Ali Oseku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ali Riza Oseku (Tiranë, 23 shkurt 1944 - 2 prill 2024) ka qenë piktor shqiptar.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

U lind në Tiranë në një familje me prejardhje nga Gjakova, i biri i Bajramit dhe Sadijes.

Ndoqi shkollimin artistik në liceun artistik "Jordan Misja" ndër vitet 1959-1963, më tej thelloi studimet për pikturë në Institutin e Lartë të Arteve po në Tiranë. Më 1970 u emërua skenograf i Teatrit të Operas dhe Baletit.

Prej dënimit të të ashtuquajturit "grupit të kulturës" u transferua për "riedukim" në Elbasan,[1] ku punoi në Metalurgjik.[2]

Më 1975 u burgos për arsye politike dhe tendenca moderniste në art, dënimin e shleu në burgun e Spaçit. Lirohet nga burgu më 1979 dhe lejohet të kthehet në Tiranë si punëtor krahu deri më 1991, pa të drejtë për të ekspozuar punët e veta.

Me ndryshimet demokratike angazhohet si kurator arti në Galerinë Kombëtare ndër vitet 1991-1998. Më tej u bë pedagog, profesor i asociuar dhe shef i Katedrës së Grafikës në Akademinë e Arteve të Bukura deri më 2014.

Pas 2014 zhvilloi veprimtarinë e lirë si piktor.[1]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b "Ali Oseku". kujto.al.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  2. ^ "Ali Riza Oseku". albacenter.it (në italisht).{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)