Alban Nimani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Alban Nimani është artist nga Kosova që eksperimenton në mediat e reja dhe muzikën elektronike duke krijuar një lidhje mes shumë zhanreve të muzikës dhe artit. Me përvojë në intermedia dhe muzikë alternative, performancat live përmbajnë muzikë minimaliste elektronike dhe procesim në kohë reale të efekteve vizuale, instalacioneve, audio efekteve dhe kërcimit modern. Alban Nimani ka qenë bashkëthemelues i grupit “Asgjë sikur Dielli” me të cilin ka përformuar në shumë festivale dhe koncerte të rëndësishme brenda dhe jashtë rajonit.