Alban Hoxha

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Alban Hoxha
Të dhënat vetjake
Emri i plotëAlban Bekim Hoxha
Datëlindja (1987-11-23) 23 nëntor 1987 (36 vjeç)
VendlindjaCërrik, Shqipëri
Gjatësia1.88 m (6 ft 2 in)
PozicioniPortier
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Partizani
Numri12
Karriera me të rinjtë
2000–2004Turbina Cërrik
2004–2005Dinamo
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2004–2011Dinamo45(0)
2005–2006Turbina Cërrik (huazim)?(0)
2009Apolonia Fier (huazim)8(0)
2010Kosova Vushtrri (huazim)0(0)
2011–2012Kastrioti Krujë6(0)
2012–2013Besa Kavajë23(0)
2013–Partizani294(0)
Karriera ndërkombëtare
2006Shqipëria U–193(0)
2014–Shqipëria4(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Alban Bekim Hoxha (lindur më 23 Nëntor 1987Cërrik) është një futbollist shqiptar i cili luan si portier me klubin shqiptar Partizani.

Karriera me klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Turbina Cërrik[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hoxha i shpenzoi vitet e para si futbollist me klubin e qytetit të tij Turbina Cërrik.

Dinamo[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ai kaloi nivelet e moshave të Turbinës përpara se të kalonte te Dinamo në vitin 2004. Ai u huazua sërisht te Turbina për sezonin 2005–06, ku ai luajti në Kategorinë e Parë.[1] Ai u rikthye në sezonin tjetër në skuadrën e parë duke qënë zëvëndësuesi i Ilion Likës. Ai bëri debutimin e tij në elitë me Dinamon më 10 mars 2007 në një ndeshje në shtëpi kundër KF Elbasani.[2] Ai u paraqit në 11 ndeshje në ligë nga muaji mars e deri në fundin e sezonit për shkak të dëmtimit të portierit titullar Lika.

Në sezonin tjetër ai ishte sërisht zgjedhja e dytë e portës këtë herë mbrapa Elvis Kotorrit mbas lagimit të Likës, dhe zhvilloi vetëm dy paraqitje me Dinamon që u shpall kampion i Kategorisë Superiore për herë të parë që nga viti 2002. Gjatë pjesës së parë të sezonit 2008–09, ai zhvilloi vetëm një paraqitje në ligë dhe kupë përpara se të huazohej te skuadra tjetër e Kategorisë Superiore, Apolonia Fier, duke qëndruar në pjesën e dytë të sezonit. Ai zhvilloi tetë ndeshej me Apoloninë duke e mbajtur portën e paprekur në tre prej tyre, duke ndihmuar skuadrën t'i shpëtonte rënjes një kategori më poshtë për vetëm një pikë.

Ai u rikthye te klubi i tij prind Dinamo para sezonit 2009–10 dhe zhvilloi gjashtë paraqitje në ligë duke fituar edhe titullin e tij të dytë të Kategorisë Superiore me Dinamon. Në sezonin tjetër ai konkuroi me portierin e kombëtares Isli Hidi për vendin e parë si portier, por pas largimit të Hidit te Olympiakos Nicosia në Janar 2011, ai u bë zgjedhja e parë e portës duke u paraqitur në 24 ndeshje në ligë me Dinamon që shpëtoi nga rënja një kategori më poshtë, duke mposhtur Besëlidhjen në ndeshjet play-off.[3]

Gjatë kohës së tij me Dinamon, ai pati dhe një qëndrim të shkurtër me klubin kosovar Kosova VushtrriSuperligën e Kosovës.[4]

Kastrioti[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hoxha u largua nga Dinamo në merkaton verore të vitit 2011 duke u bashkuar një klubi tjetër të Kategorisë Superiore, Kastriotin, ku ai konkuroi me Argjend Halilin për vendin e titullarit, ku Hoxha humbi, duke luajtur vetëm gjashtë ndeshje në ligë. Hoxha zakonisht luante në Kupën e Shqipërisë, ku zhvilloi dhjetë ndeshje. Ai e la klubin në fund të sezonit sëbashku me Halilin, duke qënë në diskutime për një transferim te FK Kukësi, duke mos arritur dot në një marrëveshje.[5]

Besa[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ai u bashkua me Besën para fillimit të sezonit 2012–13 dhe menjëherë u bë zgjedhja e parë e portës para Ibrahim Bejtes. Përgjatë sezonit Hoxha zhvilloi 23 paraqitje në ligë në 2 në kupë, duke ndihmuar Besën ta mbyllë sezonin në vendin e nëntë, duke shmangur përballjet play-off.

Partizani[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ai u bashkua me skuadrën e sapongjitur Partizani Tirana në fillim të sezonit 2013–14 duke marrë fanellën me numrin 1 dhe shiritin e kapitenit.[6]

Hoxha qëndroi 1,084 minuta pa pësuar në Kategorinë Superiore gjatë sezonit 2014–15 duke thyer rekordin 30 vjeçar të ish portierit të KS Labinoti Elbasan (ditët e sotme KF Elbasani), Bujar Gogunja, i cili kishte arritur 1,037 minuta.[7] Ai u zgjodh si futbollisti më i mirë i Kategorisë Superiore për vitin 2014 nga Federata Shqiptare e Futbollit.[8]

Karriera ndërkombëtare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hoxha luajti tre ndeshje me kombëtaren U–19 në kualifikueset e 2006 Kampionatit Europian U–19 nga 23 Tetor e deri më 27 Tetor 2005.[9][10][11]

Pas fundit të kualifikueseve të Kupës së Botës 2014 ku Shqipëria mori pjesë, portieri i dytë i kombëtares Samir Ujkani u largua për të luajtur me Kosovën, e cila sa kishte fituar të drejtën për të zhvilluar ndeshje miqësore ndërkombëtare nga FIFA.[12] Shqipëria po kërkonte një portier të tretë, pas titullarit Etrit Berisha dhe zgjedhjes së dytë Orges Shehi, i cili u bë zgjedhja e dytë vetëm pas largimit të Ukjanit.[13] Për ndeshjet kualifikuese të UEFA Euro 2016 kundër Danimarkës dhe Kombëtarja serbe e futbollit respektivisht më 11 dhe 15 Tetor 2014, Hoxha mori thirrjen e tij të parë në kombëtare nga trajneri Gianni De Biasi i zgjedhja e tretë e portës.[14] Ai mori fanellën me numrin 23 por ishte një zëvëndësim i papërdorur në të dyja ndeshjet. Për ndeshjet miqësore kundër Francës dhe Italisë më 14 dhe 18 Nëntor, Hoxha kishte disa probleme familjare duke mos u thirr në kombëtare me vendin e tij që e mori portieri i Tiranës, Stivi Frashëri.[15]

Jata personale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Alban Hoxha ishte i martuar me të dashurën e tij të gjatë Dorjana Haka. Ata u bënë prindër në vitin 2015 të një djali. Dorjana Haka vdiq në kohën e lindjes së djalit të tyre në një spital në Tiranë. Biri i Alban Hoxhës mbijetoi. Alban Hoxha është aktualisht në një lidhje me këngëtaren e famshme shqiptare Ciljeta.

Trofe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dinamo

Personale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Futbollisti i vitit në Kategorinë Superiore: 2014
  • Kategoria SUperiore Lojtari i Muajit: Mars 2015[16]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Andi Matraxhiu (6 qershor 2011). "Alban Hoxha premton besnikëri: "Dinamon e pres deri në fund"". Sporti Shqiptar. Marrë më 8 qershor 2011.[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
  2. ^ Dinamo 1-1 Elbasani
  3. ^ "Besëlidhja Lezhë vs. Dinamo Tirana 1 – 4" (në anglisht). Soccerway. 26 maj 2011. Marrë më 4 nëntor 2019.
  4. ^ Alban Hoxha te albaniasoccer
  5. ^ Murat Aruçi (6 qershor 2012). "Kastrioti pa portier, Hoxha dhe Halilaj drejt largimit". Panorama Sport. Marrë më 8 qershor 2012.
  6. ^ "Prodani firmos me 3 "dema të kuq"". Panorama Sport. 20 qershor 2013. Marrë më 6 dhjetor 2014.
  7. ^ "Hoxha thyen rekordin: Ia dedikoj gruas dhe djalit, emocion i papërshkrueshëm". Panorama Sport. 14 dhjetor 2014. Marrë më 18 qershor 2015.
  8. ^ "Alban Hoxha shpallet lojtari më i mirë i vitit 2014". Top-Channel.tv. 23 dhjetor 2014. Marrë më 18 qershor 2015.
  9. ^ "Maqedonia 4–2 Shqipëria - 2005-10-23 - European Under-19 Championship - FSHF.org". Arkivuar nga origjinali më 6 tetor 2014. Marrë më 18 qershor 2015.
  10. ^ "Rumania 2–0 Shqipëria - 2005-10-27 - European Under-19 Championship - FSHF.org". Arkivuar nga origjinali më 6 tetor 2014. Marrë më 18 qershor 2015.
  11. ^ "Shqipëria 0–2 Turqia - 2005-10-25 - European Under-19 Championship - FSHF.org". Arkivuar nga origjinali më 6 tetor 2014. Marrë më 18 qershor 2015.
  12. ^ "Ujkani braktis Shqipërinë, zgjedh Kosovën". Gazeta Tema. 13 shkurt 2014. Marrë më 14 shkurt 2014.
  13. ^ "Shqipëria kërkon një portier për vendin e lënë bosh nga Ujkani". Gazeta Shqip. 29 shtator 2014. Marrë më 18 qershor 2015.
  14. ^ "De Biazi: Me Danimarkën duhet përqëndrim". FSHF.org. 4 tetor 2014. Marrë më 18 qershor 2015.
  15. ^ "Zbardhet lista për miqësoret, Gashi dhe Meha mbeten jashtë". Panorama Sport. 8 nëntor 2014. Marrë më 18 qershor 2015.
  16. ^ Alban Hoxha është shpallur si lojtari i muajit Mars ne Superlige nga shoqata "Sporti na bashkon". Superliga Shqiptare, 3 prill 2015

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]