Amazoni (lum)
Amazoni (Rio Amazonas) është lum në Amerikën Jugore i cili ka ndërtuar sistemin më të madh ujor në botë. Amazoni rrjedh nëpër Peru, Brazil dhe pjesërisht si lum kufitar nëpër Kolumbi. Burimi i Amazonit gjindet në malet Ande, prej nga lumi rrjedh në drejtim perendimor. Amazoni i ka disa lumenj burimor, më së shpeshti merret si lum burimor Ukajali, rrallë Mranon. Amazoni bashk me Ujakalin dhe lumin Apurimak ka gjatësi rreth 7100 km, ndërsa gjatësia e Amazonit me Maronin arrinë rreth 6400 km. Në rrjedhjen e mesme, nga grykderdhja Javari e deri te grykderdhja Rio Negro, Amazoni bartë emrin Solimôes. Në këtë pjesë gjerësia e lumit arrinë edhe deri në 20 km, derisa në rrjedhën e poshtme edhe deri në 100 km. Prurja maksimale në grykëderdhje arrinë 300 000 m kub në second (prurja mesatare arrinë rreth 120 m³/s), përkatësisht sasia më e madhe e ujit se e të gjith lumejve të Evropks sëbashku. [1] Kjo sasi e madhe e ujit të ëmbël shkakton fenomenin se uji në Oqeanin Atlantik edhe 400 km nga grykëderdhja edhe më tutje është i ëmbël. Lumin Amazon e zbuloi në vitin 1541 dhe e kaloi hulumtusi spanjol Fransisko de Orelana në vitin 1542.
Rrjedhat [redakto]
Rrjedhat kryesore nga ana e djatht e Amazonit jan:
- Rio Juruá
- Rio Purus
- Rio Madeira
- Rio Tapajós
- Rio Xingu
- Rio Tocantins
Rrjedhat kryesore nga ana e majt jan::
- Rio Napo
- Rio Negro
- Rio Branco
- Rio Paru
- Manaus
- Amazoni është lum i lundrueshëm 4300 km dhe është rruga e vetme komunikuese në këtë pjesë.
Qytet kryesore të cilë jan të vendosur buzë Amazonit jan:
- Ikitos
- Manaus
- Obidos
- Santarem
- Belem
- Makapa
Lidhje të jashtme [redakto]
Birim i informatave [redakto]
- ^ R.Çavolli, Gjeografia Regjiopnale e Amerikës, Austarlisë dhe Oqeanisë, ETMM , Prishtinë 1983
