Ali Llunji

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ali Llunji është publicist dhe shkrimtar shqiptar nga Ulqini.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Llunji ka lindur në vitin 1939 në Ulqin, ndërsa pjesën më të madhe të jetës së tij e kaloi në Kosovë.[1] Që herët filloi të merret me shkrime. Shkruan prozë, monografi, fejtone televizive, drama dhe skenare për filma artistikë. Mbi katër dekada ushtron publicistikën. Ishte gazetar, redaktor përgjegjës, komentator dhe kryeredaktor. Në cilësinë e reporterit televiziv mori pjesë në disa simpoziume, konsulta dhe kongrese shkencore që patën rëndësi të veçantë historike. U mor me kritikë teatrore, filmore dhe letrare. Përktheu në shqip drama dhe vepra beletristike. Bashkëpunon me shumë revista dhe gazeta të kohës. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe i Shoqatës së Gazetarëve të Kosovës

Vepra të zgjedhura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • "Harapët e Ulqinit", SHAI "Art Club", 2014
  • "Shqipëria e Mbretit Zogu në sytë e një reporteri", Botimet KOHA, 2021

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Librat e rinj: ALI LLUNJI PËR HARAPËT E ULQINIT". Ulcinj info. 2013-10-05. Marrë më 2022-08-20.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)