Amsterdam Express

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

“Amsterdam Express” është filmi më i fundit i Fatmir Koçit, regjisor dhe skenarist në këtë prodhim, ku marrin pjesë aktorë që punojnë brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë, si Blerim Destani, Flonja Kodheli, James Biberaj, Bujar Lako, Rajmonda Bulku e Olta Gixhari. Producent Xhevdet Feri.

Filmi trajton historinë e një djali shqiptar që transferohet në Amsterdam për të siguruar para’ për të ndërtuar shtëpinë e tij në Shqipëri, ku ka lënë dhe të dashurën.

Në kryeqytetin hollandez përfshihet në aktivitete kriminale dhe në një tjetër raport intim, duke përfunduar kështu mes trazirave dhe dy dashurive.

“Romancë e fortë që protagonisti lë pas dhe një romancë e re që nis në Amsterdam, rikthime të forta të memories për atë që ka lënë në Shqipëri dhe një njeri që i ofron para’ të shpejta përmes drogës dhe skllaveve të seksit. Këtu nis drama e tij e fortë”, shpjegon Fatmir Koçi.

Në rolin e protagonistit, Blerim Destani: “Personazhi im nuk ka kushtet financiare për të krijuar familje dhe shkon në Amsterdam për t’i krijuar këto kushte.”

Për herë të parë në një film shqiptar, në rolin e protagonistes, Flonja Kodheli: “Personazhi im është një vajzë që vjen nga një familje tipike shqiptare. Është një karakter shumë kompleks që lufton me pengesat për të dashurin e saj dhe për të shprehur lirinë e saj.”

Në rolin e antagonistit James Biberaj, aktori shqiptar pjesëmarrës në disa filma hollivudianë: “Personazhi im është një kriminel në Hollandë që vjen në Shqipëri për të marrë hakun pasi më ka tradhëtuar protagonisti. Ky personazh nuk është vetëm i keq, por tregon edhe të mira.”