Albanian Ultras

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

We'll never stop living this way

Dardanet, janë Krushqit e Kombëtares, te cilët ne vitin 2002, me mbledhjen qe u organizua nga te gjitha grupet tifozerike kosovare dhe te Ilirides, u formuan duke u bere „NJË“ për përkrahjen e Kombëtares shqiptare. Ajo mbledhje u mbajt ne Prishtine, pas lojës së Shqipërisë kundër Anglisë në vitin 2001 edhe pse në këtë ndeshje të gjithë ishin se bashku por ende pa emër të definuar. Në atë mbledhje u morën vesh te gjitha grupet qe me ne fund, pas te gjitha represioneve dhe ndalesave nga okupatori serb, pas te gjitha pamundësive për tu organizuar ndonjëherë dhe me rastin e pare te mundur kundër Anglisë, te bashkohen dhe te forcojnë ndjenjën dhe fjalën „NE“. Në atë mbledhje, ku ishin te pranishme pothuaja te gjitha grupet, u mor vendimi, qe kur luan kombëtarja jone, përkundër te gjitha konflikteve si tifoza lokale do te jemi „NJË“. Jo „UNË“ e „TI“, “ATA“ e „ATO“ por thjeshtë „NE“. Pas disa jave te takimit ne Prishtine, mbahet mbledhja e dyte ne Peje ku edhe vendoset qe grupi te pagëzohet me emrin Dardanet dhe te vazhdoje punën gjithmonë duke u përbëre nga te gjitha grupet kosovare, Iliridase, Preshevës etj.


Perse përdoret Ultras tek Dardanet ?[redakto | redakto tekstin burimor]

Ultras tek shqiptaret ?[redakto | redakto tekstin burimor]

Shqiptaret gjithmonë kane pase simpatizantë dhe tifoza por ajo çka na ka munguar dhe na mungon është mentaliteti i këtyre simpatizanteve dhe tifozave. Me fjale tjera, behet fjale për mentalitetin Ultras ! Përjeton tende si tifoz, i cili luan rolin e vet ne një pjese te se plotës, si pjese e klubit, si pjese e asaj tribune ku je, si pjese e grupit. Një subkulture te këtij lloji nuk mund ta arrije njeriu aq lehte dhe për një dite e sidomos jo ne ditët e sodit. Mentaliteti Ultra është i komplikuar, me një spektër te zgjeruar dhe gjithmonë i organizuar, duke filluar prej secilit individ. Për këtë arsye edhe është shume e vestire, qe tifozeve te cilët përnjëherë ndegjojnë për këtë mentalitet edhe tua spjegosh këtë.

Dardanet kane fatin qe ne radhet e veta te kenë tifoze me eksperience 15-20 vjeçare e me shume dhe sadokudo kete stil e kane aprovuar ne shume ndeshje te ekipeve te tyre lokale. Jeta brenda përbrenda Dardaneve nuk është e zbrazet por me energji te secilit individ, qe shkrihet ne rezultat si shumice me një zë, me një zemër dhe me një mentalitet. Dardanet nuk udhëtojnë qe sadokudo te dëfrehen dhe te kënaqen disi, Dardanet atë dëfrim dhe atë kënaqësi e ndërtojnë vete duke i shtyre kështu edhe te gjithë te tjerët qe te përjetojnë atmosfera te papara ndonjëherë tek ne shqiptaret. Kjo është rezultat i tere asaj qe ne radhët e Dardaneve nuk ka anonimitet ne mes tyre por secili Dardan është një tifoz, me mentalitet Ultra dhe me shpirt e zemër gjithmonë te kombëtarja.

Politika jone është Kombëtarja shqiptare, ne jemi Dardanet dhe me plot vetëdije themi se politika jone është Kombëtarja, ku zemrat tona i takojnë Kombëtares sonë dhe flamurit me dy ngjyrat e tij : Kuq e Zi.

Te mos harrojmë te përmendim se Dardanet kane qene te pranishëm edhe ne ndeshjet qe janë mbajtur ne Evrope por me emrin Diaspora Boys. Ne ndeshjen e Shqipërisë kundër Gjermanisë ne kualifikimet e botërorit 2002, qe u mbajte me 24 mars 2001 ne Leverkusen te Gjermanisë. Dardanet me transparentin e tyre për here te pare u paraqiten ne Evrope dhe atë ne Gjeneve, ne ndeshjen për kualifikimin euro 2004, qe u mbajte ne qershor te vitit 2003.

Dardanet janë tifoze te cilët janë te interesuar edhe me shume se sa vetem ne futboll. Me ndihmën e transparenteve, flamujve, flakadajve e shume shume rekuizitave tjera, Dardanet mundohen qe kombëtaren tone ta entuziazmojnë dhe motivojnë për te arritur fitore, gjë qe edhe nëse nuk e arrin nuk dëshpërohen. Kjo gjë shihet shume qarte edhe ne ndeshjen kundër Greqisë me 4 shtator ku fale tifozerise se zjarrte qe bene Dardanet, te cilët ishin mbi 3000 vete dhe me ndihmën e vellezerve nga Shqipëria, kombëtarja jone arriti edhe te korre fitore. Pra e mposhti kampionin aktual evropian, dhe falënderimet me te mëdha kane shkuar ne adresën e Dardaneve nga ana e te gjithë futbollisteve tanë.

Pastaj me 9 tetor, Dardanet bëjnë revolucion duke e mbaruar flamurin me te madh shqiptar te punuar ndonjëherë, 50 me 10 metra. E mos te harrojmë ti përmendim edhe transparentat qe i kane, ku njeri prej tyre pushtoi te gjitha ekranet evropiane dhe botërore : USA, United States of Albania, ku me këtë transparent iu është bere e qarte gjithë botes se Dardanet kane për qellim bashkimin e te gjithe shqiptareve ne “NJË”. Sa tifozerike aq edhe politik është ky transparent i cili jeton ne zemrën e çdo shqiptari. Përkete ia vlen te përmendet mundi i Dardaneve, te cilët te gjitha çka kane bere deri me tash i kane bere nga xhepi i tyre, kurse per udhëtimet dhe biletat e vlen qe ti falënderojmë te gjithe sponzoret te cilët nga patriotizmi i tyre mundësuan shkuarjen e Dardaneve ne te gjitha llojet e poashtu edhe ne te ardhmen kane premtuar se do te jene aty.

Dardanet njëherë financohen vete por ne te ardhmen shpresojmë se nuk do te mungoje vullneti i secilit tifoz qe te ndihmoje Dardanet, e poashtu sponzoreve te cilët do t´i mundësojnë këtyre djemve dhe vajzave qe ta përkrahin kombetaren aty ku duhet dhe ku e do vendi.

Dardanët, Krushqit e Kombëtares[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]