Alexander Arvizu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Alexander Arvizu.jpg

Alexander A. Arvizu është një dilplomat i ShBA-ve. Aktualisht shërben si ambasador amerikan në Shqipëri.

Jeta e hershme[redakto | redakto tekstin burimor]

Arvizu lindi në bazën e ushtrisë amerikane në Japoni. Babai i tij është me origjinë nga Dolores Hidalgo, Meksikë dhe e ëma ishte nga Kyoto, Japoni. Në vitin 1980 ai u diplomua në universitetin Georgetown. Ai ka studiuar gjuhë të ndryshme aziatike si gjuhën japoneze, koreane, thai dhe khmer.[1]

Jetëshkrimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Alexander A. Arvizu është një anëtar karriere i Shërbimit të Huaj të Lartë, në nivelin e Këshilltarit Ministër. U betua si Ambasador i SHBA në Shqipëri më 10 nëntor 2010. Hyri në Shërbimin e Huaj në vitin 1981 dhe ka shërbyer në një numër detyrash jashtë dhe brenda vendit të lidhura me politikën e jashtme të SHBA në Azinë Lindore dhe Paqësor. Ka qenë Zëvendës Ndihmës Sekretar përgjegjës për Japoninë, Korenë dhe Sigurinë Rajonale gjatë viteve 2007 – 2009. Së fundi, ishte Drejtor i Emërimeve në Nivel Fillestar në Byronë e Burimeve Njerëzore. Jashtë vendit, Ambasadori Arvizu ka shërbyer si Zëvendës Shef i Misionit në Bangkok (2004-07) dhe në Phnom Pen, Kamboxhia (2000-03). Shërbeu edhe për dy mandate në Seul, Kore dhe një në Osaka-Kobe të Japonisë. Në Uashington, ka qenë Drejtor për Çështjet e Azisë në Këshillin Kombëtar të Sigurisë në Administratën e Dytë Klinton, përpara së cilës ishte Zëvendës Drejtor në Zyrën e Çështjeve Japoneze në Departamentin e Shtetit. Nga viti 2003 deri në vitin 2004, Ambasadori Arvizu ishte anëtar i Seminarit të Lartë të 46-të, një Program Ekzekutiv Udhëheqësie për zyrtarë të lartë të Qeverisë së SHBA. Më herët në karrierën e tij, ka punuar edhe si zyrtar i stafit në Sekretariatin Ekzekutiv të Departamentit të Shtetit. Ambasadori Arvizu u lind në një bazë të Ushtrisë së SHBA në Japoni dhe është amerikan i brezit të parë. Nëna e tij ishte nga Kioto, Japoni dhe i ati është me origjinë nga Dolores Hidalgo në Meksikë. Familja u vendos në Kolorado Springs, ku ai u rrit. Mori diplomën universitare nga Universiteti Xhorxhtaun në vitin 1980. Ambasadori Arvizu ka studiuar një numër gjuhësh aziatike, përfshi japonisht, koreançe, tai dhe khmer.

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ "U.S. State Department. Biography. Alexander A. Arvizu"