Alexander Mozhaysky

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Mozhaysky në një pullë postare të vitit 1963.

Alexander Fedorovich Mozhaysky (po ashtu përkthyer si Mozhayski, Mozhayskii and Mozhayskiy; Rusisht: Алекса́ндр Фёдорович Можа́йский) (21 mars 1825, Rochensalm (aktualisht Kotka), pjesa lindore e Finlandës – 1 prill 1890, Shën Petersburg), ishte oficer i marinës ruse, pioner i aviacionit, hulumtues dhe projektues i avionit.[1][2] Në vitin 1884, monoplani i Mozhayskyt bëri një përpjekje të dështuar për fluturim.

Dizajni i tij i mbështetur mbi një devijim më shumë sesa fuqinë e motorit për të gjeneruar me shpejtësi të mjaftueshme për lift. Ndërsa është e mundur që krahët e Mozhayskyt e ngadalësuan zbritjen e monoplanit të tij pas nisjes nga tatapjeta. Ai po ashtu eksperimentoi me kënde të ndryshme të sulmit. 

Në vitin 1909 një gazetë ruse sqaroi se hopi i Mozhayskyt ishte fluturimi i parë i fuqizuar. Ky sqarim u përsërit më pas disa herë në Bashkimin Sovjetik. Në vitin 1971-1981 TsAGI hulumtoi temën dhe e miratoi këtë sqarim. Avioni origjinal i Mozhayskyt u gjend në pamundësi të gjenerimit të liftit për shkak të kapacitetit të ulët të motorit. Po ashtu u tregua se me motor më të fuqishëm, të cilën Mozhaysky e kishte planifikuar pak para vdekjës së tij, avioni ka mundësi të fluturonte.[3][4]

Gjithsesi, arritjet e Mozhayskyt në aviacion, pjesërisht në lidhje me kontrollimin e fluturimit dhe shtytjes, u konsideruan si kufinjtë teknologjik të disponueshëm për të,[4] dhe vetëm së voni kanë filluar të pranojnë vëmendje serioze.

Asteroidi 2850 Mozhaiskij është emëruar për nderë të tij.

Alexander Mozhayskiy

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "САМОЛЕТЫ ХIХ ВЕКА (Airplanes of the 19th Century)" (në anglisht). WestEastToronto.com website. 3 korrik 2007. Arkivuar nga origjinali më 6 prill 2012. Marrë më 3 gusht 2008.
  2. ^ Сергей Иванов (Sergei Ivanov) (1 dhjetor 2006). "Сделано в России. Наша дорога в небо (Made in Russia: Our Way To Heaven)". Mecánica Popular (në rusisht). Arkivuar nga origjinali më 22 maj 2007. Marrë më 3 gusht 2008.
  3. ^ История конструкций самолётов в СССР до 1938 г. Шавров В. Б. −3-е изд, исправл. -М. : Машиностроение, 1985 г.
  4. ^ a b "Неизвестное об известных" (në rusisht). Arkivuar nga origjinali më 6 prill 2012. Marrë më 10 maj 2015.

Lidhjet e jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]