Anestezia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Fusha e mjekësisë që kryesisht merret me narkozën, vërjen në gjumë të organizmit me anë të lëndeve narkotike me qëllim bërjen e mundur të një ndërhyrje kirurgjike.

Detyrat e tjera të një anestezisti janë bërja e procedurave të ndihmës urgjente (si analgezia, intubacioni, futja e katetereve të mëdhej në sistemin e gjakut), terapia e dhimbjeve (p.sh. pas një operacioni, si rrjedhojë e një kanceri apo sëmundje kronike, dhimbje fantazmë pas një amputacioni), trajtimi i pacientëve në njësitë e terapisë intensive (në Shqipëri ekziston emërtimi Reanimator).

Anestezia mund të jetë:

Në mjekësinë moderne, anestezia e përgjithshme përbëhet nga tre elementë kryesore:

  • Anestezi: Ulja e nivelit të zgjimit (vërja në gjumë) me anë të lëngjeve (p.sh. Barbiturate, Propofol, Ketaminë) ose/dhe gazeve anestetike (Halotan, Protoksid azoti)
  • Analgezi: Heqja e ndjesisë së dhimbjes me anë të lëndëve analgezike, si p.sh. Opiate
  • Relaksim muskulor: Çlirim i plotë i muskujve të trupit me anë të relaksantëve muskulorë, si kurare (Helm i shigjetave të Indjanëve), Suksinilkoline, etj.