Albanian University

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Albanian University ose ish UFO University është një universitet privat në Tiranë. Albanian University gjithashtu ka pasur dhe dege ne Berat dhe Fier por per momentin nuk jane aktive. Albanian University është një institucion privat, i pavarur dhe laik i Arsimit të Lartë.

Licensuar në prill të vitit 2004, nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, ai i hapi dyert në vitin akademik 2004-2005, me kursin e parë të studimeve në Degën e Stomatologjisë, me rreth njëqind studentë. Që në vitin e parë të krijimit të tij, ky institucion vuri në qendër të jetës akademike promovimin e produktit intelektual dhe shkrirjen e mësimit me kërkimin shkencor, e finalizuar me Konferencën e Parë Stomatologjike Ufo Dental, e cila hapi siparin e një tradite tashmë të konsoliduar.

Një vit më vonë, ky institucion ofroi diploma universitare dhe në degët; Farmaci, Arkitekturë, Shkenca Juridike, Shkenca Politike. Gjatë këtij viti akademik (2005–2006) ndoqën studimet universitare 600 studentë. Programe bashkëkohorestudimi, staf me një formim shumë të gjatë si akademik dhe profesional, kushte infrastrukturore moderne dhe cilësore janë disa nga elementët mbi të cilët u zhvillua Universiteti. Në këtë vit akademik përfundoi dhe përkthimi i plotë i kolanës së literaturës Stomatologjike të marra nga Universiteti Tuft’s i Bostonit, kolanë e cila u botua nga Shtëpia Botuese UFO Press, botime këto që u pasuan me një numër shumë të madh librash në të gjitha fushat e studimit.

Në vitin akademik 2006-2007, U.F.O University ( tashmë Albanian University ) u plotësua me të tetë degët e tij të studimit; Stomatologji, Farmaci, Arkitekturë, Financë–Bankë, Shkenca Juridike, Shkenca Politike, Psikologji, Shkenca Komunikimi, dhe pranё tij ndoqёn studimet rreth 2000 studentë. Në këtë vit akademik, përveç plotësimit të detyrave akademike, Universiteti vuri theksin në përfshirjen e akademikëve në debatet dhe çështjet publike. Takimet dhe debatet mbi cështjet e legalizimit të Lobimit dhe evidentimit të grupeve të interesit, ishin hapi i parë drejt të qënit faktor në jetën publike të vendit. Forumet, ëorkshop-et , seminaret, konferencat, debatet kanë përfshirë jo vetëm akademikët, por edhe studentët, si dhe grupet e interesit pjesë të formimit intelektual drejt realizimit të misionit të Universitetit. Në prill të vitit 2007, përvec UFO Press-it, universiteti zgjeron hapësirën e tij publike nëpërmjet televizionit ufo education (tashmë UTV News). Ai u ideua si një televizion edukativ në çdo dhënie informacioni. Synimi i tij është formimi kulturor në aspektet politike, artistike, letrare, duke u përpjekur të transmetojë vlerat.

Nё vitin e katёrt tё jetёs sё tij mori një vlerë dhe kuptim të veçantë, jo vetëm për 3100 studentët që u ulën në auditoret e këtij institucioni, por sepse ishte viti në të cilin u diplomua brezi i parë i studentëve në degën e Stomatologjisë dhe Shkencave Politiko-Administrative. 94 Mjek Stomatologë dhe 26 Politologë, të gjithë tashmë të punësuar, vazhdojnë studimet pasuniversitare brenda dhe jashtë kufinjve. Në historikun e Universitetit, në vitin akademik 2007-2008 do të shënohet i pari titull nderi i akorduar nga Senati i U.F.O University, ”Profesor Nderi” Dr.Erhard Busek, pedagog, studiues dhe politikan, një mbështetës i fuqishëm i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Viti akademik 2008-2009, erdhi me prova të reja për Universitetin. Programet e studimit të ciklit të dytë dhe të tretë, profilizimi dhe specializimi i studentëve të tij, për t’i afruar sa më shumë me tregun e punës ishin sfidat e reja. Programet e diplomave të nivelit të dytë dhe Master të nivelit të dytë, të gjitha të ofruara nën një projekt specifik ”Për Kualifikimin e Administratës Publike”. 600 studentë në këto programe, iu bashkangjitën 4000 studentëve të ciklit të parë të studimeve, duke e zgjeruar dhe plotësuar komunitetin e U.F.O University. Ky vit finalizohet suksesshëm duke nderuar me titullin ”Doktor Honoris Causa” Z.Gordon Richard England për kontributet e tij në anëtarësimin e Shqipërisë në bashkësinë Euroatlantike.

Viti akademik 2009-2010 e gjen U.F.O University me rreth 6000 studentë në të gjitha ciklet e studimit, me një filial në qytetin e Beratit, botimin e parë të një reviste shkencore, gazetës studentore, botimeve të reja të U.F.O Press, anëtare dhe themeluese e Rrjetit të Universiteteve Shqipfolëse, me një komunitet prej 2000 të diplomuarish që e prezantojnë denjësisht këtë institucion në të gjitha sferat shoqërore.

Viti akademik 2010-2011 , shënoi një vit të veçantë në jetën e këtij universiteti. Emri i vjeter i universitetit ndryshon nga U.F.O University, në një emer më kuptimplotë që përfaqëson denjësisht 7100 studentë të Albanian University. Viti 2011 shënon marrëveshjen në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet universitetit të studimeve të Palermos dhe Albanian University, Tiranë. Rektori i Universitetit të Studimeve i Palermos, Prof. Roberto Lagalla dhe Rektori i Albanian University i Tiranës, Prof. Pavli Kongo, konsiderojnë bashkëpunimin ndëruniversitar një mjet të domosdoshëm për njohjen e ndërsjellë të kulturave, për zhvillimin kulturor, shkencor të njohurive dhe shperndarjen e tyre. Nisur nga këto konsiderata, dy rektorët kanë vullnetin dhe orientojnë institucionet respektive, të identifikojne dhe nxisin zhvillimin e projekteve të përbashkëta me interes të ndërsjellë në fushat e projektuara dhe disiplina te caktuara.

Viti akademik 2018-2019 e gjen Albanian University me programe te reja studimi dhe me nje numer te konsiderueshem regjistrimesh.

Albanian University bazohet ne shprehjen Universitas Fabrefakta Optime (Universiteti i ndertuar me mjeshteri), ankronimet e te ciles ishin marre per emrin fillestar te universitetit (UFO)


Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]