Anijet e zbuluara nen uje

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Përmbajtja

[redakto] Kizilburun, Turqi

Zbulohet një anije e shek. I para Krishtit me 8 shtylla mermeri. Anija u mbyt 40 milje larg tempullit të Apollonit në Klaros, ku gjendej një orakull i famshëm si ai i Delfit. Mendohet që mermeri vinte nga guroret e Marmarasë.

[redakto] Liqeni Ontario, Nju Jork

Në vitin 2008 u zbulua anija më e vjetër në liqenin e Ontarios. Anija u mbyt në liqen gjatë një tufani të papritur në 31 tetor të vitit 1780 me më shumë se 120 pasagjerë në bord, duke përfshirë dhe 30 amerikanë, të burgosur lufte.

[redakto] Deti i Kuq, Egjipt

Rreth 3500 vjet më parë faraonia Hatshepsut porositi ndërtimin e pesë anijeve për një udhëtim në Detin e Kuq. Tanimë një ekip nga Universiteti i Floridës ka ndeshur në këto ujëra një anije të këtij lloji, ndërtuar gjatë dinastisë XVIII.

[redakto] Swink, Oklahoma

Në lumin e kuq në Oklahoma është gjetur avullorja më e hershme, mjet lundrimi ky që revolucionarizoi transportin lumor dhe tregtar në Amerikë. I përket vitit 1838 dhe ishte ndërtuar për qëllime ushtarake.

[redakto] Bregdeti shqiptar

Gjatë ekspeditave të fundit në ujërat e Jonit, pranë brigjeve të Sarandës, janë zbuluar mbetje anijesh korinthase, të cilat transportonin amfora dhe tjegulla, nga Korinthi në kolonitë greke përgjatë vijës shqiptare.

[redakto] Kios, Greqi

Nëse mendohej se ujërat e detit ishin shkatërrueset e gjurmëve gjenetike, këtë e hodhën poshtë kërkimet pranë ishullit grek të Kios. Në amforat e një anijeje të mbytur 2400 vjet më parë janë zbuluar gjurmë vaji, erëzash dhe rrëshire peme.

[redakto] Lumi Bach Dang, Vietnam

Një ekip arkeologësh kanë gjetur në zonën përreth këtij lumi, mbetjet e flotës së humbur të perandorit mongol, Khubilai Khan të shpartalluar nga ushtria vietnameze. Pas këtij zbulimi, studiuesit po mundohen të kuptojnë si u realizua mbytja e rreth 400 anijeve.

[redakto] Gjiri Pensacola, Florida

Në vitin 1990 u zbulua një nga anijet e fisnikut spanjoll, Don Tristán de Luna, i cili në vitin 1559 zbarkoi në Florida me 11 anijet e tij, me shpresën që kishte zbuluar të parën koloni evropiane. Por një stuhi shkatërroi anijet e tij.

[redakto] Kartagjenas, Spanjë

Në juglindje të Spanjës janë gjetur mbetjet e një anije të mbytur fenikase të shekullit të gjashtë para Krishtit, e cila udhëtonte drejt Gadishullit Iberik me mallra të çmuara si fildish, qelibar, etj.

[redakto] Gjiri i Izmirit, Turqi

Është zbuluar një nga limanet më të vjetra, i quajtur "Liman Tepe", një nga vendqëndrimet më të rëndësishme qysh në epokën e bronzit. Gërmimet e para nisën në 1979, por në vitin 2000, arkeologët e Universitetit të Ankarasë filluan të nxirrnin limanin e varrosur.

Mjete vetjake
Hapsirat e emrit

Variante
Veprimet
Shfleto
Printo/eksporto
Mjete
Në gjuhë të tjera