Akademia Europaea

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Akademia Europæa është akademi shkencore joqeveritare evropiane e themeluar në vitin 1988. Anëtarë të saj janë shkencëtarë dhe profesorë të cilët kanë qëllim kolektiv ta promovojnë mësimin, arsimin dhe hulumtimin.[citim i duhur] Ajo e publikon European Review nëpërmjet Cambridge Journals[1].

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Koncepti i një 'Akademie evropiane të shkencave' u ngrit në një takim të ministrave evropianë të shkencës të mbajtur në Paris në vitin 1985. Shoqata mbretërore nga Mbretëria e Bashkuar pastaj organizoi një takim në Londër në qershor të vitit 1986 ku morën pjesë Arnold Burgen (Mbretëria e Bashkuar), Hubert Curien (Francë), Umberto Columbo (Itali), David Magnusson (Suedi), Eugen Seibold (Gjermani) dhe Ruud van Lieshout (Holandë) – të cilët u pajtuan për nevojën e krijimit të akademisë evropiane.

Akademia Europæa u themelua si Akademi evropiane e shkencave, në mbledhjen e mbajtur në Kembrixh në shtator të vitit 1988, dhe kryetar i parë u zgjodh Arnold Burgen. Ministri francez i shkencës, Hubert Curien, i cili më vonë u zgjodh kryetari i dytë i Akademisë, e mbajti fjalimin e inaugurimit. Takimi i parë plenar u mbajt në Londër në qershor të vitit 1989, deri në të cilën kohë kishte 627 anëtarë.

Anëtarësia[redakto | redakto tekstin burimor]

Anëtarësia është vetëm me ftesë, pas një procesi përzgjedhës të recenzionit.

Akademia ka mbi 2000 anëtarë, duke përfshirë mbi 40 fitues të Çmimit Nobel, nga 35 vende evropiane dhe 8 vende joevropiane. Anëtarësia përfshin ekspertë udhëheqës nga shkencat fizike dhe teknologjia, shkencat biologjike dhe mjekësore, matematika, letërsia dhe shkencat humane, shkencat sociale dhe kognitive, ekonomia dhe legjislacioni.

Seksionet akademike[redakto | redakto tekstin burimor]

Pas përzgjedhjes, anëtarët vendosen në seksione të ndara sipas diciplinave.

Shih poashtu[redakto | redakto tekstin burimor]

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ The European Review

Linket e jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]