Algoritmi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Algoritmimatematike dhe informatikë, është një veprim i përcaktuar saktë për zgjidhjen e një problemi ose të një lloji të caktuar problemesh. Algoritmi mund të përkufizohet si një ecuri që lejon të fitohet një rezultat i dhënë duke ndjekur, në një renditje të përcaktuar, një tërësi hapash të thjeshtë që përkojne me veprimet e zgjedhura nga një tërësi e kufizuar. Algoritmi pra, është ecuria që krijon përgjigjen për një pyetje , çështje ose zgjidhjen e një problemi me një numër të kufizuar hapash.

Me fjalë të thjeshta, "algoritmi" është edhe një recete kuzhine. Përshembull: Problem "Si të fërgojmë dy vezë për mëngjes?"

Fillimi
Materiali (Funksione, procedura, variablat tipet e ndryshme si në ADA95, Pascal, Fortran etj)
1)Ndezim pllakën ngrohëse
2)Marrim tavën e vëjme në pllakë
3)Hedhim vaj për zirje
4)Thejmë 'N' vezë
5)Pas një kohe i rrotullojmë
6)Pas një kohe tjetër i heqim vezët e fërguara i vëjmë në pjatë
Fundi i programit
Struktura e shembullit shpjegon si programohet, mirepo njerzimi qysh në kohërat e lashta kanë ditur të bëjne një gjë të tillë,
kurtha është një lloj programimi sepse atyre ju ështe dashur që të studiojnë sjelljet e kafshës që ajo të bie në kurthë.

Në bazë të përkufizimeve të mësiperme, përftojmë katër vetitë themelore të algoritmit:

  • Vijimi i udhëzimeve duhet të jetë i kufizuar
  • Ai duhet të sjellë një përfundim
  • Udhëzimet duhen të jenë të zbatueshme
  • Udhëzimet nuk duhet të jenë të paqarta.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Fjala Algoritëm vjen nga matematikanti Pers Al-Khwarizmi (që u latinizua në mesjetë : Algoritmi), për të cilin në shekullin e IX u shkrua libri i parë për zgjidhjen e ekuacioneve lineare dhe kuadratike.

Shiko edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

kompleksiteti i algoritmit[redakto | redakto tekstin burimor]

Nocionet matematikore kushtojnë për një algoritëm të cilën e shënojmë si (O(f(n)), « o e madhe e shtypit»), ku f ështe një funksion matematikor i n, variabël e cila na tregon kuantitetin e informacionit në binarë ose në numrin e regjistrimeve etj. të cilat manipulohen në algoritëm. Në algoritmikë gjejmë shpesh shkallë te kompleksitetit të tipit :

Shënimi Tipi i KOMPLEKSITETIT
O(1) Kompleksiteti konstant (i pamvarur nga madhësia e të dhënave)
O(log(n)) Kompleksiteti logaritmik
O(n) Kompleksiteti linear
O(n log(n)) Kompleksiteti gati-linear
O(n^{2}) Kompleksiteti kuadratik
O(n^{3}) Kompleksiteti kubik
O(n^p) Kompleksiteti polinomial
O(n^{\log(n)}) Kompleksiteti gati-polinomial
O(2^{n}) Kompleksiteti ekspononcial
O(n!) Kompleksiteti faktor

Pa hyrë shum në detaje në qofte se kompleksiteti është O(lb(n)) don të thote se po llogarisim logaritmin binare.

Burimet[redakto | redakto tekstin burimor]

http://fr.wikipedia.org/wiki/Algorithmique