Anastas Kullurioti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Anastas Kullurioti
Emri Anastas
Mbiemri Kullurioti
Lindur më 1820
Lindur në Salaminë, Greqi
Vdiq më 1887
Kombësia shqiptare
Shtetësia greke, SHBA
Profesioni shkrimtar

Anastas Kullurioti (lindur në vitin 1820 sipas të dhënave të Fjalorit Enciklopedik Shqiptar) me origjinë nga Salamina ka qenë patrioti shqiptar më i madh ndër Shqiptarët e Greqisë. Ai pati dëshirën të veprojë ndër Shqiptarët e Greqisë si pat punuar De Rada ndër Italoshqiptarët. Për këtë Kullurioti qe ndjekur dhe internuar shumë herë prej qeverisë greke. Më 1882 botoi fletoren greke "Zëri i Shqipërisë" (I fonì tis Alvanias). Ky është dhe autori i veprës së çmuar greqishte "Abetare shqipe sipas idiomit shqiptar që flitet në Greqi". Te kjo vepër ndodhen tekste popullore shqipe nga Greqia. E tij është dhe vepra "Klumësh për foshnja", botuar si dhe abetarja më 1882 në Athinë.

Jeta[redakto | redakto tekstin burimor]

Lindi në lagjen Plakë të Ahinës. Një kohë të gjatë jetoi në ShBA dhe me pas u kthye serisht në Greqi. Në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit botoi gazetën “I foni tis Alvanias” (Zëri i Shqipërisë). Botoi abetare shqipe, si dhe broshura të ndryshme për çështjen shqiptare “Ankimet e shqiptarëve”. Mbrojti çështjen shqiptare dhe të drejtat e arvanitasve për gjuhë, kulturë e dije bashkë me kolegun e tij Arvanitas të shquar Panajot Kupidorin (1821-1881). Në verë 1883 bëri një udhëtim në Shqipëri, por nuk qëndroi gjatë për shkak të ndërhyrjeve të konsullatës Greke pranë autoriteteve Osmane të Gjirokastrës të cilat e dëbuan nga Shqipëria. Luftoi hapur kundër Megali Idhesë greke që punonte në dëm të çështjes shqiptare, për çfarë fitoi armiqësinë dhe më pas vdekjen prej qarqeve ultrashoveniste të cilat e helmuan në vitin 1887. Anastas Kullurioti është figura më e ndritur e arvanitasve në vitet 1880, ndaj të cilit edhe sot e kësaj dite në Greqi mbahet një qëndrim mohues duke u përpjekur që arvanitasit të mos ndikohen prej ideve të tij iluministe si për shqiptarët në brigjet e Adriatikut dhe Jonit po ashtu dhe arvanitasit anë e mbanë Greqisë.

Anastas Kulluritit i takon kjo thënie shume simbolike : "Kombet nuk janë insekte, që mund të heqin dorë dhe të braktisin aq kollaj kombësinë, gjuhën zakonet dhe traditat e tyre si gjarpërinjtë që nderojnë lëkuren, të mohojnë eterit, memedheun dhe fisnikërinë e tij, traditat e trimërisë së vet, është anakronizëm dhe e padëgjuar, që në historinë e kombeve të gjejmë një popull aq haram dhe indiferent ndaj vetvetes."