Albanopoli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko


Albanopoli është një qytet ilir, qendër e fisit të Albanëve. Përmendet për herë të parë në mesin e shekullit të dyte nga Ptolemeu. Mendohet se ai ngrihej aty ku janë sot rrënojat e qytetit ilir të Zgerdheshit. Emri i tij do të thotë qytet i Albanëve. Zgërdheshi është fshat i rrethit të Krujës, pranë të cilit ndodhen rrënojat e një qyteti ilir të identifikuar me Albanopolisin. Gërmimet dëshmojnë se është zhvilluar mbi bazën e një vendbanimi protourban. U shndërrua në qytet në fundin e shek IV p.e.s. Albanët ishin fisi ilir nga të cilët morën emrin e hershëm shqiptaret. Përmendet për herë të parë si Albanoi në shek II nga Ptolemeu, i cili i vendos në shpinë të Dyrrahut deri tek Malet Kandave (malet e Polisit) në lindje, brenda trevës së banuar më parë nga fisi ilir i parthineve. Mendohet të jetë i njëjti fis me emrin e ri të përkthyer parthinoi=bardhinoi=albanoi, bardh=alb (nga latinishtja e vjeter). Në krahinën qendrore të banuar prej Albanëve ruhen ende toponime që lidhen me ermin e këtij fisi si : Arbana, fshat në rrethin e Tiranës, Kroi Alban në afërsi të Zgerdheshit etj. Në burimet historike të shek. XI albanët përmenden nga Mihail Ataliati dhe nga Ana Komena si pjesëmarrës aktive të ngjarjeve të kohës në Perandorinë Bizantine. Në mesjetë njihet edhe varianti Arban, i cili ka qënë emri etnik i shqiptarëve.shqiptaret e kane marre emrin nga ky fis.

Literatura[redakto | redakto tekstin burimor]

^ Dictionary of Greek and Roman Geography (1854)William Smith, LLD, Ed.,Ptolemy is the earliest writer in whose works the name of the Albanians has been distinctly recognised. He mentions (3.13.23) a tribe called ALBANI (Ἀλβανοί) and a town ALBANOPOLIS (Ἀλβανόπολις), in the region lying to the E. of the Ionian sea; and from the names of places with which Albanopolis is connected, it appears clearly to have been in the S. part of the Illyrian territory, and in modern Albania. There are no means of forming a conjecture how the name of this obscure tribe came to be extended to so considerable a nation.

^ Richard Talbert, Barrington Atlas of the Greek and Roman World, (ISBN 0-691-03169-X), Map 49 & notes.

^ "Albanopolis". Retrieved 29 March 2010.

^ Wilkes, J. J. The Illyrians, 1992,ISBN 0-631-19807-5.,page 279,"We cannot be certain that the Arbanon of Anna Comnena is the same as Albanopolis of the Albani, a place located on the map of Ptolemy"