Alkoholet

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Formula strukturale e grupit funksional. Atomi i oksigjenit është i shoqëruar nga një atom karboni ose hidrogjeni.

kimi, alkohol është çdo komponim organik në të cilin grupi hidroksil (-OH) shoqërohet me atom karboni nga një alkil ose grup alkilik. Formula e përgjithshme e një alkoholi aciklik është CnH2n+1OH. Me fjalë tjera alkohol i referohet etanolit, lloj alkoholi që është pjesë përbërëse e pijeve alkoholike.

Etanoli është lëng pa ngjyrë i cili fitohet me fermentimin e sheqerit. Industrialisht fitohet me hidratimin e etilenit me ujë në prezencë të acidit fosforik.[1]) Etanoli më shum përdoret si antidepresiv me mijëra vjet. Varshmëria nga alkoholi quhet alkoholizëm.

Përmbajtja

[redakto] Emërtimi i alkoholeve

Sipas mënyrës sistematike, emërtimi i alkooleve rrjedh nga emri i hidrokarburit përkatës, duke i'a shtuar shkronjat "OL"(Metan-ol) ose në bazë të radikalit, duke e shtuar fjalën alkool. Ndër alkoolet më të njohura janë: etanoli, metanoli, butanoli, propanoli etj , në bazë të numrave greko-latin.

Emri greko-latin + Nol = Alkoholi

Të gjithë e dim se alkooli është qetësus për njeriun por nuk duhet të pihet shpesh pasi që të ndodhin çrgullimet mendore dhe ju merrni tronditje në tru.

Nr Emri greko-latin Alkoholet
1 Meta Metanol
2 Eta Etanol
3 Propa Propanol
4 Buta Butanol
5 Penta Pentanol
6 Heksa Heksanol
7 Hepta Heptanol
8 Okta Oktanol
9 Nona Nonanol
10 Deka Dekanol

[redakto] Ndarja e alkoholeve

[redakto] Në bazë të natyrës të radikaleve

  • Alimfatike
  • Aliciklike
  • Aromatike

[redakto] Ne bazë të pozitës se ku është i lidhur grupi hidroksil

  • Alkohole primare
  • Alkohole sekondare dhe
  • Alkohole terciare.

[redakto] Sipas grupit hidroksil

  • Alkohole njëhidroksilike
  • Alkohole dyhidroksilike dhe
  • Alkohole trehidroksilike.

[redakto] Vetitë fizike dhe kimike te alkoholit

Vetitë e alkoholeve rrjedhin nga grupi hidroksil. Alkoolet mund të konsiderohen derivate të ujit, ku një atom hidrogjen zëvendësohet me një radikal. Alkoolet kanë veti të hidrokarbureve dhe uijt, p.sh: etanoli është i djegshëm (si edhe etani), dhe reagon me natriumin si edhe uji. Alkoolet në krahasim me hidrokarburet, kanë temperatura të vlimit dhe shkrirjes më të larta. Alkoolet tretën mirë në ujë. Alkoolet me 1 deri 3 atome karboni tretën mirë ne ujë, me rritje të atomeve të karbonit zvogëlohet tretshmëria e alkoolit në ujë. Alkoolet zhvillojnë reaksione të shumta kimike nga të cilat formohen këto kompnime: aldehidet, ketonet, acidet, esteret etj.

Alkoholet terciare nuk oksidohen.

[redakto] Prodhimi i alkoholit

Mënyra më e vjetër e përfitimit e njohur para 6000 vjetëve e cila mbështetet në metodën e fermentimit të sheqerit, nën veprimin e disa substancave që i prodhojnë disa mikoroorganizma, që quhen enzime ose tharme. Alkoholi përfitohet edhe me adicionimin e ujit në eten në prani acidit sulfurik.

[redakto] Dëmet nga alkoholi

Përveç duhanit një ves tjetër i dëmshëm është edhe alkoholi. Edhe ky ves është shkaktar i një vargu sëmundjesh duke filluar që nga aparati tretës, mëlçia, pankreasi e deri në dëmtime të pariparueshme të sistemit nervor qendror. Në mëlçi alkoholi i konsumuar shkakton dëmtime të qelizave hepatike, dëmtim që përparon në kohë dhe që varet nga doza e konsumuar dhe nga veçoritë fiziologjike të individit. Është vërtetuar se sasia e rrezikshme është ajo prej 20-40g alkohol etilik, ndërsa përdorimi 100-150g alkohol në ditë, çon brenda një periudhe 10-vjeçare në cirozë. Nga ana tjetër është vërtetuar edhe shkencërisht se për shkak të fiziologjisë femrat dëmtohen shumë më shpejt se meshkujt për të njëjtën sasi alkooli të konsumuar. Njerëzit që pinë me vite nuk ndjejnë asgjë papritur një ditë gjenden para një fakti të hidhur, mëlçia e tyre ka marrë fund, është kthyer në një mëlçi cirotike, ose kanë shqetësime të lehta që nuk ja vënë veshin, por bukur mirë ata bëjnë puthjen e parë me vdekjen.

Edhe pankreasi pëson dëmtime nga alkoholi. Përdorimi i zgjatur i alkoholit e dëmton në mënyrë kronike pankreasin deri në atë shkallë sa ai nuk arrin të tajit sasinë e duhur të enzimave për të kryer të plotë procesin e tretjes së ushqimeve. Është vërtetuar se konsumimi i 20-50g alkohol etilik (rreth 100 ml raki) në ditë shkakton dëmtime, ndërsa pirja e 100g alkohol etilik ose mbi dy dopio raki (200ml) apo 2 litra birrë për një periudhë 6-12 vjet jep në mënyrë të sigurt dëmtime të pankreasit. Konsumimi për një kohë të shkurtër i një sasie të madhe pijesh alkoolike rrezikon për pankreatit akut që mund të çojë deri në rrezikimin e jetës. Alkoholi shkakton gjithashtu dehje, atëherë sistemi nervor qendror nuk arrin të kontrollojë veprimet e vullnetshme, apo të pavullnetshme të personit në fjalë. Por, dëmi më i madh vjen nga përdorimi afatgjatë. Është vërtetuar se për çdo 1 litër alkohol të konsumuar, vdesin 1.000-2.000 qeliza të trurit. Kështu që përdoruesit kronikë të alkoholit, me kohë e çojnë vetvehten drejt demencës (skizofreni, marrëzi), degjenerimit mendor (matufosjes) etj. Pra, alkoholi dëmton pa përjashtim të gjitha organet e trurit.

[redakto] Referencat

  1. ^ Lodgsdon, J.E. (1994). "Ethanol." In J.I. Kroschwitz (Ed.) Encyclopedia of Chemical Technology, 4th ed. vol. 9, p. 820. New York: John Wiley & Sons.

[redakto] Lidhje të jashtme

Vera
Diolet
Fenolet
Etanoli
Mjete vetjake
Hapsirat e emrit

Variante
Veprimet
Shfleto
Printo/eksporto
Mjete
Në gjuhë të tjera