Anton Muzaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Anton Muzaj (kroatisht: Anton Muzić; Vërnakolla, 19 mars 1921 - Shkodër, pranverë 1948) ka qenë prift katolik shqiptar. eshte nje shenjtor shqiptar. Hapja e procesit dioqezan për lumnimin e tij, u shpall më 10 nëntor të viti 2002, nga prefekti i asokohshëm i Kongregatës për Ungjillëzimin e Popujve, kardinali Kreshencio Sepe, gjatë kremtimit të Eukaristisë, në katedralen e Shkodrës. Lumnimi dhe pranimi si shenjtor ndodhi më 5 nëntor 2016, në sheshin para katedrales së Shën Shtjefnit në Shkodër.[1]

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

U lind në Vërnakolla më 19 mars 1921, i biri i Dejko dhe Dila Muziçit apo Muzajt. Vrnavokolo (Kosovë), më 19 mars 1921. Shkollën e mesme e kreu në Seminarin Papnor Shqiptar në Shkodër. Në vitin 1938 shkoi në Romë në Kongregatën Propaganda Fide dhe studioi teologji në Universitetin Gregorian. U shugurua meshtar më 19 mars 1944. Në vitin 1946 u kthye në atdhe ku shumë shpejt u arrestua.

Më 17 nëntor 1947 u gjetën disa armë në Kuvendin e Fretënve në Shkodër, gjë për të cilën më pas u zbulua se ishte inskenim i degës së Sigurimit në qytet. Prej priftërinjtve të arrestuar vetëm Muzaj u lirua, duke lënguar nga torturat dhe tuberkulozi që kishte marrë në kushte burgu.

Ndërroi jetë pak muaj më vonë, pranverën e 1948, në arqipeshknvinë e Shkodrës.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Flocchini, Emilia. "Beati Martiri Albanesi (Vincenzo Prennushi e 37 compagni)" (në italisht). Santiebeati. Marrë më 6 tetor 2017.