Anna Karenina

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Shko te: navigacion, kërko
Ana Karenina
Ana karenina.jpg
Autori Leo Tolstoy
Titulli origjinal Анна Каренина
Shteti Rusi
Gjuha rusishtisht
Subjekt(e) Ana Karenina
Zhanri roman
Botuesi Rilindja
Data e botimit 1877
Media tipi
Faqe 960
ISBN NA
OCLC 0451528611

Anna Karenina (Анна Каренина), e njohur edhe me emrin Ana Karenin, është një ndër novelat më të njohura ruse e shkruar nga Leo Tolstoy gjatë viteve 1873 deri më 1877.

Në këtë vepër trajton stilin realist, duke treguar për familjet aristokrate në Rusi në atë kohë. Personazhi Ana Karenina është inspiruar nga motra e Aleksander Pushkinit, Maria Hartung.

Tabela e përmbajtjeve

[redakto] Ana Karenina

Kjo novelë ndahet në tetë pjesë. Vepra hapet me një citat madhështor "Familjet e lumtura janë të gjitha njësoj, ndërsa familjet fatkeqe janë fatkeqe ndryshe nga të tjerat".

[redakto] Pjesa e parë

Së pari autori na prezanton me personazhin Princ Stepan Arkadieviç Obllonski, "Stiva", një aristokrat moskovit i cili ka prishur marrëdhëniet me gruan e tij Darja Aleksandrovna "Dolli", e cila ka zbuluar se burri po e tradhtonte me guvernanten franceze. Stiva ishte i frikësuar se do e humbiste gruan e tij me të cilën trashëgonte fëmijët, kështu që ai thërret motrën e tij Ana Arkadjevna Karenina, nga Petersburgu, që ta bind Dollin ti kthehet prapë.

Ndërkohë shoku i fëmijërisë së Stivës, Konstadin Dmitieviç Levin, "Kostja" arrin në Moskë dhe i kërkon dorën motrës së vogël të Dollit, Kitit. Por ajo e refuzon sepse ajo ishte dashuruar me Kont Aleksei Kirilloviç Vronskin, por ai nuk kishte asnjë synim që të martohej me Kitin.

Stiva dhe Vronski takohen në Moskë në stacionin e trenit. Stiva priste motrën e tij, ndërsa Vronski të ëmën. Aty ndodh një aksident sepse një punëtor shtypet nga treni. Vronski sapo e sheh Anën dashurohet. Ata takohen prapë në ballon që mbahet në shtëpinë e Sherbackëve. Ana për fat arrin ti bashkoj Dollin dhe Stivën dhe bëhet shoqe me Kitin. Në ballo Vronski vallëzon me Anën dhe Kiti bëhet xheloze.

Ana e zemëruar se do i prishte marrëdhëniet me Kitin për shkak të Vronskit ajo kthehet në Petersburg. Vronski niset për në Petersburg me të njëjtin tren. Në anën tjetër Levini i dëshpëruar për refuzimin e Kitit kthehet në fshat, në fermën e tij. Ana kthehet tek burri i saj Aleksei Aleksandroviç Karenin, dhe tek i biri Sergei ("Seriozha").


[redakto] Pjesa e dytë

Tatiana Samoilova si Anna Karenina.

Mjeku personal i Sherbackëve tregon se shëndeti i Kitit ishte përkeqësuar për shkak se ajo ishte e mllefosur nga gjelozia Ndaj Anës dhe Vronskit. Doktori i ri specialist i kishte rekomanduar për në ligjë për shërim. Kiti iu rrëfehet Dollit për pendimin e saj që ka zgjedhur Vronskin e jo Levinin.

Në kthimin e Anës në Petersburg ajo fillon të shpenzoj më shumë kohë me princeshën Beci dhe rrethin e saj, dhe më pak me rrethin moral dhe fetar ku bënte pjesë edhe Lydia Ivanova, me të cilën Ana ishte shumë e afërt. Vronski vazhdon ta ndjek Anën. Ajo në fillim mundohet ta heq nga vetja por ajo mposhtet nga dashuria për të.

Karenini i thotë Anës për bisedën e gjatë të saj me Vronskin, dhe se ajo po binte shumë në sy të shoqërisë. Pas një kohe ajo bie në dashuri përfundimisht dhe mbetet shtatzënë.

Vronski ndërkohë ka një garë kuajsh, ku merr pjesë me kalin e tij Frou-Frou. Gjatë garës kali i lodhur i vdes aksidentalisht dhe Vronski shpëton me pak lëndime. Aty vërehet frika e shprehur e Anës gjatë rrëzimit të Vronskit, duke bërë që të vërehet fare mirë nga shoqëria. Kjo në libër paraqitet si një pyetje nga shoqëria "Çka nëse?".

Në anën tjetër Kiti me të ëmën shkojnë për shërim në llixhën gjermane. Atje ato takojnë Madam Stahl dhe vajzën e saj të adoptuar Varenka. E ndikuar nga Varenka, Kiti fillon të përmirësohet. Dhe kështu ajo kthehet në Moskë.

[redakto] Pjesa e tretë

Pjesa e tretë parqet jetën e Levinit në fermë jashtë qytetit. Ai mbetet i humbur në mendime se si ai kritikon qytetrimin dhe se si ndihet i gënjyer para të tjerëve. E gjithë kjo atij i ndodh për shkak të atij refuzimi nga Kiti.

Në anën tjetër Stiva e sjell Dollin në fshat tek Levini për shkak të një kontrate për shitjen e drunjëve.

Dolli takon Levinin, dhe mundohet ti zgjojë përsëri ndjenjat e tij për Kitin. Ajo i tregon se ajo nuk është e martuar. Së pari ajo dështon, por pastaj ajo arrin që ta bind se Kiti ende e do atë. Në Petersburg, Karenini e bezdis Anën duke refuzuar për tu ndarë nga ajo dhe e kërcënon se ai nuk do ta lejoj ta shoh më të birin Seriozha deri sa ajo ta lë Vronskin.


[redakto] Pjesa e katërt

Karenini e bë situatën e padurueshme dhe fillon të ndjek divorcin. Vëllau i Anës Stiva tregon se është kundër kësaj dhe e bind që të flas me Dollin së pari.

Karenini e bë situatën e padurueshme dhe fillon të ndjek divorcin. Vëllau i Anës Stiva tregon se është kundër kësaj dhe e bind që të flas me Dollin së pari. Përsëri Dolli del e pasuksesshme, por karenini ndryshon planet kur dëgjon se Ana po vdes në spitalin e lindjes. Tek shtrati i saj Karenini e fal Vronskin. Vronski i marrosur nga ndikimi i kareninit mundohet ta vras. Megjithëatë Ana merr vetën, duke lindur vajzën e quahtur Ana (“Anie”). Stiva iu lutet Kareninit nga për divorc. Vronski së pari vendos të fijohet në Tashkent por pastaj prish mendjen kur e sheh Anë, dhe largohen në Evropë pa marrë divorcin me vete. Më i drejtëpërdrejtë është Stiva i cili bën mbkerësim me Levinin: organizon një takim mes Kitit dhe Levinit i cili del i suksesshëm. Ata të dy pajtohen.


[redakto] Pjesa e pestë

Levini dhe Kiti martohen. Pas disa muajsh, Levini mëson se i vëllai Nikollai, po vdiste. Çifti shkon tek ai dhe Kiti bëhet infermiere deri sa të vdes. Në Evropë Vronski dhe Ana mundohet të gjenjnë shokë të cilët dë ti pranojnë dhe do të mbështesin aktivitetet të cilat do ti argëtojnë ata, por ata shpejt kthhen në Rusi. Karenini është i ngushëlluar dhe i ndikuar nga mikja e tij Konteshë Lydia Ana. Megjithatë, Ana niset për vizitë të të birit Serizha e paftuar në datëlindjen e tj, por zbulohet nga burri i saj i zemëruar Karenini. Konteshë Ivanova i kishte thënë Seriozhës se e ëma kishte vdekur. Pas një kohe të shkurër Vronski dhe Ana largohen nga vendi.


[redakto] Pjesa e gjashtë

Doli viziton Anën. Nga kërkesa e Vronskit, ajo i thotë Anës qe te kerkoj divorcin nga burri i saj sepse vajza e saj dhe e vronskit e mban mbiemrin e tij dhe kjo gje e shqeteson Vronskin. Prapë duket se Dolli del e pasuksesshme, por kur Vronski largohet për pak ditë për shkak të zgjedhjeve provinciale, një mërzi dhe dyshim bën që Ana të kërkëjë të martohet me Vronskin. Ajo i shkruan Kareninit ku i lutet qe ti jap divorcin por siq duket eshte e kote .keshtu dashuria ne mes tyre fillon te zbehet dhe ata vendosin te kthehen ne Moske

[redakto] Pjesa e shtatë

Levini dhe Kiti jetojnë në Moske dhe ajo i lind djalë. Stiva gjersa kërkon një punë nga Karenini, përsëri ia bën të qartë kërkesën për divorc, por Karenini thotë se vendimi është i udhëhequr nga një “gjithëshikues- i rekombanduar nga Ivanova – i cili dukshëm e këshillonte ta anulonte. Mardheniet midis Anës dhe Vronskit fillojnë të vyshken. Ata planifikojnë të kthhen në vendin e tyre, por Ana e zemëruar dhe gjeloze niset më herët dhe shkon tek stacioni hekurudhor ku bën vetëvrasje. (Tolstoy ishte inspiruar nga gazeta që ksihte lexuar për një vetëvrasje).


[redakto] Pjesa e tetë

Tregimi pas vdekjes se Anës vazhdon. Stiva gjen punën që donte dhe Karenini merr nën mbikqyrjen Anien. Disa vullnetarë rus, përfshirë edhe Vronskin, i cii nuk kishte ndërmend të kthhej në Rusi, largohen në revoltën serbe të nisur kundër turqve. Dhe nga gëzimi dhe frika e të qenit baba Levini, zhvillon besimin tek Zoti i Krishterë.


[redakto] Personazhet

  • Ana Arkadjevna Karenina – Personazhi kryesor, motra e Stivës dhe e dashura e Vronskit
  • Kont Aleksei Kirilloviç Vronski – I dashuri i Anës
  • Princ Stepan Arkadjevitç Obllonski ("Stiva") – Vëllau i Anës
  • Darja Aleksandrovna Obllonskaja ("Dolli") – Gruaja e Stepanit
  • Aleksei Aleksandroviç Karenin – Burri i Anës
  • Konstantin Dmitrieviç Levin ("Kostja") – Burri i Kitit dhe protagonisti tjetër i romanit
  • Nikolai Levin – Vëllau i Levinit
  • Ekaterina Aleksandrovna Shkerbackaja ("Kitty") – Motra e vogël e Dollit, gruaja e Levinit
  • Konteshë Lidia Ivanovna – Kushërira e Kareninit dhe e interesuara në gjërat fetare dhe mistike.

[redakto] Filmat

  • Anna Karenina- film i realizuar me 1948 me aktore Sophie Marceau si Ana Karenina
  • Ana Karenina- film i realizuar me 1997 me aktore Viven Leigh
  • Anna Karenina- film dramë i realizuar me 1935 ku luajnë yjet si Greta Garbo, Fredric March, dhe Maureen O'Sullivan