Anisa Markarian

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Anisa Markarian
U lind në4 korrik 1962
Kombësiashqiptare, armene
Shtetësiashqiptare, franceze
Profesionimjeke, aktore

Anisa Markarian (Tiranë, 4 korrik 1962) është një aktore, shkrimtare dhe mjeke shqiptare.

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lindi në Tiranë në 1962, vajza e Agop Markarian,[1] një dentist shqiptar me origjinë armene dhe një shqiptareje nga Tirana. Prindërit e Agopit ishin nga Afionkaraisar, një qytet ne Turqi me pakicë armene, dhe vdiqën gjatë marshimit në shkretëtirën siriane Derxor në 1915, gjatë gjenocidit turk kundër armenëve. Agopi (lindur në 1898) dhe fëmijët e tjerë mbijetuan. Agopi shkoi në 1921 në Stamboll dhe punoi si shegert dentist, e më pas shkoi në 1926 në Marsejë, Francë ku u diplomua për shkenca odontoiatrike në 1931. Në po atë vit shkoi të punonte në Korçë për Kryqin e Kuq. Në 1932 hapi një klinikë dentare në Tiranë dhe punoi atje edhe pasi klinika u shtetëzua në 1948 derisa doli në pension në 1973.[2] U martua me Evgenia Goganian në 1934 dhe jetoi me të në Tiranë derisa Evgenia vdiq në 1960.[3] Më pas u martua me një grua shqiptare nga Tirana, me të cilën pati fëmijën e parë, Anisën, kur Agopi ishte 63 vjeç. Katër vjet më vonë, lindi Marku, vëllai i Anisës.[2] Për nun, Anisa pati vëllain e gruas së parë të të atit.[3]

Me profesion mjeke, Anisa u bë edhe aktore dhe skenariste e talentuar. Ka interpretuar në disa filma ku ka fituar dhe çmime kombëtare si aktore. Filmin e parë, Vajzat me kordele të kuqe e luajti në moshën 16 vjeçe.[4]

Ka botuar poezi, tregime e novela, dhe librin "Sënduku i kujtimeve" (1997).

Jeton dhe punon në Francë që prej vitit 1991, si mjeke nutricioniste. Ka dy fëmije, një vajze e një djalë.

Është mbesa e aktorit Prokop Mima.

Filmografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Libra[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nderime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

U nderua në 2017 nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, me Titullin “Mjeshtër i Madh” i Punës, me motivacionin: “Në vlerësim të artistes sqimatare e të talentuar, e cila përmes roleve dhe interpretimeve të saj të paharrueshme kinematografike, si dhe nëpërmjet krijimeve të saj letrare me një shqipe të përkorë, u shndërrua në një nga figurat më të spikatura të elitës artistike dhe intelektuale shqiptare”.[1]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b Presidenca. "13/06/2017-Presidenti Nishani dekoron zonjën Anisa Agop Markarian me Titullin "Mjeshtër i madh"". Marrë më 15 tetor 2018.[lidhje e vdekur]
  2. ^ a b Vila, Janula (27 prill 2015). "Anisa Markarian: Ju rrëfej të parët e mi armenë". Shekulli. Arkivuar nga origjinali më 30 tetor 2019. Marrë më 15 tetor 2018.
  3. ^ a b Markarian, Anisa (25 prill 2017). "Evgenia Goganian Markarian: Armenia me sy te trishte". Radi & Radi. Marrë më 15 tetor 2018.
  4. ^ Markarian, Anisa (15 korrik 2018). "Rrëfimi i Anisa Markarian: Si më zgjodhën te "Vajzat me kordele të kuqe"". Balkanweb. Marrë më 15 tetor 2018.