Andoni i Madh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shën Andoni i Madh i Egjiptit

Andoni i Madh i cili kremtohet nga Kisha Ortodokse dhe besimtarët e krishterë më 17 janar, i mbiquajtur "Babai i Murgjve", kish lindur në qëndër të Egjiptit rreth vitit 251 pas Krishtit, dhe ishte i biri i prindërve të krishterë që jetonin si fermerë në fshat. Në vitin 269 ai dëgjoi Ungjillin teksa lexohej në kishë dhe ia aplikoi vetes fjalët e Ungjillit: "Shko dhe shit gjithçka ke dhe të ardhurat jepua të varfërave dhe hajde..." Ai ia përkushtoi veten një jete me asketizëm nën udhëheqjen shpirtërore të një plaku pranë fshatit të tij që jetonte i izoluar nga bota. Në vitin 285 shkoi vetëm në shkretëtirë që të bënte një jetë në vetmi të plotë. Reputacioni i tij tërhoqi pasues që u vendosën pranë tij, dhe në vitin 305 Andoni doli nga izolimi për t'u bërë ati i tyre shpirtëror. Pas pesë vjetësh ai u tërhoq përsëri në izolim e vetmi. Ai e vizitoi Aleksandrinë të paktën dy herë, njëherë gjatë kohës së persekutimit të të krishterëve, dhe herën e dytë për të mbeshtetur peshkopin Athanas kundër herezisë. Andoni i Madh ndërroi jetë në moshën 105 vjeçare. Jeta e tij u shkrua nga Shën Athanasi dhe ishte me shumë influencuese në përhapjen e idealeve të monasticizmit në gjithë Botën e Krishterë.