Angjinare me vaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Angjinaret pastrohen nga fletët e jashtme, ndërsa fletëve të tjera u pritet pjesa e sipërme gati deri në mes ; në qoftë se janë të vjetra u hiqet pushi me një lugë. Pas pastrimit çdo kokërr hidhet në një enë me ujë, me kripë e limontoz. Kërcejve, pasi u pastrohet lëkura, priten në copa të vogla dhe hidhen te angjinaret. Angjinaret që të mos nxihen futen në ujë të vluar me kripë për 2-3 minuta dhe kullohen.

Në tenxhere me vaj ulliri kaurdisen të bardhat e qepëve të njoma me pak miell, pastaj shtohen angjinaret, kaurdisen pak, hidhen karota të prera në copa kubike, patate kokërr dhe në fund bizele të ziera, u shtohet ujë, kripë, piper, kopër, përzihen lehtë, vihet kapaku dhe zihen në zjarr të ngadalshëm derisa të jenë gati. Angjinaret vendosen në mes të pjatës kurse rreth e përqark tyre perimet e tjera. Në fund u hidhet kopër e grirë hollë.

Për 4-5 persona duhen:

  • angjinare 1,5 kg,
  • vaj ulliri 2 filxhanë kafeje,
  • qepë të njoma 5-6 copë,
  • karota 4-5 copë,
  • patate 7-8 kokrra mesatare,
  • bizele kokërr 1 filxhan çaji,
  • miell 1 lugë gjelle,
  • kripë, piper, limontoz, kopër.