Alma Papamihali

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Alma Papamihali është lindur në qershor të vitit 1974, rritur dhe shkolluar në Tiranë për Gjuhë Letërsi. Pasioni i saj, ka qenë që në fëmijëri poezia, por vazhdimisht angazhimi i saj ka qenë edhe publicistika. Alma gjithashtu është anëtare e Lidhjes se Shkrimtarëve në Gjermani, si dhe themelusese dhe mësuese e shkollës shqipe "Iliria", po në Gjermani. Përmbledhja poetike "Nën tingujt e natës" e Alma Papamihalit me 100 poezi, është botuar në Tiranë në shtator të vitit 2007 (redaktor, Viktor Canosinaj).

Poezitë e Alma Papamihalit janë përmbledhur dhe përkthyer edhe ne gjuhën franceze, apo atë rumune, (në antologjinë "Çelësi i Shpirtit"), si dhe në revista, apo gazeta të ndryshme periodike.