Akademia ITTA - Cisco

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Akademia ITTA - Cisco në Kosovë është një akademi në kuadër të programit global Cisco Networking Academy Program në Prishtinë, Kosovë.

Themelimi i saj është bërë në vitin 2002 në Prishtinë nga ITTA (Alianca e Teknologjisë Iformatave dhe Telemjekësisë) në bashkëpunim me Institutin e Telekomunikacionit dhe Teknologjisë Informative të Universitetit të Prishtinës.

Akademia ITTA - Cisco në Prishtinë është njëra ndër 10,000 akademitë në 50 shtetet e SHBA-së dhe në 152 vende të botës. Qëllim i saj është realizimi i programeve lokale dhe ndërkombëtare, të cilat do ta ndihmonin zhvillimin e teknologjisë informative dhe të telemjekësisë, bashkëpunimin ndërkombëtar për trajnim, edukim, botim dhe hulumtimet të cilat do ta mbështesnin këtë zhvillim.