Analiza Komplekse

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Graf i funksionit f(x)=(x2-1)(x-2-i)2/(x2+2+2i). Ngjyra përfaqeson argumentin e funksionit, kurse saturimi përfaqëson madhësinë.

Analiza Komplekse, tradicionalisht e njohur si teoria e funksioneve të variablave komplekse, është një degë e matematikës që studion funksionet e numrave komplekse. Është shumë e vlefshme ne shumë degë të matematikës, përfshire teorinë e numrave dhe matematikën e aplikuar, si dhe në fizike.

Analiza Komplekse merret në mënyre të veçante me funksionet analitike të variablave komplekse, të cilat ndahen në dy klasa kryesore : Funksionet holomorfike dhe funksionet meromorfike. Për shkak të ndarjes së pjesës reale dhe imagjinare që një funksion analitik duhet të përfaqësoje ekuacionet e Laplasit, analiza komplekse pedoret në mënyre të gjerë në probleme dy-dimensionale në fizike.

[redakto] Historia

Analiza komplekse është një nga degët e matematikës me rrënje në shekullin e nëntëmbëdhjetë e më parë. Emra të rëndësishëm në zhvillimin e saj janë Ojler, Gauss, Riman, Coshi, Vajershtras, dhe shumë të tjerë në shekullin e njëzete. Tradicionalisht, analiza komplekse dhe në mënyre të veçante teoria e hartimeve konformal, ka pasur shumë aplikime fizike dhe përdoret gjithashtu edhe në teorinë analitike te numrave. Në kohet modernë, është bërë shumë e famshme nga një vrull prej zbulimeve në dinamiken komplekse dhe pikturave të fraktaleve të prodhuara duke iteruar funksione holomorfike, me popullori nga këto është bashkësia e Mandelbrot. Një zbatim tjetër i rëndësishëm në analizën komplekse sot është në teorinë e kordave e cila është një teori e fushës kuantike konformisht e pandryshueshme.

Mjete vetjake
Hapsirat e emrit

Variante
Veprimet
Shfleto
Printo/eksporto
Mjete
Në gjuhë të tjera