Amfibët

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Amfibet)
Shko te: navigacion, kërko

Amfibet (klasa Amphibia), ku bëjnë pjese bretkosat, thithëlopat dhe salamandrat, janë kafshe me gjak të ftohtë dhe zhvillimi i tyre realizohet me anë të metamorfozës nga një formë larve që merr frymë në ujë, në një formë të rritur që merr fryme në tokë. Amfibet kanë katër gjymtyre. Në ndryshim nga vertebrore të tjerë të tokës, amfibet shtrojnë veze në dimër. Sipërfaqësisht ata janë të ngjashëm me zvarraniket.

Amfibet janë tregues ekologjike, dhe ne dekadat e fundit ka pasur një rënie dramatike në popullatën e amfibeve rreth globit. Shume specie ne kohet e sotme janë te kërcënuara për zhdukje ose te zhdukura.

Amfibet evoluon në Periudhën Devoniane dhe ishin grabitqare, por shumë raca ishin zhdukur që më parë. Meposaret, një grup amfibesh, mbeten grabitqare te rëndësishëm te periudhës Traskiane, por pasi bota filloi te jete me e thate gjate Ndricave te Hershme, ata ngordhën.

Etimologji[redakto | redakto tekstin burimor]

Në etimologji amfibet e kane prejardhjen nga Antikiteti Grek. Termi "amphíbios" ka kuptimin te dyja llojet e jetesës, amphi do te thotë "te dyja bashkë" dhe bio do te thotë jete. Termi ishte fillimisht i përdorur për të gjitha llojet e natyrave te kombinuara. Përfundimisht, përdorej për tiu referuar kafshëve që jetonin edhe në ujë edhe në toke.

Historia e Zhvillimit[redakto | redakto tekstin burimor]

Grupi i pare madhor i amfibeve u zhvillua në Periudhën Devoniane nga peshq te thjështë në peshq te përzier dhe me mushkëri, të cilët i ndihmonin këmbët për tu zvarritur përgjatë fundit te detit. Këta amfibe kishin një gjatësi nga 1 deri në 5 metra. Megjithatë amfibet kurrë nuk e zhvilluan aftësinë për te jetuar gjithë jetën e tyre në toke. Ata duhet te ktheheshin në ujë për te shtruar vezët e tyre me guaske. Në Periudhën Karbonifere, amfibet lëvizen në zinxhirin ushqimor dhe filluan te zaptonin pozicionin ekologjik aktualisht te zëne nga krokodilët. Këta amfibe dalloheshin për të ngrëne insekte te mëdha në toke dhe shume lloje peshqish në ujë. Gjate Periudhës Traskiane toka me e mire e përshtatshme për krokodilët filloi te plotësohej me amfibet.

Taksonomi[redakto | redakto tekstin burimor]

Tradicionalisht, amfibet kane përfshire te gjithë vertebroret katërkëmbësh. Ata ndahen në tre nënklasa, nga te cilat vetëm tre janë ekzistente.

  • Nenklasa Labyrinthodontia†
  • Nenklasa Lepospondyli†
  • Nenklasa Lissamphibia

Ndër këto vetëm nënklasa e fundit përmban specie që ekzistojnë kohet e fundit.

Me revolucionin filogjenetik, ky klasifikim ka ndryshuar dhe Labyrinthodontia e hedhur s kishte qene një grup parafiletik pa përcaktim unik te veçorive, përveç karakteristikave primitive te ndara. Përgjithesisht amfibet përcaktohen si grupi që përfshin paraardhësit e përshtatshëm te te gjithë amfibeve te gjalle dhe pasardhësit e tyre Kjo gjithashtu mund te përfshije grupet e zhdukur si p. sh Temnospondilet, dhe Lepospondilet. Kjo nënkupton se sot ka një numër te madh te grupeve te katërkëmbëshave të periudhës baze Devoniane dhe Karboniferiane, të përshkruar "amfibe" në librat e mëparshëm që tashme janë zëvendësuar në formën Amphibia.

Te gjithë amfibet e sotëm përfshihen në nënklasën Lissamphibia.

Autoritete përkatëse nuk pajtoheshin në qofte se Salientia është një Superorder që përfshin rendin Anura, apo Anura është një nen-rend i rendit Salientia. Por tani duket se konsideratat praktike e favorizojnë këtë forme marrëveshjeje tani.

Lisamfibet, rendi Salientia, janë tradicionalisht te ndare net re rende, por një lloj i salamandrës Albanerpetontidae, konsiderohet tashme si pjesë e Lisamfibeve, përveç rendit Salientia. Për me tepër, Salientia përfshin te tre rendet plus një proto bretkose Triasike, Triadobatrachus.

Klasa Amphibia

  • Nënklasa Lissamphibia
    • Familja Albanerpetontidae
    • Salientia
      • Gjinia Triadobatrachus
      • Rendi Anura (bretkosat dhe thithlopat)
      • Rendi Caudata ose Urodela (salamandrat, tritonet)
      • Rendi Gymnophiona ose Apoda

Numri aktual i specieve pjesërisht varet në klasifikimin taksonomik...