Ashtu si në vendet e tjera edhe ne Shqipëri u pakësua prodhimi industrial, u rrit papunësia, u ulen çmimet dhe tregtia e jashtme pati një rënie te madhe. Fabrikat e pakësuan prodhimin ose u mbyllën përkohësisht. Kriza u shoqërua edhe me zinë e bukës, e cila mori përpjesëtime të mëdha në vitin 1935. Ajo u përhap në shumë krahina, sidomos në viset malore. Në shumë krahina fshataret refuzonin te paguanin taksat. Në viset fushore të Shkodrës, të Myzeqesë e ne krahina te tjera pati dhe konflikte ndërmjet pronareve dhe komunave me fshatarët. Në mesazhin qe ia drejtoi deputeteve në dhjetor te vitit 1928 me rastin e hapjes së parlamentit, mbreti Zogu I shtroi nevojën e një reforme agrare në Shqipëri. Problemi i reformës agrare ishte shtruar edhe në shtypin e kohës në opinionin publik. Për te lehtësuar sadopak gjendjen ekonomike te fshatarësisë dhe për ta qetësuar atë, mbreti Zogu I e qeveria e tij, me 30 maj 1930 shpallen ligjin e Reformës Agrare. Sipas këtij ligji, pronarëve te tokave u liheshin 40 ha tokë për nevojat familjare. Nga pjesa tjetër e tokës vetë 1/3 i nënshtrohej Reformës Agrare, kurse 2/3 i mbeteshin pronarit të tokës për ta shfrytëzuar. Familjet fshatare, pa tokë ose me pak tokë, pavarësisht nga numri i pjesëtarëve, do të përfitonin deri ne 5 ha tokë kundrejt pagesës. Edhe në infrastrukturë u bënë përparime të dukshme. U lidhën me rruge automobilistike prefekturat, nënprefekturat dhe komunat. Në vitet 1921-1928 llogariteshin 255 km rruge automobilistike, kurse ne vitet 1928-1937 kishte 465 km rrugë automobilistike që lidhnin qytetet kryesore. U organizuan lidhjet postë-telegrafike dhe u ngritën zyra te PTT-ve ne 53 qendra te mëdha e të vogla. U përmirësua shërbimi postar tokësor, ajror e detar, i brendshëm dhe i jashtëm. U ndërtua edhe limani i Durrësit, i cili u be porti kryesor për lidhjet detare me vendet e tjera.
[redaktoni] Shiko dhe
[redaktoni] Lidhje të jashtme
| Kryetarët / Presidenti i Shqipërisë | |
|
Ahmet Zogu | Enver Hoxha | Ramiz Alia | Sali Berisha | Rexhep Mejdani | Alfred Moisiu | Bamir Topi |
| Ky artikull nga Politika është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |


